Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Timo Lutaj shkruan qartë e ngrohtë si gazetar. Në ato ngjarje të 14 shtatorit të cilat i mbaj mend pikë për pikë siç i tregon Timoja, mund të them se vetëm Timoja mund të dëgjohej, të tjerët ishin lidhur ngushtë me pushtuesin e mjetit më të madh të komunikimit publik, Sali hajvan Berishën. Cila është e keqja jonë e madhe? Ne e lëmë të pandëshkuar krimin dhe ai vazhdon të pjellë e të pjellë monstra të tjera pambarim. A mund të ketë Rilindje mbi tokën e mbushur me monstra? A mund të ketë Rilindje me Pollo televizivë, me Reis Çiço e me shejtanë që moralin kombëtar e përdhosën në emër të interesave të vockla, të ca farave që iu hodhën si minjve? Nderime Timo për shërbimin që i bën memories për çështje që as duhen harruar, as duhen lënë pa ndëshkim.
