Ndarja nga jeta e Adelës, nëna e Bjordit: S’dua ta besoj ikjen tënde

Ornela

Antoneta Nushi, nëna e Bjordit, ish-partneri i Adelajda Xhamanit ka shkruar një mesazh prekëse pas ndarjes nga jeta në mënyrë krejt të papritur të gazetares.

Nushi, e cila aktualisht jeton në Itali i ka dedikuar një mesazh prekës moderatores dhe gazetares së njohur, e cila u nda nga jeta dje për shkak të një arresti kardiak.

Postimi i plotë:

Me dhimbjen qě nuk ma perballon shpirti, po te shkruaj e dashura Adelajda.. Ti hyre ně jetën tone, me çiltersine tende,dhe le aty vehtem dashuri…. Ishe nje nga krijesat mĕ speciale dhe mĕ korrekte qe kame njohur dati tani,.dhe do te mbetesh, gjithmonĕ nĕ shpirtin time si modeli i vajzes se vertete Shqipetare..

Nje gje nuk e bere mire zemra ime….nuk mendove pĕr mamin tend qě te kishte piķe te dobet,e siç e therrisje ti (mbreteresha ime).

Nuk dua ta besoj akoma ikjen tende kĕshtu pa pritur, por jame e dindur, qě zoti te cilin ti è besoje dhe è doje shume, te perzgjodhi per vehten e tij.

Sigurisht atje ne parajse do te shkelqesh si nje YLL dhe do tě jesh Engjělli mĕ i bukur dhe mĕ i vlefshěm.. I pa harruar kujtimi yt…. Te puth fort. Adelajda Xhamani”

Bjordi dhe Adelajda Xhamani u dashuruan në spektaklin e “Big Brother Albania 2” vite më parë, dhe ishin një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Në vitin 2012 çifti u nda, teksa Bjordi u rikthye në Itali, ndërsa Adelajda iu fut rrugës së televizionit duke punuar për disa vite në median vizive dhe shtypin e shkruar.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *