Nderim Prof. Dok. Ajli Alushanit, këtij njeriu me përmasa hyjnore

redaktor

Zylyftar Hoxha

 

Para disa ditësh në amfiteatrin natyral, përballë Pallatit të Kulturës, në qendër të qytetit të Çorovodës, në Skrapar, me një cerëmoni të bukur dhe të veçantë iu dha titulli Qytetar Nderi një prej personaliteteve më në zë të kësaj krahine, por edhe përtej saj, të të gjithë Shqipërisë, kirurgut me famë, Prof. Dok. Ajli Alushanit.

Kishin ardhur me këtë rast, miq e kolegë të shquar të Profesorit, por edhe personalitete shtetërore si Ish-Presidenti Bamir Topi, ministri i Brendshëm Blendi Çuçi, Sekretari i i Akademisë së Shkencave, prof. Shaban Sinani, deputeti i zonës, Nasip Naço, ish-deputeti Spartak Braho etj.

Në fjalën e tij të rastit, me një skuqje të lehtë fajsie në fytyrë, kryetari i Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema, me shumë të drejtë tha se “jemi tepër të vonuar në vlerësimin e kontributit shumë të çmuar në shëndetin e popullit të Prof. Dr. Ajli Alushanit”.

Por, mos u shqetëso, do t’i thoshim kryetar Tikut, se ti e ndreqe, pasi, siç thotë populli, “më mirë vonë se kurrë”!…Po ai tjetri, që s’la piceri dhe paçeri, s’la këngëtar kabareje e tallavaje  pa dekoruar e vlerësuar me tituj Presidencialë dhe nuk i shkoi mendja, te bashkëkrahinari i tij, te miku i tij natyror, por edhe miku i të gjithë shqiptarëve, të cilit i bën lajka sa herë që e takon, dhe nuk i jep atë që ai ka hak, mirënjohjen, nderimin e popullit, në emër të të cilit ai “ngroh” atë vend të shenjtë.

Por Ajli Alishani, me atë natyrë rrezatuese humane, njerëzore, pse jo edhe hyjnore, as ka qenë dhe as është i shqetësuar për tituj dhe dekorata. Ai i “ka marrë” ato me kohë. Një titull në një kohë të tillë, të zhvleftësuar dhe të denatyruar, sado i lartë të ishte, për të do të ishte ofendimi më i rëndë dhe më i pariparueshëm. Ndërsa ai i Skraparit, po: ishte nderim në kohën dhe vendin e duhur.

Se Skapari di t’i të çmojë e vlerësojë bijtë e vetë më të mirë. Po di edhe t’i ndajë ata.

 Kush është Ajli Alushani

Ajli Alushani u lind në fshatin Gjerbës, më 7 maj1942, në një familje të njohur dhe me emër në të gjithë Skraparin.

Shkollimi

Studimet e para i kreu në shkollën 7-vjeçare, në vendlindje. Në vitin 1954-58 kreu shkollën e mesme mjekësore në Tiranë. Në vitin 1963 përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë dhe u diplomua “mjek i përgjithshëm”, më pas u specializua për sëmundjet e mushkërive dhe tuberkulozit. Menjëherë pas studimeve filloi punë në Shërbimin Shëndetësor, Skrapar. Në vitin 1967 filloi specializimin për Kirurgji të Përgjithëshme në Spitalin Kirurgjikal të Tiranës.

Karriera profesionale

 Në vitin 1968 emërohet pedagog në Katedrën e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe të Anatomisë normale në Fakultetin e Mjekësisë, ku dhe merr orientimin në Kirurgjinë e Zemrës.

Në maj te vitit 1971 aplikon, për herë të parë në Shqipëri, qarkullimin jashtë trupit të gjakut, me makinën zemër-mushkëri, duke krijuar kushtet e kryerjes së operacioneve në zemër të hapur, siç vazhdojnë  dhe aktualisht.

Karriera politike dhe shtetërore

Në vitin 1983-87, deputet i Skraparit në Kuvendin e  Shqipërisë, gjithashtu për 4 vjet ka shërbyer si  ministër i Shëndetësisë.

Në vitin 1991-92 deputet në Kuvendin e parë pluralist të Shqipëris. Më 1994 emërohet zëvendes president i  Shoqatës Italo-Shqiptare të Kirurgjisë Miniinvazive.

Specializime

Në vitin 1975 kreu një specializim  në shërbimin e Kardiokirurgjisë në Spitalin San Camillo të Romës-Itali.

Në vitin 1980-81 u specializua në Shërbimin e Kardiokirurgjise në Paris-Francë. Në vitin 1982 fiton gradën “Kandidat i Shkencave Mjekësore”.

Botime dhe veprimtari shkencore

Prof. Dr. Ajli Alushani është autor e bashkautor i shumë punimeve shkencore e klinike në shërbimin e kirurgjise  kardiovaskulare. Bashkautor në disa tekste mësimore për studentet; ka shkruar shumë artikuj shkencorë;  ka bërë leksione të nivelit universitar e pasuniversitar. Ka punuar në fushen pedagogjike dhe ka ndihmuar  në përgatitjen e kuadrove të rinj në Kardiokirurgji. Ka marr pjesë në konferenca  kombëtare e ndërkombëtare të organizuara nga Shoqata Shqiptare e Kirurgjisë Kardiake, duke qënë anëtar i shoqatave evropiane të Kardiologjisë.

***

Nga fjala e kryetarit të Bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema

Të nderuar pjesëmarrës!

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen tuaj në këtëceremoni.

Jam shumë i lumtur të kemi mbërritur në këtë moment të nderojmë një personalitet të përmasave të tij. Kemi pasur nevojë shumë si komunitet, si Skraparllinj për ta bërë këtë gjë, ndaj me gjithë solemnitetin që duhet të përshkojë një ceremoni të tillë, si kryetar i Bashkisë, sinqerisht, kërkoj një ndjesë publike, për këtë vonesë.

Formalisht ne nderojmë sot doktor Ajliun, por gjithkush që është sot në këtë shesh ka nderuar edhe veten, ndaj dhe është kënaqësi të shohësh kolegë, miq, deputetë, ish pacientë, qytetarë të Skraparit, të cilët me shumë përzemërsi duan të përshëndeten dhe shtrëngojnë duart me doktorin, aq shumë i njohur dhe i dashur në Skrapar.

Pavarësisht këtij titulli, unë dhe shumë të tjerë, e themi me bindje se ajo çfarë doktor Ajliu ka bërë në fushën e mjekësisë, veçanërisht në atë të kardiokirurgjisë, anjëherë nuk do të harrohet. Ai është ndër pionierët e krijimit të shërbimit të kardiokirurgjisë, një specialitet i vështirë dhe shumë sfidues. Profesionistë dhe njerëz si ai është vështirë t’i gjesh.

Mjekësia shqiptare në gjithë zhvillimet e saj, ne prezantimin e metodave novatore të trajtimit mjekësor, mbart edhe kontributin e vyer të doktor Ajliut, si mjek, si drejtues, si njeri dhe, për krenarinë e të gjithë ne, si Skraparlli. Një mjeku si ai, sado tituj e dekorata t’i akordosh, përsëri shoqëria i mbetet në borxh për atë çka dr. Ajliu i ka dhënë asaj gjatë gjithë jetës së tij.

Një karrierë e nisur në vitin e largët 1963, që kurse vendosi për herë të parë në qafë stetoskopin , këtë stoli të çmuar për mjekët, për të ardhur deri sot.

Nuk ka veprim më fisnik se sa të kujdesesh për atë që vuan nga një sëmundje, të kujdesesh për një fëmijë, për një prind, të bësh të lumtur një familje. I tillë, fisnik, është profesioni i mjekut. Fisnikëria është mbase virtyti kryesor i dr. Ajli Alushanit.

Në një event të ngjashëm si ky, jam shprehur se Skrapari është me fat pse këtej kanë dale mjekë me nivel të lartë profesional. Por, besoj se kam konsensusin e të gjithë atyre, të them se dr. Ajli Alushani është i pari ndër ta, jo vetëm si përfaqësues i denjë i Skraparit në fushën e mjekësisë në nivel kombëtar, por edhe pse për shumë prej tyre ka qenë shembulli, modeli, frymëzimi, udhërrëfyesi dhe mbështetësi kryesor në rrugëtimin e tyre profesional.

Pavarësisht se u largua herët nga Skrapari, Tirana dhe shtëpia e tij, mbeti përherënjë portë e hapur për këdo Skraparlli që pati nevojë për kujdes shëndetësor, duke e bërë kështu lidhjen e doktorit me Skraparin akoma edhe më të fortë.

Kudo ku është ndodhur doktori, në spital apo çfarëdo ambienti tjetër, i rrethuar nga miq dhe kolegë, Skrapari ka qenë aty, pjesë e pandashme e bisedës. Tek ai janë të mishëruara cilësitë dhe virtytet më të arrira të Skraparlliut.

Ajli Alushani është një emër i njohur, si mjek, si pedagog, si intelektual me profil të lartë, si Ministër i Shëndetësisë, si njeri i sakrificës, si pikë referimi që bënte gjithçka për të ndihmuar njerëzit në nevojë, pavarësisht origjinës së tyre. Kishte një mënyrë unike të sjelljes ndaj njerëzve, kushdo që ishin ata, nga më i thjeshti deri tek politikani apo shkencëtari. Ai ishte dhe mbetet elitë e elitës.

Asnjëherë, pavarësisht detyrave që ka ushtruar, nuk u shkëput nga profesioni, duke qenë përherë inspirues dhe injektues i harmonisë në ekipin që ka punuar. Dr. Alushani ka bërë shumë sa i takon integrimit të brezave në fushën e mjekësisë.

Një kombinim perfekt i profesionalizmit dhe mirësisë, që jo çdo kush e ka aq sa ai më ka bërë të mendohem se nuk do të kishte profesion tjetër që t’i kishte kaq hije dhe nur, Ajli Alushanit, sa ai i mjekut. I lindur për të qenë mjek.

I dashur doktor Ajliu,

Humanizmi dhe mirësia për ju nuk kanë qenë thjesht një akt apo një veprim, ato kanë qenë mënyra juaj e jetesës. Një jetë si e juaja, e jetuar plot ngjarje profesionale, sociale dhe publike, familjare dhe njerëzore, e jetuar për vete dhe për të tjerët, ia vlen ta jetosh.

Nga ky podium dëshiroj të përshëndes bashkëshorten tuaj Fatbardhën, ajo ka qenë pa dyshim pranë jush nëçdo sukses tuajin. Të përshëndes vajzën tuaj Almën, e cila jeton dhe punon në sistemin e shëndetësisënë Amerikën e Veriut, djalin tuaj, Dritanin që tashmë është në kulmin e tij të karrierës si mjek kirurg, i cili, në mënyrë më direkte se e motra, do të avancojë më tej traditën tuaj familjare, si konkretizim i shprehjes “bëmë baba të të ngjaj”. Jam i bindur se ke qenë për ta babai dhe idhulli njëkohësisht. Jeni më se i përmbushur nga ky aspekt, doktor. Lum si ju!

Të tjerë pas meje do të kenë mundësinë të thonë atë që ata ndjejnë për doktorin. Ndaj do ta mbyll këtu duke thënë se, e kam të vështirë të gjej fjalët e duhura të shpreh mirënjohjen dhe respektin për gjithçka ju keni bërë për shoqërinë, doktor. Kjo certifikatë dhe ky pllakat janë thjesht një simbol modest i mirënjohjes dhe falënderimeve të thella që jo vetëm ne këtu, në Skrapar, në vendlindjen tuaj, por e gjithë shoqëria shqiptare ka ndaj jush. Jam i ndërgjegjshëm që është pak. Ju meritoni shumë më shumë. Ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë.

Ju faleminderit të gjithëve!

 

 

Share This Article
11 Comments
  • NJE MJEK MEDIOKER QE MBETI.FSHATAR NE MENDESI GJITHE JETEN
    TI BEJ DUHA SULO GRADECIT QE E KATAPULTOI NGA FSHATI NE BLLOK
    PER ATA QE E NJOHIN NGA AFER QE NJE PUSHT KLASIK.ME TEPER SE NJE MJEK I ZAKONSSHEM I BREZIT TE TIJ

  • Me te lumte ajo mendie komanduar ate PENE i nderuar Zylyftar Hoxha,sjelle kete mesash URIMI per te nderuari Dr Pr.Ali Aljushani..kranari e mjekesise sone,si bir i Skraparit verte SKRAPARLLI pasues RILINDASIT sa Luftetaret e atdheut me Luften N.Cl.Kreatyre. Faleminderit pjesnareesve ne ate aktivitet sa nderimin bere asaj figure emblematike se pari NJERI.
    Ne emer te mbi 100 *Pasues veterane*te Torontos e pershendes e i uroj mbrodhesi Atij dhe Atdheut TONE . *Pasuesi Veteran*85 vjecar ne atdhe kete NENDOR;

    Tirane 20-Nendor – Dhimiter M.Xhoga-Guri Naimit D.

  • “Ky njeri me permasa hyjnore ” !!!!????? Per te qeshur e vajtuar. Ky “hyjnori” u be deputet e shkoi jashte per disa specializime e u be minister shendetesie per t’i sherbyer sa me mire udheheqjes, per te ruajtur sa me me mire fondet per dergime jashte ne klinikat e huaja te njerezeve te udheheqjes dhe familjaret e tyre. Te udheheqjes dhe njerezeve te tyre dhe per nje pucer ky “hyjnor” i dergonte ne austri, zvicer e kryesisht Paris. Njerez te thjesht qe mund te shpetonin nga nje trajtim jashte, liheshin te vdisnin. Ky “hyjnori” thoshte beni komisionin mjekesor por mos vendosni per jashte por te trajtohet ketu ne shqiperi pasi nuk kemi fonde per kete kategori i kemi per te tjere. A ju kujtohet o mjek qe ishit servila ne ate kohe keto veprime te ketij te “shenjti ” Une kam fakte ne kundershtim te paraqitjes te ketij te shtremberuari e jo te “shenjti”. Te na rrojne shtremberuesit si puna e ketij shkruesi anti realitet se na duhen te gajasemi.

  • Perdorimi i epitetit “hyjnor” eshte teresisht i egzagjeruar dhe absolutisht i papershtatshem ne kete rast. Mire autori, po ju te gazetes mund ta kishit pikasur dhe korrigjuar kete gomarllek.

  • Profesor Gace dhe Ajli Alushani , dy mjeke me emer , kane meriten e padiskutushme ; sepse e shndruan kirurgjine e zemres ne nji gje te zakonsheme edhe ne vendin tone! Metet dhe ndoshta edhe Berishet ,nuk mund te vleresonin keto figura me shume se vehten e tyre , se nuk i linin “servilet’ qe u shkojne ende nga pas!
    Urime Dr. Alushani:per mjek e njerez si ju ka nevoje sot vendi me shume se kurre!
    Fatmir Xhamallati!

  • C`jane keta komentues idjote qe politizojne gjithecka ? ! Ne se nuk iu ben zemra te thone nje fjale te mire , le ta mbyllin ate hale qe kujtojne se e kane goje dhe te ulin koken si qener te zgjebosur . Ajli Alushanin une nuk e kam njohur personalisht , qe mane verbuar nga urrejtja
    aq sa nuk mndajne dot se cfar eshte ne mire dge cfar eshte e keqe per gjithe shqiptaret , perfshire edhe keta qe lehin .Do te mjaftonte edhe kaq sa thuhet ketu , per ta nderuar me respekt te thelle kete zoteri , qe ka kontribuar gjithe jeten per shendetin e shqiptareve dhe ne fushern e shkernces mjekesore . . Rrofsh gjate e me shendet te plote z. Ajli Alushani .

  • Nese do qe ta fyesh nje njeri pulikisht thusji apo veri epitetin qe nuk e meriton. Te besh hyjnor doktor Hajli Alushanin do te thote qe te kane ikur mend e krese. Po pse e fyen mjekun nga ana tende o Zylyftar? Po gazeeta Dita pese nuk nderhyn kur ky i rrjedhur ben gafa te tilla? Pika gazetes e pika Zulyfatrit qe nuk di nfga lidhet gomari.

  • Ministri i vetem ne kohe te Enverit dhe Ramizit qe banonte ne nje apartament te thjeshte prane Kinostudjos! Por c’e do, se shumicen e jetes e kaloi neper zyra dhe jo si mjek!

  • Më mallëngjeu ky shkrim për Njeriun Ajli. I thjeshtë, i përkushtuar dhe i aftë SI AI.
    Kam patur fatkeqësinë në vitin 72 të shtroj tim bir, Kastriotin, për operim në zëmër. Ishin vitet e para që kryheshin këto operacione.
    Ekipi i mjekëve, i drejtuar nga profesor Gaçe, kishte mjekë të jashtëzakonshëm si Rosheni, Zogu, por fati ynë e desh që të ishin dhe tre skraparllinj si Për Dr Ajliu dhe dhe dy mjekët e sapo emëruar Dr Isai dhe Dr Muharrem Nonaj.
    E pa konceptueshme sot, kur djali ishte në rrezik serioz, të tre këta mjekë i ndëjtën tre ditë pranë pa i larguar nga pavioni.
    E çfar mund tu regoj më shumë atyre zëmër zinjve që edhe në këtë rast nderimi modest nderi

  • Urimet me te mira Doktor Ajliut dhe familjes se tij!
    Sigurisht një nderim i vonuar per nje burrë të urtë dhe profesionist duarartë me rrënjë në malet e Skraparit, prej te cilëve ka trasheguar krenarine e Tomorit dhe të qënit kristal si uji i Bogovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *