Luan Omari është në themelet e mbarë akademizmit institucional në vendin tonë. Akademiku që ka përjetuar të katër periudhat e fundme historike të popullit shqiptar: periudhën e monarkisë; vitet e stuhishme të antifashizmit, gati gjysmë shekullin e qeverisjes totalitare dhe dekadat e vendosjes e të ringritjes demokratike të shtetit shqiptar
Prof. Skënder Gjinushi
Kryetar i Akademisë së Shkencave
Për Akademinë e Shkencave, për gjithë botën universitare dhe akademike, sot është një ditë e shënuar, është 95-vjetori i lindjes së Luan Omarit, i anëtarit të Akademisë së Shkencave, me emrin e të cilit është e lidhur historia e themeleve të mbarë akademizmit institucional në vendin tonë, veprimtaria e tij është historia e gjallë e akademizmit shqiptar.
Dhe ne jemi këtu së bashku që ta urojmë përzemërsisht: Për shumë mot gëzuar, profesor Luani. Jemi krenarë dhe me fat, që të kemi pasur e të kemi pandërprerë në radhët tona, që prej ditëve të para të jetës së këtij institucioni. Ju jeni e do të jeni gjithnjë krenaria e kësaj bote të kërkimit dhe dijes, e Akademisë së Shkencave, e tërë mjedisit akademik e universitar.
Në personalitetin tuaj prof. Omari janë të pandara dhe në vijimësi kronologjike, me një ndërthurje organike, vlera shembullore morale e qytetare, kontributet origjinale shkencore dhe një fuqi e rrallë e karakterit dhe dinjitetit njerëzor. Këto tri përbërëse të jetës së njeriut vështirë të gjenden kaq në harmoni e sinkroni me njëra-tjetrën, si tek Ju. Tek profili Juaj ato kanë krijuar një model, kanë krijuar një simbol.
Akademik Omari ka përjetuar të katër periudhat e fundme historike të popullit shqiptar: periudhën e monarkisë; vitet e stuhishme të antifashizmit, gati gjysmë shekullin e qeverisjes totalitare dhe dekadat e vendosjes e të ringritjes demokratike të shtetit shqiptar.
Një prej pjesëmarrësve më të rinj në luftën antifashiste, Luan Omari menjëherë pas fitores mori përgjegjësi intelektuale e zyrtare në drejtimin e institucioneve të arsimit të lartë, që përgatitën themelimin e Universitetit të Tiranës jo vetëm si drejtues, por edhe si hartues i programeve dhe teksteve universitare, si formues e riformues i brezave të rinj.
Ai në çdo kohë iu kushtua së mirës së vendit të tij si me forcën e armës, ashtu edhe me atë të ligjit, me dije e me përgjegjësi shembullore qytetare.
1
Ishte kjo gjeneratë njerëzish të ditur e të guximshëm që përgatitën hap pas hapi edhe themelimin e Akademisë së Shkencave, me të cilën dija shqiptare njohu shkallën më të lartë të organizimit të saj institucional.
Historisë së Shqipërisë, historisë së mendimit shqiptar, e të inteligjencës së vendit, nuk i mungojnë kontribuuesit me emër, shumë prej të cilëve kanë ndriçuar në një periudhë e janë zbehur në një tjetër, kanë qenë në lartësinë e momentit historik në një kohë, por që nuk kanë mundur të rishfaqen në të njëjtën lartësi në një kohë tjetër. Personaliteti e veprimtaria Juaj i nderuar profesor ka një ndryshim. Ju bëni pjesë në atë kategori të veçantë dijetarësh që, me energji intelektuale, dhunti talenti dhe vullnet e përgjegjësi krijuese, në të gjitha kohërat jeni shquar në të njejtën lartësi, madje në ngritje. Faleminderit, profesor Luani, që na e keni provuar me jetën tuaj, se të jesh njeriu i suksesit në çdo kohë e në çdo moshë është e mundshme. Në mbi 70 vjet punë e veprimtari në arsim e shkencë, ju keni qenë njeriu i arritjeve, në krye të katedrave e të fakulteteve, për të mbërritur tek drejtimi prej më se tri dekadave i Akademisë së Shkencave, me të cilën keni ndarë sukseset dhe sfidat.
Emri juaj është i lidhur pandashëm me emrin e bashkëthemeluesve të tjerë të institucionit tonë, me emrat e ndritur të shkencës shqiptare, si Buda, Çabej, Shuteriqi e Radovicka e shumë bashkudhëtarë, disa edhe këtu të pranishëm. Kjo nuk na pengon të pohojmë me kënaqësi se Ju jeni po aq sa njeriu i Akademisë edhe i kushtetutave; po aq sa njeriu i shtetbërjes dhe mirëqeverisjes edhe njeriu i etatizmit, po aq sa njeriu i themeleve të institucioneve të sistemit universitar-akademik, edhe i vullnetarizmit në mbrojtje të të drejtave qytetare, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në institucione të rëndësishme europiane si Komisioni i Venecias. Kontributet tuaja të vyera, Ju kanë bërë të njohur si një figurë europiane e jurisprudencës, si ekspert i së drejtës kushtetutese dhe i së drejtës europiane, i historisë së shtetit dhe të së drejtës.
Ne veçanërisht dëshirojmë t’ju falënderojmë në këtë përvjetor tuajin, për kontributin e dhënë në formimin e brezave të rinj. Ju jeni një model frymëzues për ta, por i vështirë për t’u arritur.
Ne e kemi pasur dhe e kemi të vështirë t’u themi brezave të rinj se edhe ata mund të jeni po aq rezultativë, po aq njerëzorë, po aq të virtytshëm, po aq të drejt- orientuar, po aq të zellshëm, po aq të dobishëm për vendin e tyre sa profesori I tyre Luan Omari. Por lirisht mund t’u themi: jeni me fat që modelin e keni, ndiqeni
që të fisnikëroheni, ndiqeni që të dituroheni, ndiqeni që t’i afroheni, dhe prapë, edhe me kaq, do të jeni qytetarë e shkencëtarë të vlefshëm.
Historia e Akademisë sonë si e çdo institucioni, ka periudhat e saj më pak e më shumë të lavdishme, apo më shumë e më pak të suksesshme. Por ajo ka siguruar përtëritjen dhe reformmin e vet të vazhdueshëm në saje edhe të trashëgimisë e përvojës Suaj e të brezit tuaj, të cilët kanë qenë e janë një vlerë e shtuar dhe e pacënuar në çdo periudhë.
Prandaj çdo vlerësim e nderim për profesorin tonë, akademikun e Shqipërisë e të Europës Luan Omari, ne e konsiderojmë edhe si nderim e përgjegjësi për ne, familjen e tij shkencore, me të cilën ai ka punuar e punon me intensitet e me modesti.

Edhe vjec te tjera!
Femijet e tij i rriti dhe edukoi me tabiatet e rrepta te familjes gjirokastrite.
U bene te mbare dhe profesore te cquar.
Kunatin e vogel e mesoi me para,parazit,ngelaman,,bixhozxhi,imoral dhe kenaqesh me prapesite e tij.Ja tregonte shokeve si LEZET TAVOLINE..Kenaqej Bahri Omari me poshtersite e Enver Hoxhes.
E pesoi si miza qe flinte me Merimangen.
Me lesho tani se do te dal-i tha miza.
-Po une di vetem te lidh,nuk di te zgjidh-i tha merimanga.
Nder e rrespekt per kete burre sa te urte e te mencur qe i ben nder kombit tone me figuren e tij te ndritur.
Gezuar ditlindjen i dashur profesor!
I uroj Profesor Luanit shume gezime e lumturi ne kete ditelindeje madheshtore. Prof. Luan Omari eshte njeri me vizion e mendje ndritur. Kam patur fatin ta njoh nga afer dhe ne kohe te veshtira te jetes time…Po keshtu kam njohur edhe dy te aferm te tyre..Gjithmone urime e miresi te uroj Idashur Profesor nga AMERIKA e Larget.
Jam diplomuar ne v.1974 si juriste por ndonese vitet kalojne kurrsesi nuk mund te mos kujtoj me respekt e mirenjohje pedagoget e mi te nderuar, Luan Omari,Zejnulla Ballanca, Nazmi Peza, Feti Gilani, Skender e Ksanthipi Begeja❗️
Te gjithe korrekte,me nje pregatitje te shkelqyer, kishin etike ne komunikim me ne studentet,prezantim dinjitoz❗️
I nderuar profesor, ju uroj pleqeri te mbare❗️
Respekt, mirenjohje per punen e palodhur nder dekada❗️
Pedagoge si ju nuk i vijne me Shqiperise❗️