Ndërhyrja estetike më e kërkuar për vitin 2015

Dita

Falë personazheve të njohura si Kim Kardashian, Xhenifer Lopez apo Niki Minazh, format e kolme janë bërë shumë të dëshiruara.

Aq të dëshiruara sa brenda një viti paguhen miliona dollarë për të pasur forma të ngjashme me personazhet e njohura.

Në fakt, në Shtetet e Bashkuara, kirurgjia e fundshpinës është ndërhyrja më e kërkuar për këtë vit, duke lënë pas tërheqjen e fytyrës (lifting) dhe zmadhimin e gjoksit.

Në vitin 2014, ndërhyrjet në fundshpinë u rritën me 98 për qind, por edhe këtë vit tendenca është e njëjtë. Një ndërhyrje shumë e kërkuar është e ashtuquajtura “ngritje e fundshpinës”, e cila konsiston në ripozicionimin e dhjamit në këtë pjesë të trupit.

Ndërhyrja kushton 13 milionë dollarë dhe zgjat 3 orë. Është një procedurë mjaft komplekse, por ato që i nënshtrohen mund të kenë format e yjeve të adhuruar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *