Ndarja e pushtetit, javën tjetër Rama nis takimet me aleatët

anazapta

Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, pritet të mbledhë aleatët javën tjetër për të diskutuar rreth ndarjes së pushtetit në nivel qendror. Burime pranë aleatëve të PS-së i kanë thënën gazetës “Shqip” se takimet për emërimet e përfaqësuesve politikë të niveleve të dyta qeverisëse do të nisin javën e ardhshme dhe ato do të jenë individuale mes kreut të PS-së, Edi Rama, dhe kryetarëve të partive të koalicionit. Një nga postet më të rëndësishme, që pritet të ndahet në këtë fazë të krijimit të qeverisë, është ai i zëvendësministrit.

Duke përllogaritur që janë 16 dikasteret që përbëjnë kabinetin të cilat mund të kenë minimumi 1 zv.ministër ose maksimumi 2, janë nga 16-32 poste që pritet të diskutohen javën e ardhshme ndërmjet aleatëve të Partisë Socialiste. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre zëvendësministrave do të mbahen nga dy partittë më të mëdha, PS dhe LSI, ndërsa pjesa tjetër do të ndahen mes aleatëve, të cilët kontribuuan në fitoren e thellë të 23 qershorit. PS ka një marrëveshje parazgjedhore me aleatët, sipas të cilës negociatat për t’u përfaqësuar me post në nivel kombëtar hapen kur një parti ka fituar 5000 deri në 10.000 vota.

Partitë pretendente, përveç PS-së dhe LSI-së, për t;u përfaqësuar në qeveri në nivel zëvendësministrash dhe poste të tjera në nivelin qendror janë PBDNJ-ja e Dules, PDS-ja e Paskal Milos, PSD-ja e Skënder Gjinushit, PSV ’91 e Petro Koçit, PKD-ja e Mark Frrokut dhe Aleanca Popullore e Artur Dojakës.

Share This Article
3 Comments
  • Disa nga aleatet ta lene te kaluaren. Te mos bejne si: “Isha une Çobo Rrapushi i Hadere!”. E dime qe kane qene ministra te rendesishem, zvendeskryeministra e kryetar kuvendi, por mos harrojme se ka kaluar mbi 10 vjet e truri nuk rri gjithnje i fresket. Ti lene vicklat. Te shpetojme te pakten kete radhe nga ata qe i kemi pare shpesh e rikthehen prape. Boll. Jemi ngopur me kete praktike. Nano – Berish, Berisha- Nano, Malaj- Bode, Bode- Malaj. Keshtu do ngjante edhe me Milon, Gjinushin, Koçin,… Te marrin aq pjese sa u jep 5000-10000 votat e tyre te vendosura qe para fushates.
    Te pakten vetem nje here te tregohen dinjitoze, te thjeshte e patriote, duke justifikuar jo per vete plebishitin popullor. Bejeni vetem nje here, per kete popull, qe ndonese u trumbetua me bum te madh ekonomik, jeton me mbledhje kanaçesh e bidona plastike, si dhe me fara lule dielli e misra te pjekur. Ja ky ishte kulmi i zhvillimit te Saliut. Ndaj u them trgojeni njehere te vetme veten…

  • Neqoftese nuk i qendrojne marveshjes se nenshkruar vete me vullnet te lire,tregon se nuk kane dinjitetin e duhur per te qene as kryetar partish e jo me ne funksione drejtuese ministrore.

  • Ndarja e pushtetit, ne nje koalicion eshte e mirepritur, sepse sadopak,sejcila parti ka dhene nje kontribut modest.Ajo qe me ben kritikues ndaj kesaj ndarje pushteti,eshte fakti se 37 parti te ASHE-se,kane marre se bashku, vetem rreth 6 perqind te totalit te votave,ose rreth 100 mije te tilla,ndersa 17 parti te APMI-se, kane marre rreth 31 mije vota ose rreth 1,8 perqind te totalit te tyre.Tani, keto particka,(te ASHE -se aktualisht),kerkojne “pushtet”,perndryshe dalin ne intervista ne median e shkruar dhe vizive dhe kerkojne “thella” pushteti.Mendimi im eshte i tille:Pushtetin,le t’a kerkojne tek populli e te sigurojne voten e tij per pjesemarrje ne pushtet,perndryshe le te shkrihen me disa parti, me program te perafert, apo u ndryshon ndonje “fjali”,qe nuk ka mbajtur parasysh rregullat e drejtshkrimi.Kryetarucet e ketyre partive,nuk marrin as nje deputet edhe ne rast te korrektimit kombetar te votave,per te mos folur per disa prej tyre qe kane marre vota sa te nje fisi nen 500-600 vota.Kete duhet t’ja u thote Edi Rama dhe Ilir Meta,sepse keta te tillet, nuk kane as turp e as cipe, qe mbajne vehten si kryetare te nje partie inegzistente dhe pa elektorat.Kjo duhet bere dhe per nje aresye te forte:KETO PARTICKA CORODITIN POPULLIN,E MASHTROJNE ATE VETEM PER VOTE,SEPSE EDHE VETE E DINE SE ATO QE PREMTOJNE, NUK JA U REALIZOJNE DOT,sepse nuk i degjon askush,qofte qeveri e majte apo e djathte.
    Mjaft me me 66 parti,na mjaftojne 5-6 te tilla.Le t’u kerkojme ketyre te medhave te bejne ligje per ti fshire nga lista, ne se ne zgjedhjet e pergjitheshme, nuk arrijne te hyjne ne kuvend qofte edhe me nje deputet te vetem me korrektim kombetar dhe t’i legalizojne 6 muaj para zgjedhjeve te tjera pa te drejte mbeshtetje financiare.Atehere do hyje ne fuai shprehja popullore:JA SHESHI, JA MEJDANI,jA DHE SULO KAPEDANI..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *