Arjan Sala roja e magazinës së qendrës tregëtare “Casa Italia” mësohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia.
Burime për gazeta dita bëjnë me dije se trupi i rojes nuk gjendet, në vendin e ngjarjes ka mbërritur prokurroi i gatshëm në Prokurorinë e Tiranës, i cili po drejton grupin hetimor për te zbardhur shkaqet e zjarrit që përfshiu këtë objekt.
Pavarësisht ndërhyrjeve të organeve kopetente nuk u bë i mundur evakuimi i tij pasi ndodhej në një nga dhomat e magazinës ku mbaheshin rroba dhe dyshekë, pra materiale që marrin flakë lehtësisht megjithatë përpjekjet po vijojnë pët të gjetur trupin i viktimës.
33 vjeçari Sala për të cilin dyshohet se ka ndërruar jetë ishte shefi i rojeve në këtë objekt dhe ka ndërhyrë për të shpëtuar qytetarët që ndodheshin në katin -1.
Paraprakisht dyshohet se shkak për rënien e zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, mirëpo mbetet ende detaj i dysimeve të para nga autoritetet.
Zjarri ka rënë në orën 16:40 si pasojë e një shkëndije elektrike dhe për më shumë se katër orë ndonëse 5 automjete të zjarrfikëses dhe 50 punonjës të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar por ende nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit.
c.r / dita

Me fal, po nqs nuk e kane gjetur akoma trupin, si e dine qe ka vdekur nga asfiksia?
Sepse tymi eshte aq i madhe sa as zjarrfikset nuk po munden me hi aty!
Ai edhe mund te jete djegur perpara se te jete asfiksuar. Pa u gjetur trupi dhe bere autopsia, formalisht nuk mund te percaktohet shkaku i vdekjes, apo Shqiperi hesapi, merri gjonat me men dhe nxirr konkluzionet.