Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të humoristit të ndarë nga jeta, Muhamet Liko.
Një humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme, e cila e ka prekur thellë, shkruan Meta në postimin e tij.
Statusi i plotë
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.
Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.
Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.
Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.
I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!
b.b/dita

Mire qe nuk tha “nje humbje e prapakoheshme dhe e zevendesueshme” se dhe kjo egziston ta thote qafiri. “Me mbani se do ta vrase” apo “me mbani se do vrase veten” apo “me mbani se s’me le Monika” e te tjera shprehje i gjene ne thesarin e floririt te presidentit te republikes jashteopozitare.
Pse nuk vdiq Meta te shpetonte vendi.
Artistet japin nga vetja,edhe kur gezojne te tjeret.
Pak,shume pak qe u bene paterica e pushtetit e gezuan kete jete.
Besoj se ashtu si Mane Lumani,qe emigroi ne Greqi,edhe Muhameti nuk vuri pasuri me humorin e tij te kendshem.
Kam qeshur me lot per here te fundit me skecin e tij:Qypi me Mjalte.
Qofte i xhenetit!