Ndërhyn edhe Interi për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes De Biasit dhe Manajt

Dita

Mos marrëveshjet mes trajnerit të kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi dhe Rey Manaj i ka zgjidhur ekipi i Interit. Mes De Biasit dhe Manajt pati një përplasje në distancë pasi trajneri i kombëtares deklaroi se nuk mund të ftonte në kombëtare një lojtar që çdo javë i dërgonte SMS për t’i treguar sesa minuta kishte luajtur.

17-vjeçari duke folur për ”Inter Channel” kërkoi falje për përgjigjen ashpër. “Dua t’i kërkoj falje trajnerit, nuk i mendova ato që thashë. Jam i ri dhe impulsiv, por edhe i zgjuar. Do të flas drejtpërdrejtë me trajnerin. Shpresoj që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt sepse çdo gjë ishte si rezultat i keqkuptimeve në media dhe nga gazetarët”, shprehet Manaj.

17-vjeçari i Interit ka komentuar gjithashtu kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian “Francë 2016”. ”Jam shumë i kënaqur, trajneri dhe lojtarët e meritonin këtë arritje. Shpresoj që në të ardhme të ketë ndodhi të tjerë si kjo sepse populli ynë e meriton”, thotë ai.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Ky redaktori sportiv i TEMA-s o nuk merr vesh nga sporti,ose nuk njeh kuptimin e fjaleve shqipe!
    Ne titull thote qe …”nderhyn edhe INTER-i…”,por ne shkrim poshte nuk thote asgje per kete nderhyrje!!!
    E kam vene re edhe here tre tjera:ky redaktor e merr rrogen kot ketu!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *