Ndarja përfundimtare e Enverit me amerikanët

Dita

Nga Peter Lucas

Peter Lucas

Në dy pjesët e para të këtij rrëfimi të gazetarit dhe shkrimtarit amerikan Peter Lucas u përshkrua përmbledhtas historia e lidhjeve të Enverit me amerikanët menjëherë pas lufte, në vitet 1945 dhe 1946. Mbështetur në dokumentet sekrete të CIA-s në arkivat amerikane të Luftës së Dytë Botërore, aty kuptohen arsyet e vërteta të prishjes së këtyre marrëdhënieve.

Në këtë pjesë të tretë jepet lidhja e fuqishme që krijoi Enveri me Bashkimin Sovjetik dhe Stalinin, e cila do të ishte përcaktuese për Shqipërinë për rreth një gjysmë shekulli.

Bashkangjitur po botojmë dhe parathënien e shkruar nga Prof. Fatos Tarifa, ish-ambasador i Shqipërisë në SHBA për parathënien e librit të Lucas-it “Misioni amerikan në Shqipëri”, i botuar para pak vitesh në Shqipëri nga shtëpia botuese ‘Bota shqiptare”.

Përktheu dhe përgatiti për botim Xhevdet Shehu

Ndërkaq në Tiranë Hoxha dhe qeveria e tij komuniste konfiskoi tokat e nja njëqind pronarëve më të mëdhenj të Shqipërisë, kryesisht në jug dhe në Shqipërinë qendrore, të vetmet zona që ishin pjellore. U ndalua prona private dhe u morën ndërtesat kishtare bashkë me tokat. U vendos një politikë shumë e rreptë taksash dhe tregtarët që nuk i paguanin ato burgoseshin. Arrestimet, gjyqet dhe ekzekutimet vazhdonin. U ngritën kampet e internimit të punës së rëndë dhe familje të tëra ishin dërguar atje për dënim. Lëvizja e aleatëve në Tiranë erdhi gjithnjë e më shumë duke u kufizuar. Ata ndiqeshin ngado.

Stefani, Kukiçi dhe O’Kifi vazhdonin të depozitonin raportet e fshehta për Fulcin. Detyrat e tyre, si ushtarake dhe shoqërore, u mundësonin atyre kontakte me krerët ushtarakë të vendit dhe me një numër njerëzish të shtresave më të ulëta që përbënin elitën shoqërore të Tiranës. Kukiçi, i cili vazhdoi të kishte kontakte me Shehun si dhe me Hoxhën, njoftonte për një përleshje me armë midis truprojes dhe shoferit të Shehut. Fillimisht u tha se ishte një orvatje për të qëlluar Shehun, por doli se ishte puna e një arme që e fitoi truproja.

***

Kukiçi, bashkë me disa miq të tij shqiptarë, shkoi disa herë të gjuante derra të egër në malin e Dajtit dhe rrotull tij. Në një takim me Shehun, i cili gjithashtu gjuante, Gjenerali i tregoi një pushkë gjahu mbretërore hollandeze prodhim anglez me 12 fole fishekësh me një dorezë të gdhendur artistikisht. Shehu tha se atë pushkë ia kishte dhënë Stalini kur ishte në Moskë më 1945 duke vizituar Akademinë Ushtarake Voroshillov. Shehu i tha Kukiçit që  fillimisht pushka i ishte dhënë nga Hitleri gjeneralit rumun Ion Antonesku kur Rumania iu bashkua Boshtit dhe dërgoi trupat e saj për pushtimin e Bashkimit Sovjetik. Sovjetët e morën pushkën kur pushtuan Rumaninë dhe kapën Antoneskun. Rumania u dorëzua më 24 gusht 1944 dhe Antonesku u ekzekutua. Sovjetët ia dërguan pushkën Stalinit. Sipas Kukiçit,  nuk ishin të paktë ata që besonin se udhëheqësi sovjetik nuk do të ishte mërzitur nëse Shehu do të kishte marrë drejtimin e qeverisë shqiptare.

“Unë mendoj se rusët i besonin më shumë Shehut se Hoxhës”, thotë Kukiçi. “Stalini e pëlqente atë. Unë mendoj se ata donin që Mehmeti të merrte drejtimin e vendit. Për këtë arësye ata e ftuan në Moskë”.

Ndërkohë që disa pjesëtarë të stafit të Hoxhës nuk u besonin Sovjetëve dhe donin që Shqipëria ta lidhte fatin e saj me perëndimin, Hoxha vazhdimisht u lajkatohej rusëve. Sipas Kukiçit, Hoxha i referohej Stalinit si “vëllai i madh” i tij, si për shembull “Vëllai i madh do të bëjë këtë” ose “Vëllai i madh do të bëjë atë”. Kur Sovjetët i dërguan Shqipërisë një anije të ngarkuar me misër që u prish rrugës, Kukiçi thotë se shkoi të shihte Hoxhën. “Unë i fola Hoxhës për këtë. Unë i thashë ‘Shih se ç’bën vëllai i madh për ju. Iu dërgon misër që as derrat nuk e hanë’. Ai u marros. Më tha që ta qepja gojën. Ai nuk donte të dëgjonte asnjë fjalë më tepër për këtë çështje. Por edhe pse ai ishte marrosur, unë mund të bisedoja ende me të”.

***

Në korrik, Stefani njoftoi që gjatë pesë javëve të shkuara rreth 16 mijë ushtarë italianë ishin larguar për në Itali dhe që eshtrat e nëntë pilotëve amerikanë në mbetjet e aeroplanit të tyre ishin gjetur në një majë mali në Dibër pak matanë kufirit shqiptar në Kosovë. Avioni bombardues ishte rrëzuar gjatë kthimit për në Itali pas kryerjes së një bombardimi mbi Jugosllavi.35

Ditët e veprimtarisë së OSS-it në Ballkan po shkonin drejt fundit. Ushtarakët do të zëvendësoheshin nga diplomatët. OSS-i e mbylli njësinë e tij shqiptare në Bari në mars 1945. Fulci u transferua nga OSS-i në Departamentin e Shtetit. Ai iu bashkua diplomatit veteran Xhozef E. Xhejkobs (Joseph E. Jakobs), i cili kryesoi një mision civil në Shqipëri. Detyra e tyre ishte te rekomandonin nëse Shtetet e Bashkuara duhej ta njihnin qeverinë e re shqiptare. Kontigjenti nga Departamenti i Shtetit mbërriti në Tiranë me 8 maj 1945 – Dita Europiane e fitores.

***

Megjithë dëshirën për njohje nga Shtetet e Bashkuara dhe përfshirjen në Kombet e Bashkuara, Hoxha vazhdonte të bllokonte projektet e ndihmave dhe të mos e pranonte asistencën perëndimore. Ai gjithnjë e më shumë e lidhi vendin e tij me Stalinin dhe Bashkimin Sovjetik. Në Luftën e Ftohtë që tashmë kishte filluar, Hoxha iu bashkua palës së sovjetëve.

Xhejkobsi dhe Fulci qëndruan në Shqipëri deri më 10 tetor 1946, kur një zyrtar riosh i zëvendësoi ata. Çdo shans për njohjen zyrtare të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe mori fund pas incidentit të Kanalit të Korfuzit më 22 tetor 1946, kur dy luftanije britanike ndeshën minat shqiptare, të cilat shkaktuan vrasjen e 43 marinarëve dhe dëmtime të mëdha të anijeve. Shqipëria nuk e pranoi përgjegjësinë, kështu që të gjitha lidhjeve u erdhi fundi. Të gjithë amerikanët dhe anglezët ikën përgjithnjë nga Shqipëria.

Shqipëria u zhyt në një ankth të politikës brutale shtetërore që do të zgjaste për dyzet e pesë vjet.

***

Shtetet e Bashkuara dhe anglezët, në të vërtetë vendosën të mbështesnin komunistët, edhe pse ata e kuptuan se udhëheqësi i Partisë Komuniste Enver Hoxha adhuronte Josif Stalinin dhe se komunistët do të merrnin pushtetin në vend pasi të iknin gjermanët. Kjo nuk ishte politikë që kënaqte shumëkënd, por ishte e vetmja politikë që kishte kuptim në atë kohë, ose që kështu dukej. Plani për t’i vënë Aleatët në mbështetje të komunistëve kundërshtohej nga anglezët dhe mbeti e tillë për shumë vjet. Kjo mezi është përmendur në Shtetet e Bashkuara. Ndryshe nga debatet amerikane që u ndezën pas luftës për çështjen se “Kush e humbi Kinën?”, askush duket se nuk u kujtua të pyeste se “Kush e humbi Shqipërinë?”.

Por përpara polemikave për të vendosur se cilin grup të rezistencës duhej të mbështesnin Aleatët, u shfaq përplasja midis anglezëve dhe amerikanëve se kush do të ishte përgjegjës për Shqipërinë.

 

Enveri dhe Mehmeti sipas Lucas-it

 Parathënie për librin “Misioni amerikan në Shqipëri” të Peter Lucas-it

 Prof. Fatos Tarifa

Prof. Fatos Tarifa

Ky libër (Misioni amerikan në Shqipëri) është i jashtëzakonshëm dhe i pari në llojin e tij.

Është një histori marramendëse që ka ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe është objektive. Jo vetëm se është tej mase e dokumentuar, por edhe e verifikuar në vend dhe me bashkëbisedime të gjata me dëshmitarë autentikë të ngjarjeve.

Autori nuk është akademik, por një gazetar veteran. Ndaj dhe na ka dhënë një histori të pashkruar më përpara; një histori të panjohur; një histori që nuk është rrëfyer ndonjëherë as për shqiptarët, as për amerikanët dhe as për kurrkënd tjetër.

Ndërkohë që disa autorë anglezë (Entoni Kuejl, Rexhinald Hibert, Xhulian Emeri dhe Dejvid Smajli) kanë botuar libra mbi praninë angleze në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, asnjë amerikan nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Lukasi është i pari. Dhe rrëfimi i tij është brilant.

Deri më sot, gjithçka dinin shqiptarët për rolin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte ajo çka thuhej në një tekst së tepërmi të ideologjizuar të historisë së Partisë së Punës (Komuniste) të Shqipërisë si dhe në kujtimet e shkruara nga diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha, botuar në vitin 1982 nën titullin Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë.

Një libër i studiuesit shqiptar Arben Puto, Nëpër analet e diplomacisë angleze, i botuar në mesin e viteve ’80 në Tiranë, mbështetej në një burim të pasur dokumentesh arkivale të Forin Ofisit (Ministrisë së Jashtme Britanike), sikurse kishin bërë edhe një sërë autorësh anglezë që botuan përshtypjet e tyre personale nga përvoja në Shqipëri. Lukasi i njeh të gjitha këto vepra, por, ndryshe nga të tjerët, ai zbulon informacione që asnjë nga autorët e tjerë nuk i dinë. Dhe ai e bën këtë me shumë saktësi.

Edhe autorët e tjerë kanë portretizuar Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, por askush nuk ka arritur t’i portretizojë ata me realizmin dhe me plotërinë e Peter Lukasit në këtë libër. Përshkrimet e tij kombinohen me saktësinë e mijëra dokumenteve origjinale që janë ruajtur në Arkivat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara si dhe me rrëfimet personale të shumë individëve që i kanë njohur Hoxhën dhe Shehun gjatë luftës, njerëz që Lukasi i ka intervistuar për librin e tij.

Lukasi e tërheq lexuesin në shpellën e Panoramës (Seaview) në gadishullin e Karaburunit ku shkelën së pari njerëzit e misionit amerikan të Zyrës së Shërbimeve Strategjike (OSS). Mandej ai udhëton përmes territoreve të Shqipërisë jugore të pushtuara nga fashistët italianë dhe nazistët, midis qyteteve dhe fshatrave popullsia e të cilave ishte thellësisht e ndarë në llogore të kundërta të luftës. Njëra palë ishin të Kuqtë (Partizanët komunistë) që luftonin kundër ushtrisë italiane dhe pushtuesve nazistë, por që njëherësh luftonin edhe ata që bashkëpunuan me ta, Ballin Kombëtar dhe Legalitetin. Për më tepër, Lukasi na çon në shtabin e partizanëve komunistë, në Labinot e Çermenikë, në qytetet dhe fshatrat e sapo çliruara (Berat dhe Përmet) dhe në ato ku komunistët shqiptarë kishin vendosur bazat e qeverisë së pas luftës të Shqipërisë.

Më vonë, Lukasi na çon drejt ngjarjes më të rëndësishme të luftës antifashiste të Shqipërisë, çlirimit të kryeqytetit, duke na përfshirë edhe ne emocionalisht në atmosferën sa dramatike aq edhe të gëzueshme të atyre ditëve. Natyrshëm, pas çlirimit të Shqipërisë rrëfimi i Lukasit na fut në atë çfarë u bë Shqipëria nën regjimin komunist të Hoxhës. Ai e bën këtë duke i treguar lexuesit se si dhe pse u përkeqësuan marrëdhëniet e Hoxhës me misionin amerikan të OSS-it, duke përshkruar pasandaj me realizëm mënyrën me të cilën Partia Komuniste e Hoxhës – udhëheqëse e Lëvizjes Nacionalçlirimtare u shndërrua në një forcë politike që vendosi një diktaturë komuniste në Shqipëri. Tragjedia qëndron në faktin që Lëvizja Nacionalçlirimtare e Hoxhës, e cila kishte luftuar kundër pushtimit fashist duke qenë në aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, përfundoi në një luftë kundër atyre që e kishin mbështetur.

Libri i Lukasit fillon me një njeri, oficerin e parë amerikan të shërbimit sekret të OSS-it, i cili zbarkoi në Shqipëri më 18 nëntor 1943, për të vazhduar me përshkrimin se si u ndërtua dhe funksionoi i gjithë misioni me rreth 25 pjesëtarë në radhët e tij gjatë luftës. Në faqet e fundit të librit autori na tregon përmbledhtas fundin e misionit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë pas luftës, një mision që u detyrua ta linte Shqipërinë menjëherë pas luftës, duke i lënë të dy vendet pa marrëdhënie diplomatike për 45 vjet.

Lukas është i paanshëm. Në vend të anshmërisë, ai na rrëfen një histori magjepsëse se si misioni amerikan i OSS-it kreu detyrën e tij në një mjedis tej mase armiqësor dhe kompleks. Këtë e vërteton fakti që ai nuk i sheh ngjarjet bardhezi.

Lukasi është hulumtues. Ai përzgjedh me kujdes të gjitha pjesët e tablosë enigmatike – historitë personale, episodet, ngjarjet historike, dokumentet arkivale, fotografi të kohës, dëshmi të shkruara, rrëfime gojore – dhe mandej i përcjell ato së toku. Rrëfimi i tij zbulon një mister dhe shfaq të vërtetën, e cila nuk është treguar ndonjëherë deri në këtë moment. Ai shfrytëzon një galeri të pasur karakteresh që veprojnë në mjedise dhe rrethana të ndryshme gjatë viteve të luftës. Ndërkaq, ai thekson disa aspekte:

Së pari, amerikanët nuk donin të ishin palë në luftën civile, në luftën brenda luftës që u zhvillua në Shqipëri gjatë pushtimit nazist. Megjithatë, amerikanët ishin të prirur të mbështesnin ata që ishin të vullnetshëm të luftonin nazistët. Dhe doli se ata që luftonin ishin komunistët. Kështu që të pesë grupet e Shërbimit Sekret të OSS-it që u dërguan në Shqipëri nga nëntori i vitit 1943 deri në mbarim të luftës u lidhën me partizanët komunistë, përderisa komunistët ishin qartësisht i vetmi grup i rezistencës në Shqipëri i vendosur për të luftuar nazistët.

Së dyti, Enver Hoxha dhe partizanët e tij komunistë kishin qëllime të ndryshme nga anglezët dhe, më vonë, edhe nga amerikanët. Aleatët kishin një luftë për të fituar kundër gjermanëve. Hoxha gjithashtu kishte një luftë për të fituar kundër gjermanëve. Por ai zhvillonte në të njëjtën kohë edhe një luftë civile kundër Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Hoxha donte ta bënte atë luftë siç donte ai dhe jo siç donin anglezët dhe amerikanët. Hoxha toleronte amerikanët. Por ai urrente anglezët dhe nuk iu zuri besë kurrë atyre.

E treta, Shqipëria dhe Ballkani historikisht ishin nën sferën angleze të ndikimit. Shtetet e Bashkuara ishin një partner i ri në koalicionin ballkanik anglo-amerikan. Megjithatë, nuk mund të flitet se misioni amerikan i OSS-it në Shqipëri u vu nën komandën e anglezëve. Ndonëse njerëzit e OSS-it shpesh bashkëpunuan me kolegët e tyre anglezë të SOE-s (Drejtorisë së Operacioneve të Posaçme), shpesh ata u vunë në garë me njëri-tjetrin për mbledhjen e informacioneve sekrete. Hoxha, ndërkaq, ndërseu me shkathtësi një grup kundër tjetrit.

E katërta, Enver Hoxha ishte një politikan që përdori me sukses instinktet e tij luftarake në betejat brenda partiake për të marrë kontrollin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Qoftë me dhelpëri, me poshtërim, apo thjesht me vrasjet prapa krahësh, Hoxha qe në gjendje t’i nxjerrë jashtë loje të gjithë kundërshtarët në betejën për pushtet dhe të sundojë për dyzetepesë vjet. Ai e kishte kuptuar që në fillim se ai që kontrollon Partinë Komuniste kontrollon ushtrinë, dhe ai që kontrollon ushtrinë sundon gjithë vendin.

Lukas ka kapur thelbin.

Unë nuk njoh ndonjë shkrimtar të huaj, – amerikan jo se jo – që të ketë më shumë njohuri për Shqipërinë apo të ketë kaluar më shumë kohë se Lukasi në Shqipëri. Kjo vepër flet për thellësinë e njohjes dhe të përvojës.

 

Share This Article
15 Comments
  • nqs se ka dy arsye madhore qe amerika-europa-mazhoranca-te perndjekurit politik e kane kthyer enver ne LEGJENDE jane

    a-tolerimi kriminal qe po i ben perendimi saliserbit
    b- glorifikimi i tradhetarit dhe kurvarit ahmet zoogolli

    .

    ESHTE ” DELETED” QE NDERSA AMERIKA ZYRTARE U PAJTUA ME ARMIKUN ME TE RREZIKSHEM TE SAJ KUBEN E KASTROS…DHE JU TE VASHDONI KANIBALIZMIN E VITEVE 91-92 KARSHI KUFOMAVE TE HOXHES SIPAS PARAMETRAVE TE ANTISHQIPTAREVE BIBEROVIC RAJERSONOVIC
    KU ESHTE “FORCA” E SALI LESHIT ?

    1-Sipas dokumenteve te CIA-s te koheve te fundit…ilegalisht rajersoni me berishen kur behej gjyqi i kafeve negociuan pe FLORIRIN E LONDRES…biles ne nje mbledhje per kete ne KM berisha pyeste sa miljone dollare ti japim Rajesonamerikane per pronat qe i mori Hoxha pas 1945…..PSE JU GAZETARE NUK HULUMTONI PER KETE PANAMANE E RAJERSON BERISHES
    2-Ne rrugen e kombit eshte vjedhur mbi gjysem miljardi dollare me firmen e Lulit dhe Olldashit ku jane te perfshire ambasdorja MR ne shqiperi dhe Delli ne Kosove…..kerkoni PANAMANE TE RRUGA E KORBIT/KOMBIT
    3-Armatimi shqiptar ne 1991 kapte vleren MINIMALE per materialet e shiteshme rreth 30 miljard dollare….KUSH E MORI PANAMANE E ARMATIMITSHQIPTAR ??

    Ne nje interviste dhene vone Bill Rajersoni ambasdori i pare amerikan (qe u kthye dhe nje mbret i plotfuqishem pas 22 marsit 1992) deklaroi se i kerkova Ramiz Alise qe te bente dekomunistifikimin sic bene gjermanet per de-nazistifikimin pas 1946..
    Besoj se ketu eshte thelbi i kesaj teorie dhe praktike THELLESISHT antishqiptare ( sot mund ta quajme dhe antiamerikane) qe e rrezoi ate shtet dhe perdhosi ate komb…
    Pikerisht kete detyre kreu “Toger Baba” i tyre duke:
    -i ngrene kockat enverit si kanibale (bashke me kadarenjte)
    -poshtroi luften nacjonal clirimtare ( ish aleate me USA)
    -injoroi meritat e rindertimit te vendit
    -perdhosi varrezat e deshmoreve
    -diskretitoi veteranet
    -shkaterroi ushtrine shqiptare
    -reabilitoi ish fashiste
    -e beri hero kombetar zogun
    -aplikoi teorine e shock-ut
    -na islamizoi dhe arabizoi

