Nderim për kontributin shkencor të profesor Selim Islamit

redaktor

Nga Tefta Cami*

U mbushën 19 vite nga ndërrimi i jetës së profesor Selim Islamit. Por ai ishte dhe mbetet një emblemë e misionarë i pakrahasuar i arkeologjisë dhe arsimit shqiptare që, bashkë me brezin e tij të arkeologëve të atyre viteve, hodhën themelet dhe e ngritën e bënë kala shkencën e arkeologjisë, duke ndriçuar dhe mbrojtur shkencërisht tezën e ilirologjisë dhe të krijimit të etnosit Ilir, si lashtësinë si populli më i vjetër i Ballkanit dhe Europës, shtrirjen territoriale të ilirëve në lashtësi dhe tkurrjen territoriale ndër shekuj e vite sipas vendimeve të padrejta të Fuqive të Mëdha, zhvillimin ekonomiko-shoqëror dhe shtetin Ilir, marrëdhëniet me fqinjët, si dhe vazhdimësinë iliro-shqiptare, duke e shndërruar shkencën e arkeologjisë në një Akademi të vërtetë, ku mësonin e do të mësonin brezat e ardhshëm të kombit shqiptar, se nga vinim, cilët ishin paraardhësit tanë, Ç’trashëgimi materiale arkeologjike, gjuhësore, antropologjike e etnologjike dhe etnografike e të tjera ruajmë e duhet t’i ruajmë si sytë e ballit nga pushtetarë rrjepacak, që prej 30 vjetësh kanë shkatërruar e po e shkallmojnë e zhveshin Shqipërinë nga gjithçka me vlera të traditave historike e materiale.

Selim Islami i mbronte me argumente e logjikë dhe qetësi gjetjet arkeologjike, që të mos dëmtoheshin apo keqpërdoreshin. Më ka treguar një episod: ”Nga vitet ’80 ish-kryeministri Mehmet Shehu kishte urdhëruar, që të ndërtoheshin qendra zjarri në disa ishuj, që ndodheshin midis Vlorës dhe Sarandës. Por në ato ishuj kishim gjetje arkeologjike, që dëshmonin vendbanime të epokave të hekurit e të bronxit, që do të betonoheshin sipas urdhërit të dhënë. Atëhere i dola para kryeministrit dhe ia parashtrova shqetësimin tonë si arkeolog, i cili u bind dhe pezulloi ndërtimin e objekteve ushtarake në ato ishuj, sepse i vlerësoi më me vlerë gjetjet arkeologjike sesa ngritja e objekteve ushtarake. Dhe jo siç ka ndodhur e po ndodh gjatë këtyre 30 viteve, që betonohen gjetjet arkeologjike, merret vendim të prishet Teatri Kombëtar, digjen e dëmtohen nga uji fonte të BK, u betonua Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, vidhen eksponate historike në muze etj., dhe ministrat e Kulturës vegjetojnë të kënaqur në kolltukët e tyre. As që u shkon ndërmend të kërkojnë zbatimin e Ligjit apo, në pamundësi, të japin dorëheqjen si të paaftë për të mbrojtur sektorët e trashëgimisë kulturore.

Selim Islami ishte dhe mbetet modeli i një vizionari dhe i një misionari të shquar, që dha një kontribut të madh në përgatitjen e brezave të rinj të arkeologjisë sipas motos, që ta duan shkencën e arkeologjisë e të jenë të palodhur në gërmimet arkeologjike dhe të përdorin metodat shkencore e teknikat e bashkëkohore me dokumente e argumente, për të përcaktuar lashtësinë dhe epokat e zbulimit, si dhe të përdorin metodën krahasuese me të dhënat arkeologjike të kohës me vendet e tjera.

I kam takuar prof. Selim Islamin dhe prof. Skënder Anamalin në tetor të vitit 1980 në Prishtinë, kur ndodhesha për vizitë si ministre e Arsimit dhe Kulturës, e ftuar nga Kosova. Selimi udhëhiqte grupin e arkeologëve të Kosovës në gërmimet arkeologjike të qytetit të lasht Ilir të Ulpianës. Selimi bashkë me prof. Ymer Jakën, (ish sekretar për Arsimin, Kulturën e Shkencën në Kosovë) më kërkuan, që t’u zgjatej afati i qëndrimit për gërmimet arkeologjike në Kosovë.  Ai ishte i preokupuar, që t’i përfundonin punimet nga ana e tyre, sepse serbët i betononin e asgjësonin gjetjet arkeologjike ilire. Ishte sa i preokupuar aq edhe entuziastë me gjetjet arkeologjike, që kishin gjetur, duke përfshirë edhe emrin e lashtë të qytetit Ulpiana, po aq edhe për t’i përshpejtuar ato.

Ai ka dhënë një kontribut të madh në gërmimet arkeologjike në trevat shqiptare përtej kufirit. E kam takuar  në Simpoziumin “Etnokultura dibrane në shekuj”, i mbajtur në vitin 1994, ku Selim Islami foli me dokumente e për gjurmimet arkeologjike, që ishin bërë deri atëhere mbi fisin ilir të penestëve dhe shtrirjen e tyre gjeografike.

Më vonë u bëmë miq dhe u njohëm më përsëafërmi. Sa herë që shkonim për vizitë me Mehdiun, bashkëshortin tim, e gjenim të ulur përball Violetës, bashkëshortes së tij, një mësuese e talentuar e ciklit të ulët, duke shkruar. S’e harroj punën që bënte me shumë përkushtim e skrupulozitet Çdo ditë me orë të tëra, i ulur para tavolinës, duke shkruar me laps me një shkrim të bukur, për të hedhur në letër nga skedat dokumente e argumente shkencore të punimeve të tij arkeologjike në gjuhën shqipe dhe në greqishten e vjetër. Sa vlera shkencore mbartin ato shkrime!

Nga punimet e studimet arkeologjike, gjatë bisedave me të, më ka mbetur në mendje thënia e tij:”Shqipëria natyrale në Veri fillon nga Triestja dhe ne Jug shkon deri ne Gjirin e Ambrakisë në Greqi”.

Shpesh tek shtëpia e tij, hynin e dilnin disa miq të tij të shoqatës Çame. I priste me kënaqësi dhe i ndihmoi, që të hartonin programin dhe të njihnin të gjitha trevat e Çamërisë, që ndodhen padrejtësisht në Greqi. U shpjegonte se Çamëria shtrihet në Veri-Perëndim të Epirit në Greqi dhe si kryeqendër ka qenë dhe është Gumenica. Krahina e Çamërisë ka tri komuna si Filatin, Gumenicën dhe Sukin. Tani qarku i Çamërisë quhet greqisht Thespotia. Çamëria në Veri përkufizohet me Shqipërinë, në Lindje me Janinën dhe me Prevezën në Jug. Çamëria është një trevë e pasur dhe me shumë resurse natyrore. Ka shumë toka bujqësore që shtrihen në luginat qendrore dhe pjesën jugore e perëndimore. Çamëria ka dy lumenj të mëdhenj si Kalama i njohur edhe si Thiamis dhe lumi Gliqis ose i Frarit. Ka edhe dy lumenj të tjerë si Lumi Vovo dhe Lumi Pavle. Çamëria ka zona malore e kodrinore  me majat më të larta Shpaten 1644 m. dhe Kurillen 1658 m. Në Çamëri ka edhe krahina më të vogla gjeografike dhe etnografike si, Kastrina, Ahuret e Filati, Gropa e Gropa e KuÇit, Grikat (Grykat) Dangu, Shkalla e Sipërme e Shkalla e Poshtme, Suli, Shkopeti dhe Frari. Çamëria ka një klimë mesdhetare me dimra të ftohte dhe një klimë gjysëm alpine në pjesën lindore dhe në lartësi të larta Çamëria është më pak e populluar nga pjesa tjetër e Greqisë. Dihet se si Greqia e Çpopulloi Çamerin pas Lufte se Dyte Boterore, duke i perzene me dhune mijra e mijra shqiptare Çam ne drejtim te Shqipërisë dhe duke u përvetësuar edhe pasurite e pronat. Në vitin 1981 kishte 41.278 banorë dhe në vitin 2001 popullsia arriti në 46.091. (Në vitin 2011 Çamëria banohej nga 43.587 persona, ku duket një rënie e popullsisë.

Prania shqiptare në zonën që u njohën si Çamëri përmendet për herë të parë në një dokument venecian të vitit 1210, i cili thotë, kontinenti përball ishulliy të Korfuzit është e banuar nga shqiptarët. Kjo situatë është e njohur edhe nga fqinjë greqishtfolës të ishullit Korfuz, të cilët e konsideruan rajonin e Çamërisë të jetë  banuar nga popullsi shqiptare.

Në fillim të shekullit 19  popullsia shqipfolëse ortodokse dhe myslimane në Pashallëkun e Janinës e identifikonin veten e tyre me emërtimin etnik, si shqiptarë,dmth, ndryshe nga popullsitë e tjera të Ballkanit, që e identifikonin veten me përkatësi fetare. Në mesin e shqipfolësve ortodoksë filloi një proces që një pjesë e mëvonshme të shekullit 19 e 20-te ua bëri identitetin etnik fluid. Në rajonin e Çamërisë gjatë epokës së vonë osmane zona shqipfolëse fillonte prej pellgut të Lumit Kalama dhe duke zbritur në  drejtim të Jugut midis malit Kurilla dhe detit Jon, që përfshinte qarkun modem të Çamërisë. Ajo zonë e gjuhës shqipe vazhdoi më tej drejt jugut në drejtim të lumit Frar dhe në lindje në drejtim të pellgut të lumit Llur dhe malit Sul, dmth, në qarkun e sotëm të Prevezës. Selimi fliste me entuziazëm për sistemin demokratik, duke u shprehur:”Erdhi koha, që të flitet e shkruhet hapur për Çamërinë e viset e tjera shqiptare përtej kufirit”.

Mungesa e Selim Islamit gjatë 19 viteve ndihet, megjithëse ai ka lënë veprimtarinë e tij të shkruar, i cili ka qenë e mbetet si institucion e pikë referimi për brezat e ardhshëm në fushën e arkeologjisë.

 

***

*Tefta Cami ka qenë ministre e Arsimit dhe Kulturës ne vitet 1976-1987

Share This Article
3 Comments
  • Shoqja Tefta Cami ka qene e sterilizuar nga DOGMA ENVERISTE. Pra,ka qene shterpe.
    Ne kohen kur kjo gardiste e kuqe ishte ministre arsimi,asnje femije reaksionari,asnje femije kulaku,asnje femije bejleri agallari nuk mori te drejte studimi.
    Ishte ne vije te pare te luftes se klasave,besnike e diferencimit klasor te brezit te ri,roje vigjilente kunder cfaqjeve te huaja ne fushen e Arsim-Kultures..
    Ndryshe ishte Skender Gjinushi,qe me akordoi nje te drejte studimi me korrespondence nja 15 vjet pas matures.-Shko vazhdo shkollen,se nuk merrem une me gjysher e stergjysher,-me tha.
    Kjo nuk denjonte te kthente as pergjigje.
    Se cfare lidhje ka katundarja Gollobordes me arsimin dhe kulturen,kete vetem enver hoxha e dinte.

  • Demo, ndaj je i vonshem si ata femijet handikapat se edhe arsimin te mangut e paske, po ngele duke bere te madhin, kur krunde je qe kerkon te nxjerresh veten maje plehut e nuk mbete njeri pa e sulmuar. A ke pune tjeter ti o moster?

  • Te duket pune e bukur,qe kjo GJYTYRYME,qe rrezaton padijen,fanatizmin,obskurantizmin katundar,t`u shkaterroje jeten mijra te rinjve ne emer te luftes se klasave?
    eee Fonci,,kshu thu ti Fonxi?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *