Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, kryeministri Rama mesazh ngushëllimi

Edlira Shehu

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit Sherif Merdani. ”Lamtumirë Sherif Merdani” ka shkruar shkurt kryeministri në një postim në Facebook.

Këngëtari i shquar u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 81-vjeçare. Ikja e tij është një humbje e madhe për botën e artit shqiptar.

Merdani njihet si një ndër këngëtarët më të mëdhenj të muzikës së lehtë shqiptare. Pas Festivalit të 11-të ai, ai edhe disa kolegë të tij, u përndoq nga regjimi i Enver Hoxhës dhe përfundoi në burg, ku u dënua me 16 vite. Pas viteve ’90 Merdani ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

 

e.sh/Dita

Share This Article
1 Comment
  • I perjetshem qofte kujtimi i te rralit kengetar Sherif Mejdani, Atdhetar i nderuar nje jete nga atdhetaret-ATDHETARE. Edhe pse i persekutuar,ATDHEUT i PERKUSHTUAR !, Nderim e rrespekt fituar.
    Guri Naimt D me- Dhimbien e madhe-Popull!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *