Nderim special për Johan Cruyff në miqësoren Holandë-Francë

Dita

Holanda dhe Franca zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre në “Amsterdam Arena”.

Por, ajo që ra në sy në këtë takim ishte ndalimi i ndeshjes në minutën e 14 dhe kjo ndodhi për të nderuar të madhin Johan Cruyff, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. U zgjodh minuta e 14, pasi ishte numri që ai mbante në bluzë me kombëtaren. Për rreth 60 sekonda, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë dhe duartrokiti për herë të fundit një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

Legjenda e futbollit holandez dhe atij botëror, një prej emrave që janë shkruar me germa të arta në historinë e sportit më popullor në planet, u nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një kanceri në mushkëri.

Cruyff ndryshoi futbollin dhe shënjoi një epokë me Holandën dhe Ajaksin dhe në Katalonia emri i tij ngjall ende respekt si një simbol i lojës së bukur.

Me kombëtaren holandeze, Johan Cruyff, luajti për 11 vjet me radhë, me një peng të madh në jetë, finalen e humbur ndaj Gjermanisë Lindore në ndeshjen epike të vitit 1974.

 

https://youtu.be/QUjH5pt8g4U

Share This Article
1 Comment
  • Para 500 vjetesh shkrimtari anglez John Donne do te shkruante:
    Kur bien kembanat,kur dikush mbaron,mos harro se ato bien dhe per ty.
    Dhe kur fizikisht largohet nje magjistar i vertete qe kufijt e sportit i dimensionoi dhe i bashkoi me ato te artit dhe shkences,ahere ke nje perjetim teper te ndjere te ndodhjes reale midis mistikes se vdekjes dhe materiales se mbetur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *