Sot është ditë zie në Kosovë në nderim të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, e cila u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare.
Me vendim të Presidentes Vjosa Osmani, flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje. Zonja Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi pareshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka thënë Osmani.
Albright, e cila udhëhoqi diplomacinë amerikane gjatë luftës në Kosovë, konsiderohet si një prej personave që ka shtyrë përpara vendimin që NATO të ndërhynte mbi caqet ushtarake e policore serbe ndërhyrje kjo që çoi në çlirimin e Kosovës. Ajo ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në pozitën e Sekretares amerikane të Shtetit më 1997.
Ajo ka shërbyer në këtë pozitë deri më vitin 2001, nën administratën e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton. Për kontributin e saj për çlirimin e Kosovës, në Prishtinë, më 2019, në përvjetorin e 20-të të hyrjes së trupave të NATO-s, u zbulua në Prishtinë busti për nder të saj.
j.l./ dita

Qofte i perjetshem Kujtimi dhe Nderimi per Mikeshen e Shenjte te Popullit e Kombit Shqiptar !!
Lavdi e Mirenjohje per Gjithe c’ka beri dhe realizoi ne dobi te Kosoves !!
Pushofte ne Parajse !
VENDIM I DREJTE DHE AKTI MERITUAR MIRENJOHJEJE NDAJ NJE MIKJE MERITORE TE KOSOVES DHE MBARE KOMBIT SHQIPTAR NDAJ NJE IKONE TE LIRISE PAVARESISE SE SAJ DHE TE DIPLOMACISE PAQES SIGURISE BOTERORE SI MADELEINE ALBRIGHT AND ALRIGHT!
LAVDI NE PAVDEKESI !
FALEMINDERIT MADELEINE!
DRITE TE PASTE SHPIRTI EMRI DHE VEPRIMTARIA NE QIELL DHE ZEMRAT E POPULLIT SHQIPTAR DHE MBARE BOTES!!
I paskan ecur mire punet gjate luftes ne Kosove perderisa ne v. 2001 krijoi firmen e biznesit te vet.