    -pranoi kolonelin janullatos
    -furnizoi me nafte milloshevicin
    -flirtoi me perversin Damir fazllic
    -poshtroi Fan Nolin..
    -ktheu shqiperine i Kolumbi te droges
    Pra keta me lart ishin KRIME KOMBETARE pa permendur krimet naziskine si 21 janari..remzi hoxha..gerdeci..haklajt etj etj

  • Fatos Tarifa!
    Ne se ti pranon qe ne Shqiperi ka patur lufte civile,automatikisht ti mohon tradhetine e Ballit Kombetar qe ishin bashkepuntore me pushtuesit.
    Keshtu ti je nje sharlatan antishqiptar.

    • JAM KREJTESISHT DAKORT ME TY PARTIZANI.
      Dhe ne kete fjali Tarifa thote:

      Tragjedia qëndron në faktin që Lëvizja Nacionalçlirimtare e Hoxhës, e cila kishte luftuar kundër pushtimit fashist duke qenë në aleancë me Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, përfundoi në një luftë kundër atyre që e kishin mbështetur.

      Iu kthye atyre qe e kishin mbeshtetur?!?!?!
      Te vetmit qe e mbeshteten luften NAC-CLI ishin njerezit e thjeshte, dhe EH nuk iu kthye kundra asnjehere njerzve te thjeshte.
      Zoti Fatos,
      Shpjegoi gjerat mire or mik se ben gabime historike kur ben deklarata te tilla te pergjitheshme.

      • te vetmit qe mbeshteten l n c ishin njerezit e theshte qe u BENE BORGJEZA SI ENVERI .. SI MEHETI DHE BEQIR BALLUKU DHE SHUME T JTERE TE L N C ISHIN TE THJESHTE POR HITLERI ENVER I VRAU NGA PAS SHPINE ..APO JO …NERO … SI PE TRAGJEDITE NE SHQIPERI APO JE QORRRRR … ENVER VRAU ME SHUME SE HITLERI NE SHQIPERI … VETEM NE KUFIJ VRAU 10 MIJE TE RINJ SEPSE DONIN LIBERTE DEMOKRACINE .POR DISA FSHATARE TE QELBET SPIUNA SE KUPTOJNE OSE BEJNE SI BUDALLENJ .. DHE KY TRAPI ME POSHTE THOTE AMERIKANET E LANE NE BALTE ENVERIN…. MORE KOQE DEBILI … ENVERI LA NE BALTE POPULLIN SHQIPTAR MORE RRACE E KEQ MORE ZGJEBS … ENVERI KISHTE 5 VILA DHE NE ASGJE EDHE BILL KLINGTON NUK KA 5 VILA SI DIKTATORI JONE …SI PASHAI ENVER ..SI E MBRONI AKOMA NJE KAFSHE QE VRAU FUTI NE BURG TE PAFAJSHEM TURP TE KENI ….JU SJEN SHQIPTARE JO ..OSE JENI TE SEMURE NGA TRUTE …. ENVERI CDO GJE QE E BERI E BERI PER VETEN E VET MORE COBANE PA SHKOLLE PA DINNJITET PA CIPE ….. AMERIKA SVRISTE QYTETARET E VET SI KY ZGJEBSI JUAJ ..QE PER NJE FJALE TE GOJE TE FUSTE 10 VJET BURG ….. KA DISA ESPECE DE CAFARD QE FLASIN KETU DISA TIPA QE SE DINE SI JETOI EUROPA KUR TEK NE EDHE BUKE ME KOS ISHTE SHUME ..KA DISA E ME BEJNE PER TE VJELLUR ME SHKRIMET E TYRE PREJ QYRRAVECESH … JAM I SIGURTE SE EDHE NJE BICIKLETE TE QELBET SE KISHIN NE KOHEN E ENVERIT … DHE NA CAJNE TRAPIN ME NJE KANIBAL SI HITLERI I SHQIPERISE ….TURP TE KENI ZGJEBSA ….

    • Injorante joqytetare: BK ishte ne aleance me ushtrine italiane dhe gjermane kundra sllavo-komunisteve. BK nuk kreu ndonje tradheti. Sllvakomunistet shqiptare ishin ne aleance me armiqte shekullore te shqiptareve: me jugosllavet dhe Rusine sllaviste. Me sakte jugosllavet e linden kopilen PKSH. Qe domethene PKSh ishte tradhetarja e Shqiperise.

  • Te nderuar lexues & komentues
    .
    Eshte genjeshter kriminale sot pas ketyre dokumenteve “diskretituese” se Enveri perzuri Amerikanet ne 1946..
    .Nuk ka zog kurve ne bote te kundershtoje keto 2 fakte
    1-Angliamerika e shiten Shqiperine te Stalini & Tito

    2-Angliamerika e lane Enveri ne balte per tu kthyer pas disa muajsh ushtarakisht
    per ta permbysur me dhune.
    Ajo qe eshte me bizarre eshte se Enveri i perzu serbet ne 1948 me stalin e keq..dhe ne 1991 -1992 serbet hyne ne tirane jo me ruset e bardhe por me shtepine e bardhe

    keto rrjeshat me poshte flasin vete

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    Ish-badiguardi i Sali Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia, ka filluar të flasë duke shpjeguar shumë zhvillime të rendësishme që nuk janë perceptuar nga publiku gjatë asaj periudhe.

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët dhe lobi sërbo-amerikan tepër i fuqishem në atë atë që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava. Zonjës Berisha ju dhurua një çek prej 10 mijë dollarësh nga ana e Philips. Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”, – përbyll Haxhia.

    Berisha ishte përfolur vazhdimisht se është mbështetur nga serbët dhe lobi sërb ne Amerikë për ardhjen në pushtet, por kjo është një akuzë e fortë e bërë nga një ndër njerëzit që e kanë shoqëruar kudo kreun e PD-së në levizjet e tij brenda dhe jashtë vendit në atë kohë.

    Skandali, një i huaj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare
    Sali Berisha arriti deri aty, sa t’i besojë një qytetari të huaj sekretet e Sigurisë Kombëtare. Tashmë është e njohur për të gjithë një foto e vitit 2006, ku shfaqet biznesmeni serbo­boshnjak Damir Fazlliç në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Shqipërisë. Nuk u sqarua kurrë çfarë kërkonte ky personazh në atë mbledhje, në çfarë cilësie ndodhej një shtetas i huaj, aq më tepër një i akuzuar për përfshirje në afera kriminale në disa vende të Ballkanit, me lidhje të forta farefisnie dhe biznesi me një nga kokat më të errëta të shërbimeve sekrete e mafies serbe, Jovica Stanishiç.

    Fazlliç është fotografuar në mars 2006, një vit pasi PD kishte ardhur në pushtet, në krah të Tom Ridge, i kontraktuar si këshilltar i qeverisë së atëhershme shqiptare dhe kryeministrit Sali Berisha për çështje të sigurisë. Para “mikut tim” (kështu deklaroi publikisht Berisha gjatë një seance në parlament më 7 tetor 2008 për Damir Fazlliç­in) raportojnë njëri pas tjetrit, të gjithë ministrat më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare.

  • Ky Tarifa ka mbetur pa pune dhe si breshka qe donte te matej me shqiponjen edhe ky tenton te matet me kollosin ENVER HOXHA!

  • Korigjim: Enver Hoxha nuk ishte diktator komunist, sepse per komunistet e vertete, nese do te kete ndonjehere ne historine boterore, dhuna eshte e papranueshme; Enver Hoxha ishte diktator stalinist.

  • Do te ishte korrekte qe te behej nje balance e drejte per njarjet, grupimet poilitike dhe pesonat qe pershkruan Peter Lucas.
    Ata qe kane qene protogoniste kryesore ne keto vite ne Shqiperi kane qene James Hudson, Bill Smith (emri i luftes) dhe Tom Stefan.
    Ne Intrvisten: INFOARKIV
    Arkiva Mediatike Shqiptare
    Spiuni amerikan:Misioni im sekret në Shqipëri, si njoha Enver Hoxhën
    Tërhequr më 07 Prill 2012

    Auron Tare

    Jep mendime dejtperdrejt te njerit nga yjet e Sherbimit Sekrtet Amerikan te L2B, James Hudson. Ne lidhje me Shqiperine ne interviste, midis te tjerash thote:

    ….. Ne ishim 2 oficerë që vareshin nga Fultz, të dy kapitenë, Tom Stefani dhe unë. Unë isha oficeri kryesor për inteligjencën. Ai ishte oficeri i specializuar për Shërbime Speciale. Puna e tij ishte të merrej vesh me Hoxhën…

    Kisha një person në Dukat që ishte kontakti im i parë, quhej Hodo Meto. Ai ishte diplomuar në shkollën e Fultz-it. Kështu ishte dhe Xhelil Çelo. Ishte shumë trim. E vranë pasi unë u largova nga aty…

    Shpella “Pamje nga Deti” ishte një territor i Ballit Kombëtar. Si ishin marrëdhëniet tuaja me këtë organizatë?
    Fantastike për mua, po flas për veten. Ata u sollën mirë me mua dhe të gjithë kishin një ndjenjë të fortë pozitive për Amerikën. Dukej se u pëlqenin shumë amerikanët, edhe më shumë se anglezët. E ndeshëm kudo këtë, sepse amerikanët ishin më të lehtë për t’u marrë vesh.

    Ju thatë se i takuat të dy Frashëri? Cila ishte përshtypja juaj për ta?
    Më pëlqenin që të dy. Ishin shumë të zgjuar, por nuk flisnin anglisht. Ata më shpjeguan disa herë nëpërmjet Xhelil Çelës që ata nuk ishin aty, sepse pëlqenin gjermanët apo se i mbështesnin ata, por kjo ishte mënyra e vetme që ata mendonin për të mbajtur vendin në këmbë. Të gjithë donin të drejtonin dhe nuk ishte thjesht çështje ushtarake. Ishte e rëndësishme që paratë të qarkullonin midis qyteteve, administrata të punonte dhe ju e dini se në një vend të ngadaltë si Shqipëria kishte një ndryshim të madh midis veriut apo Gjirokastrës në jug. Unë isha dakord me ta dhe mendoj se Frashërit luajtën pjesën e duhur.

    Ne libra te tij (pjeserisht aty) ai tegon se si u thirr nga Hoxha dhe u urdherua te bente nje udhetim rreth 120km per 3 dite, “gje qe ishte vetvrasje” (Lumi i Dukatit ishte fryrë dhe përrenjtë në ato male janë të rrezikshme kur janë në lulëzim) shkruan ai, qe te takonte britaniket te mos realizonin veprimet luftarake ne Sarande… pavaresisht se britaniket nuk vareshin nga amerikanet

    J. Hudson shkruan , me thirri Hoxha dhe me tone te larta me tha se “Shqiperia i takon zones se Influences Sovjetike dhe ti duhet te largohesh menjehere”. “Ne qe u kishem dhene arme, mjete financiare e mbeshtetje, tashti duhet te largoheshim te turperuar”..

    Xhelil Çelo, qe kish mbaruar Shkollen Teknike Amerikane ka qene personi me i rendesishem per anglezet dhe amerikanet gjat viteve te L2B.
    P. Lukas ne librin e tij rreshton 4 vete me me influence gjat kesaj periudhe:
    Enver Hoxha
    Mehmet Shehu
    Xhelil Celo
    Abaz Kupi

    Te gjithe misionaret anleze dhe amerikane qe kane ardhur ne Shqiperi gjat viteve 1943-1944 jane pritur nga Xhelil Cela. Ai kishte dijeni te plota te dy bazat e tyre “Pamje nga Deti”’ dhe Grames, per te gjitha:veprimet luftarake, furnizimin me ushqime, raportet midis Ballit (zona e Dukatit) dhe partizaneve komunist qe ndodheshin 3 vargmale ne lindje dhe aty pretendonin se sulmonin gjermanet, evakuimin e italianeve te shumte te mbetur ne Shqiperi.

    Anglezet dhe amerikanet (te cilet nuk kishin interesa strategjike ne Shqiperi ne ate kohe) i thoshin te dy paleve: goditni karvanet gjermane qe kalojne Vlore-Himare-Sarande-Greqi dhe anasjelltas. Ne fakt nuk ndodhi gje e tille.

    Ndyshe eshte puna me Xhelil Celen- ne dokumente, pjeserisht te deklasifikuara, kontributi i tij nga Komanda Aleate ne Itali pershkruhet si i jshtezakonshem, deri ne vetmohim per ceshtjen e aleateve, shtepia e tij “shtepi e sigurte- safe house” dhe ne librin e P.Lukas.
    Kush qe fati i tij pas lufte?

    Ne librin e P.Lukas thuhet se “ u vra nga sigurimi i Enver Hoxhes”

    Pse T.Stefan perfundoi aq keq sa pershkruan P.Lukas (dhe ketu nuk tregohet?!)? Sepse i thane mos u afro aq shume me E.Hoxhen.

    Do ishte mire qe te thuheshin shkurt disa te dhena per Fatos Tatifen, sic shkruhet ne keto raste, si:

    Emri, Mbiemri (Tarifa), atesia (Sevo- ish sekretar i E.Hoxhes), shkollimi, karriera politike dhe pse pikerisht u zgjodh ky te ish ambasador ne SHBA ,dhe si e mbylli kete karriere e pse u largua (ka pasur disa artikuj).

    Natyrisht sic shprehej, ne cdo 2-3 fjali, Tirani E.Hoxha (100 tiranet me te medhenj te historise) Diktatura e Proletariatit kishte bere kerdi mbi armiqte e saj , vecanerisht ata qe ishin lidhur me aleatet.
    Per 45 vjet Xhelil Celen dhe familjaret e tij, kjo diktature i kishte shpronesuar, pushkatuar, mohuar shkollimin dhe…. kur femijet e tyre shkonin ne shkolle femijet e tjere i qellonin me gure me fjalet “erdhen femijet e kulakeve”. Si rrjedhim shume nga ata nuk moren as arsim te mesem, dhe me hapjen e rrugeve ne vitin 1990 u larguan ne Itali per buken e gojes.

    Paradoksalisht, tashti karkaris, Tarifa Jr. i frymezuar nga librat e Diktatorit “Imperializmi Amerikan dhe Revolucioni” apo “Rreziku Anglo-Amerikane per Shqiperine” dhe te tjera brockulla te cilat ja dhuronte i jati me rastin e ditlindjes.

    Prandaj Shqipria i ka rruget keshtu sic i ka- se Diktatura e Proletariatit te E.Hoxhes, zhduku me saldatrice per 50- vjet kundershtaret politike te viteve 1940’me etiketime banale sic beri me Dukatin qe duke e quajtur “ballist-nacinalist” e barazonte me “fashist”, “nazist”, sepse nuk donin komunizmin dhe mbeshtetnin aleatet, sic shprehet qarte ne gjithe librat e botuar nga anglezet dhe vete James Hudson, protogonist kryesor i atyre ngarjeve.

    • zoti E VERTETA

      Dukesh qe je nje anti-enverist kanibal..sepse eshte shume kollaj te luftosh me nje te vdekur qe prej 4 dekadash.( kam respekt per antienveristet normale)

      Kam pershtypjen se pas “nick-ut” tuaj fshihet ndonje fare elezi…psh mehmet elezi isha antar i kqppsh para 90 dhe me pas ambasador ne zvicerr…

      Akoma vazhdon me perrallat e 1991 te Xhon Megout qe qindra ton florinj i kishte cuar Enveri ne Zvicer dhe CEKUN E BARDHE te Gramoz Pashkos apo rrafshimin zero te monstres azem hajdari?
      .
      si eshte e verteta e kucedres 1941 ??kush na i coi KUCEDREN SERBE NE 1941 DHE 1991 ??
      Ne 1941 Karta e Atlantikut ishte një marrëveshje e bërë mes F.D Rooseveltit dhe W. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë), mbi rendin e ri botëror të ardhshem, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik.
      .
      Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjit edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.
      .
      Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program te përbashkët…ku kucedres serbe i ngarkohet roli te organizoje luften NCL per llogari te Rooseveltit ,Churchillit…
      .
      Ne tetor 1945 ne “The Percentages agreement “Joseph Stalin &Churchill dhe ambasdori amerikan Averell Harriman ndane Europen si kasape dhe shqiperine e gjore e lane ne dore te TITO RANKOVICIT DHE STALINIT
      .
      pra me nje fjale keto
      3 TE MEDHENJETE BOTES
      na lane ne urdherat e Titos kaq mjafton.
      .
      PRA NESE NE 1944 KUR ARIU LUANI DHE TIGRI NDANE BOTEN….NUK E KISHIN NE DEFTER SHQIPERINE…
      .
      KURSE NE 1960 DEL NJE ENVER HOXHE QE BERI HISTORI KOZMIKE…QE NE STROFKEN E ARIUT RUS BERI TE PABESUESHMEN BILES NE ATE KOHE XHON KENEDI U DORZUA NE 1961 NE KUBE…
      .
      U desh nje lufte titanike e enver hoxhes
      te debonte serbet ne 1948 nga dera
      dhe ne 1991 i prune nga oxhaku
      lobi serbo-amerikan.
      me sali elezbiberishoviqin

  • Ua tosi i sevos. Po dhe ti brut.
    Po ske faj se studjove filozofi , dege koti, gjithe debilat qe sja thoshin per gje tjeter e kishin mik studjonin filozofi.

    Gjithe jeten bla bla bla na jepni mend te gjitheve pa punu i dite.
    Keta bejne politiken e madhe keta qe vetem kane ngrene nga shoqeria po si kane dhene nje qindarke.
    Gjithe ato breza qe studjuan inxhinjerite veshtire ne shkolle e veshtire ne jete, ndoshta dhe pa deshiren e tyre dhe punuan ne cdo cep te shioerise ne veprat qe u ndertuan ne elektrifikim ne miniera, te tjere qe studjuan 5 vjet mjekese e ulen vdekshmerine foshnjore afer nulit , ata si japin mend njeriut , si coj njeri ambasador si ty megjithse ndoshta me meshume gjuhe te huaja se ty dhe me siguri me kapacitet me te forte analitik se ti dhe gjuthe dora tuaj e politikane e qe keni mbaruar vetem filozofi apo filologjik me fal filoqyl

    Po kete e lexove mo tosi i sevos

    http://www.gazetadita.al/dita-e-veteranit/

    Po si paska qene lufte civile mo i biri i sevos. Po kunder kujt paska luftuar sevua tend mire gjakprishur e bythelepires,.
    Lufte civile pfui te dalshin oer hunde ato te mira qe ke pas pse sebuaorri pjese ne ate lufte nacional-vlirimtare.

    Po te paska pjerdhur mendjen ai petri i llukes me ato faqe si bithe mor i biri i sevos.
    Po cte dhane mo aman apo deshe te qendroje nje cike me gjate ne amerike ti mesuesi i m-l

  • Rreziku anglo-amerikan per Shqiperine!.Me floririn e Hinglizit dhe me armet e Amerikaneve ,Enveri kaloi lumin dhe pastaj u tha :-Ju dhjefsha kalin!
    Te zinin mend Amerikanet me enverin do te qe mire,por nuk zune mend.Njesoj si me cetat e terroristeve shqiptare,armatosen terrorisat Talebane dhe enverin e tyre Bin Ladenin.Edhe ata me keq ua punuan.Te pakten enveri dergonte ndonje killer ne Amerike te zhdukte ndonje te arratisur,kurse Bin Ladeni i beri peshqesh 4 avione boing si kater bomba atomike qe e zgjuan Ameriken te kuptoje se maskarai nuk behet mik.

  • Hoxha Mori pushtetin me lufte idéologjia e PKSH ishte tejet leniniste staliniste dhe nuk mund te ishte pjese e perendimit,hoxha eshte aktor racional per profesionistet e pokitikes arriti qellimin si sundimtar duke perdorur te gjitha mjetet sipas makiavelit,prishjen me amerikanet e beri per te mbajtur pushtetin amerikanet dhe perendimi ka te njejten platforme pluralizmin politik kjo gje e rezikonte seriozisht Hoxhen ne stafeten drejt pushtetit nje njeri normal keshtu do te vepronte gabimi serioz I hoxhes eshte qe duhet te kthente kursin ne fillim te viteve 70 ai i mbeti besnik endrres se tij per te qene nje sundimtar despotik duke sakrifikuar te ardhmen e vendit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *