Në debatin tre mujor të palëve për ndarjen e mandateve me akuza e kundërakuza, duket se më e vërteta është ajo e kalkulimeve të votave që fsheh pas ky vendim.
Analiza e rezultateve elektorale të 2009 është prapavija e situatës, që megjithëse në kushtet e një ligji të qartë elektoral për rindarje deputetësh në bazë të numrit të popullsisë, pati tre variante se si duhet të ishte konfigurimi për 23 qershorin.
Varianti i Parë: Propozimi i parë i administratës së KQZ ishte, pakësimi i një mandati në Berat dhe një në Korçe dhe shtimi i një mandati në Tirane dhe në Durrës. Por opozita kundërshtoi heqjen e mandatit nga Berati, pasi sipas saj i takonte Kukësit të ishte me një deputet me pak, duke verifikuar se rritja e popullsisë së këtij qarku ishte bërë në dy muajt e fundit.
Ajo e cilësoi këtë manovër të pushtetit për të mbajtur mandatin e katërt në qarkun verior, i njohur si bastion i demokratëve, ku këta të fundit kishin marre tre deputetë në këtë qark në 2009, ndërsa opozita 1. Ikja e një mandati nga Kukësi zbriste në dy numrin e deputetëve të PD në Kukës.
Numri i votave në 2009 në Kukës: Mazhoranca 28.425 vota, 3 mandate; Opozita 13.692 vota, 1 mandat
Varianti i dytë: Kukësi pakësohet me një deputet, po ashtu edhe Korça, dy mandate që i shkonin njëri Tiranës dhe tjetri Durrësit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të muajit maj të vitit 2012, ky duhet të ishte ndryshimi në konfigurimin e mandateve që leviznin për shkak të lëvizjes së popullsisë.
Këtë variant mbështeti opozita, pasi kundërshtoi rritjen brenda pak muajeve të popullsisë në Kukës. Sipas këtij varianti, Partia Demokratike humbiste një mandat në Kukës, por ruante mandatin e Beratit pasi sipas rezultave të 2009 ajo mori deputetin e tetë të këtij qarku, duke e çuar në tre numrin e deputetëve të Beratit përkunder 4 që mori PS dhe 1 LSI.
Votimi në 2009 në qarkun e Beratit: PD 27.058 vota, 3 deputetë; 9.259 vota LSI, 1 deputet dhe 44.564 për PS, 4 deputetë.
Varianti i tretë: Më i paparishikueshmi ishte varianti i tretë, ai që edhe u votua nga parlamenti, që është lënia në fuqi e ndarjes së vitit 2009. Sipas kësaj ndarje përkundër rënies së shifrave të popullsisë së Korçës nuk i hiqet një mandat deputeti, sikundër edhe Beratit. Në analizë të shifrave të 2009, në të dyja këto qarqe PD ruan nga një deputet, pasi mandati i fundit i marrë në to i ka takuar forcës më të madhe qeverisëse.
Votimi në 2009 në Korçë: PD 62.737 vota, 6 deputetë; PS 63.887 vota, 6 deputetë.
Por teorikisht përfitimi i demokratëve nuk është vetëm kaq. Me mosndryshimin e mandateve në këto qarqe, as Tiranës dhe as Durrësit nuk i shtohet një deputet.
Në kryeqytet PD ka marrë 16 deputetë nga 177 mijë e 869 vota, ndërsa PS, 15 deputetë nga 173.515 vota. Në llogari të tepricave të papërkthyera në mandate, kanë qenë socialistët ata që kanë humbur më shumë vota duke bërë që potencialisht mandati që duhej t’i shtohej Tiranës t’i përkiste PS.
Edhe në Durrës, qark të cilit gjithashtu duhej t’i shtohej një mandat është Partia Socialiste që ka humbur më shumë vota në teprica të pallogaritura, duke bërë që gjithashtu potencialisht deputeti që duhej t’i shtohej këtij qarku nga rritja e popullsisë, t’i takonte kësaj force politike.
Votimi në 2009 në Tiranë: PD vota 177.869 – 16 deputetë; PS vota 173.515 – 15 mandate.
Votimi në 2009 në Durrës: PD vota 68.518 vota – 7 deputetë; PS vota 52.038 – 5 deputetë
Këto janë analiza të bëra mbi votën e 2009-ës, që pas katër vjetësh janë vetëm llogari potenciale. Ajo që sot është e sigurtë është vetëm fakti që një kandidati në Tiranë apo Durrës i duhen mijëra vota më shumë se një kandidati në Korçë, Berat apo Kukës për t’u bërë deputet, duke e bërë të pabarabartë votën e zgjedhësve./tch
Benje bashke me Mero Bazen se po ju fryn kush ne vesh.Mjeret ju per vete e mjere shqiptaret me antishqiptare si Mero dhe ju
o kelmendas je qelbezuar nga trute fare paske qene tamon si qen i zgjebosur po si te besh tifozllek per skizofrenin sali keshtu do perfundosh si i thone ka gjet tenxherja kapakun ,ne jemi shqiptare bashke me Meron e te tjere po ti ore breshkaxhi kelmendas car je car e ndien veten klysh serb po boll fryve mllef e urrejtje or kelmendas i asfiksuari i psiqikut sali …
Ndarja e mandateve sot nga shumica e parlamentit shqiptar eshte ne fakt fillimi i nje destabilizimi qe ne fund te fundit eshte ne genin e Berishes, si individ me komplekse komuniste, arriviste e autokratike. Ky njeri sa here sheh dhe kupton se eshte drejt fundit te tij qeverises, pra ne rotacion, si strategji te tij ka destabilizimin. E beri ne 97 ten dhe eshte i gatshem qe ta bej edhe kete pranvere-vere me zgjedhjet. Skenare te frikshme po i afrohen shqiperise e shqiptareve te cilet gjate qeverisjes se tij kane ulur koken dhe kane pranuar nenshtrimin, poshterimin e tyre, thjesht si fat.
Popull jini vigjilent.