Ndërhyn për të shuar sherrin mes djalit dhe nuses, e “tradhëton” zemra

Dita

Ndërhyn për të shuar zënkat mes të birit dhe nuses, por i pushon zemra. Ky ka qenë fati i një të moshuari në fshatin Slatinë të Pogradecit. Ngjarja u regjistrua pasditen e 3 janarit, ndërsa viktimë ka mbetur 60-vjeçari Selami Leka.

Fillimisht u raportua se kishim të bënim me një krim brenda familjes, ku i moshuari ishte vrarë me armë zjarri nga djali i tij Saliu, 36-vjeçar.

Por ishte policia e Pogradecit, që pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe verifikimit të trupit të viktimës hodhi poshtë këtë version. Në deklaratën për media rreth orës 19:51, theksojnë se në trupin e 60-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si rezultat i një ataku kardiak.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *