Kryetari i PS-së, Edi Rama promovoi sot versionin turqisht të librit “Kurban”, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Tiranë. Kryesocialisti iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, që nuk u bazuan vetëm tek libri, por pashmangshmërisht u drejtuan drejt situatës politike, në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit. Ndërkohë lideri i PS-së theksoi se po mendon për të shkruar një tjetër vepër.
Nëse do ta portretizonit sërish figurën e Ilir Metën, a do të ishte sërish i njëjti portretizim?
I jam kthyer për kuriozitet atij portreti të bërë në kushte të tjera dhe nëse do ta lexonit, pa tendencën për të gërryer në funksion të të përditshmes politike, do të shikonit që tek ai përshkrim ka vërtetësi, miqësi. Çfarë kam thënë gjithmonë i kam thënë siç i kam menduar ato të që kam thënë. Nuk kam qenë në censurë kam qenë në pozitën që ti them gjërat që kam dashur për të bërë. Pa asnjë dyshim i qëndroj gjërave që kam shkruar se janë gjëra të thëna me shumë sinqeritet. Aty do të gjeni edhe zanafillën e gjërave që kanë ndodhur më pas. Më duket sikur portreti aty paralajmëron çfarë ka ndodhur më pas.
Raportin tuaj me zotin Meta e quajtët të vërtetë dhe që ka miqësi brenda, është kjo miqësi që iu shtyu t’i jepni 40% të pushtetit LSI-së, siç ka thënë zoti Tavo?
Do të jemi përgjegjës 100% bashkë për të realizuar të gjitha zotimet. S’do ketë asnjë ndarje përqindjesh, por do të jemi 100% bashkë të angazhuar për të mirëqeverisur Shqipërinë.
Ka gënjyer zoti Tavo elektoratin nga Gjirokastra?
Përgjigjja dhe e vërteta është kjo që thashë unë, të tjerat janë pjesë të mijëra gjërave që shkojnë për fushatën elektorale.
Ju thatë që shkruani dhe besoni tek e vërteta juaj. Sipas të vërtetës tuaj jeni ju fituesi i zgjedhjeve të 23 qershorit zoti Rama?
Për të mos dhënë një përgjigje që do të ishte përgjigjja e tribunës së konferencave të shtypit, por për të vazhduar këtë bashkëbisedim. Çdokush hyn në fushë me këtë të vërtetë që përgatit brenda vetës dhe lufton për ta afirmuar. Unë e di, por besoj se dhe ju e dini kush do t’i fitojë zgjedhjet.
Ju paralajmëruat se do të shkruani një libër tjetër. Nëse nuk do ta shkruani nga karrigia e kryeministrit, nga ku do ta shkruani?
Unë nuk paralajmërova asgjë. Se kur do të vazhdojë ky rrugëtim, nuk mund ta predikoj të ardhmen. E keni dëgjuar atë shprehjen që thotë, jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Kjo ishte thjesht një ndjesi që pata kur mora në dorë versionin turqisht të “Kurbanit”. Jam i bindur që prape do jetë një libër shumë i shitur dhe i përkthyer në gjuhë të tjera.
Nga fushata e ngarkuar së fundmi, kush ka ngritur krye më tepër pjesa e artistit apo politikanit?
Pjesa e artistit më kujtohet vetëm kur më përgjon Saliu. Më kujtohet Liceu Artistik, kur librat e ndaluar i shikonim në banjë. Kjo në një farë mënyre ra në sy dhe ishte një personazh atje që ngjante shumë me Saliun sot, që rrinte në banjë dhe priste të na kapte. Ose më kujtohet një tjetër skenë me një të dërguar të komitetit të partisë, që erdhi për shfaqjet e huaja në Institutin e Arteve dhe bëri një reprezalje për flokët e gjata. Unë në atë kohë lija një mjekër që ishte jashtë standardeve të integrimit të atëhershëm. Nuk isha pjesë e shoqërisë socialiste në mënyrë të integruar plotësisht. Ma kujtoi shumë Saliu atë. Kur e shoh që flet sikur flet nga vrima e çelësit tim, më kujton kohën që merresha me art, që ishim në një kohë tjetër. Kuptohet ishte kohë tjetër nuk mund të bëhen krahasime me sot. Kur thotë nuk shkon në punë, martohet për zgjedhje, s’paguan taksat, më kujton atë kohë. Këta janë kaq të ligj dhe kaq injorantë sa nuk arrijnë dot të përputhin ligësinë me aftësinë, sa që nuk arrijnë të bëjnë punën e tyre të paktën. Xhandarët e taksave marrin urdhrin dhe pastaj nxirreni armik, nxirrni provat, dhe dënojeni. Eshtë e njëjta gjë, është vrima e çelësit.
Hetimi për foton me Obamën, Rama: Strategji për të përbaltur opozitën
I pyetur në lidhje me nisjen e një hetimi në kongresin amerikan për foton e tij me presidentin Barack Obama, Rama është shprehur se kjo është një strategji për të përbaltur opozitën.
“Këto janë paratë e shqiptarëve që shpenzohen për të kundërtën e arsyes që përse është firmosur kontrata e qeverisë me agjencitë e lobimit. Është një strategji shumë e ndryrë për të përbaltur opozitën. Të takohesh me presidentin e Amerikës nuk është si të takohesh më këdoqoftë dhe nuk është si kryeministri i cili takon Nastradinin. Pyeteni Saliun se kush është Nastradini, ai i vërteti jo i përrallave” tha Rama.

se pari do hedhim saliun e do e nxjerrim perfundimisht nga politika
se dyti do ringjallim vendin qe eshte ne kete gjendje
ne krye e administrates do vijne njerez te zot e jo me mik
ky eshte pikesynimi i PS!!!
Keta e mendoje qeverisjen e Rames si ajo qe ishte me Saliun ku mendohet se po ndahen aksione dhe jo pune qe duhet ti sherbehet vendit dhe mbi te gjitha ne e dime mire vizionin e Rames dhe fatesine e tij ndaj dhe nuk duhet te kemi dyhime ne lidhje me qeverisjen me LSI-ne sepse Rama ka treguar gjithmone se di ti jape drejtim puneve.
Partia Socialiste do sigurje mbi 74 deputete keto zgjedhje,keshtu do siguroje e vetme mazhorancen ne parlament.Programi Rilindje eshte ai qe duan shqiptaret,program i cili do e nxjerre vendin nga kjo situate e nderë,te taksoje ne menyre te ndershme shqiptaret,te kemi nje qeveri te ngritur mbi bazen e meritokracise e jo te klientelizmit e shume gjera te tjera qe i mungojne ketij vendi.
Bashkimi i se majtes e ka bere me te forte kete parti dhe praktikisht te blinduar kunder cdo shansi qe PD mendon se ka per te fituar zgjedhjet. Per te miren e vendit, eshte e nevojshme qe te gjithe te votojne, qe ne nje te neserme te afert, qeveria jone te jete ajo qe punon per ne, dhe jo kunder nesh, sic po tregon Berisha.
Shpifjet e Saliut deshmojne per sindromen e humbjes qe e ka kapluar,jane grahmat e fundit te regjimit te tij mbytes.Duhet ti lajme duart njehere e mire nga kjo qeveri mafjoze qe vetem te vjedhe e te shpife di.
Eshte e kuptueshme xhelozia e Berishes per foton qe ka Zoti Rama me Obamen. ajo qe e grryen me shume eshte se nuk mundet, edhe per 100 miij dollar ta kete nje foto te tille sepse e di shume mire qe Amerika zyrtare nuk eshte dakort me kete qeveri dhe kerkon qe ajo te rrezohet, por kjo duhet te vi me vendimin e popullit sovran. Kompanite e lobimit po punojn me kot per nje proces i cili nuk mund as te arrij ne sallat e gjyqit sepse eshte komplet i stisur.
Me 23 qershor populli do zgjedhe Rilindjen si te vetmen rruge per te dale nga ky batak ne te cilin e ka futur vendin Saliu.Nuk pajtohet me njeri me kete qeveri kusaresh te cilet pijne cdo dite gjakun e popullit.E vetmja shprese e popullit eshte zbatimi i programit Rilindje.
krahu majte do jete shuuuum i mbledhur sa ska qene ndonje here !! Bravo per kete gje qe keni bere dhe do jete bashk punimi qe do mbahet mend dhe qe do te hedhin poshte Komunistin e fundit !! Do ringrihemi nga kjo krize e keqe qe po na mbulon dhe ky eshte shansi i fundit qe te shpetojm !! asnje se do me saliun dhe qeverisjen e atij te pa afte dhe per me teper e ka treguar ne tere keto vite qeverisje qe ska bere as 1 % te atyre qe ka thene
E vetmja gje qe Saliu ka ditur te beje gjate kesaj fushate ka qene te shpife e te hedhe balte mbi opoziten,konkretisht ndaj z.Rama.Pavaresisht kesaj fundi i Saliut eshte i pashmangshem,shqiptaret jane mese te vendosur per te shporrur tej kete qeveri,afati i se ciles ka skaduar me kohe.
Edi Rama do ta ndryshoje vendin ndaj dhe ne te gjithe do te votojme Rilindjen dhe jo shkaterrimin metejshem sepse qeveria e krimit e Gerdecit dhe 21 janarit eshte qeveria kunder te drejtave dhe lirive te inividit.
SALIU DO SHPIFI E SLA GJE PA BERE POR ASGJE, ASGJE SE NDAL KETE HERE FITOREN E SE MAJTES. DO JETE PADISKUTIM NJE FITORE APOKALIPTIKE E PS DHE KOALICIONIT OPOZITAR. KJO ESHTE NJE E ARDHME PER TE CILEN LUFTOJME SI POPULL E SALIU PO NA DERRMON DUKE VJEDHUR AQ PAMASE E VRARE PA MERSHIRE
Ndarja e detyrave per cdo qeveri eshte per te mare pergjegjesi mbi vete ndaj dhe ne duhet te votojme Edi Ramen sepse na ka treguar gjithmone qe bene nje qeverisje qe eshte shmbull jo vetem per kete vend por dhe per shume vende te tjera ne duhet te zgjedhim per nje te ardhme me te mire.
Kemi besim te plote te z.Rama . Ka nje program shume serioz dhe gjithcka rreth tij eshte bindese. Shembulli qe dha me TR eshte ndoshta me ideali per te treguar se ai eshte njeriu i ndryshimit, eshte njeriu dhe lideri qe i duhet ketij vendi. Eshte perendimor dhe njeri i punes
sepse me te miret duhet te mblidhen me te miret dhe ky eshte bashk punimi me i mire qe kemi pare !! sepse kjo fushate eshte fushate shum e bukur dhe jam shum krenar qe po mare pjese me ket fushate dhe do kontriuboj me votne time ! Ndersa te ky paragrafi i fundit eshte turp te permendet dhe eshte turpi me i madh qe thoni qe dhe obama mere rryshfete ! se kuptoje si ska dale njeri nga Selia PD te dali e te kerkoj te falur per keto shpifje qe thoni !!
ka shume shume te drejte rama sepse ndarja e psuhtetit nuk eshte termi i duhur qe duhet t eperdoret po thjesht bashkqeverisje dhe kjo te behet mbi baza parimesh mbi baza qeverisje te ndershme mbi baze e n je programi rilindje…
qeverisja e ardhshme nuk duhet t ebeeht mbi baze premtimesh dhe ndarjesh ne copa te pushtetit por duhet t e behet mbi baza te sigurta qeverisje mbi baza te sigurta te qeverisjes europiane
shqiperia esht enje vend q eka neveoje per qeverisje te ndershme qe ka neveoje per nje qeverisje reale per nje qeverisje ndryhs enga te tjerat dhe kete do e garantoj qeverisja eedi rames
shqiperia ka nevoeje t endryshoje dh ekjo behe tpermes konceptimit ndryhse te menyes sesi do qeveriset shqipereia dhe kjo esht etotalisht e rendesishme eshte totalisht e mirqene,
nuk mundet te konceptosh menuren sesi kjo qeveri do e ndryshoje kete shqiperi dh ekjo behet permes nje modeli europian qevevisees qe do fuse rama ne shqiperi dhe kjo do realizohet shume shume mire
kjo ere e re ndryshimi do beje qe me te vertete te induktohen tanin e mbrapa nje kulture ere ndryshimi nje kulture ere qeverisje qe kjo do jete merite e edi rames dhe partise socialiste,
prandaj per t ekapur kete model te gjithe duhet t embeshtesim edi ramen dhe partine socialsite duhet te mbeshtesim kete parti vizionare me njerez vizionar qe do e rilidnin me te vertete shqiperine,voto partine socialsites voto edir rmaen voto 29
shqipatret e akne nje zgjidhje epr nje qeverisej te mir dhe kjo eshte partia socialsite e shqiperise me nje kryeminsiter shuem dinjitoz e vizionar e me plot vullnet per te rilindur shqiperine
Berisha s’ka pse behet xheloz per fotografine e Rames,
se vete Sala ka bere foto me shumicen e presidentave dhe kryeministrave qe kane qene ne krye te botes ne kete gjysem shekulli e me shume, duke filluar me shokun Enver!
Problemi eshte i shqiptareve: ata duhet t’i kerkojne shefave te tyre, edhe pse nuk i zgjedhin dot vet, qe ta respektojne atdheun tone, Shqiperine, sic presidentet e Amerikes vendin e popullin e tyre: me prone e dinjitet!
Ligji 7050, qe mbajti Sala ne fuqi bashke me Socialistet, dhe ca premtime te Rames per tua kthyer token atyre qe punojne, te kallin daten: kane per ta lene shqiptarin pa prone e katandi, te varur prej politikes dhe jo Ligjit e se Drejtes per te qene Njeri i Lire…
I vetmi moment kur Ed Rama behet i perveçem eshte kur thote: Do ta ndryshojme shqiperine e ketyre 23 vjeteve!
Vetem ne keto raste, te le te shpresosh…
Ne te kunderten, do jete vazhdimi i valles se vjeter.