Nga Shaban Murati
Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në 22 korrik u dërgoi zyrtarisht institucioneve kryesore të Kosovës letrën e tij të dorëheqjes, nuk ka qenë e beftë për qarqet diplomatike europiane.
Që do të shkohej në këtë pikë, nuk vihej në dyshim. E vetmja gjë, që nuk dihej, ishte koha. Madje zgjatja e këtij momenti u dha shkas teorive konspirative ballkanike në Beograd, ku ministri i jashtëm serb Daçiç fantazonte se pas taksës së Kosovës ndaj Serbisë qendronin SHBA.
Sinjalet ndërkombëtare se diçka duhej ndryshuar në Prishtinë ishin dhënë prej kohësh. Në janar të këtij viti Uashingtoni i refuzoi kryeministrit Haradinaj vizën e hyrjes në SHBA. Në 29 prill 2019 në samitin e Berlinit presidenti i Francës në një moment shpërthimi në konfliktin verbal me kryeministrin Haradinaj iu drejtua atij me fjalët: “Ti je në një pozicion, që nuk mund të kërkosh asgjë”.
Dështimi i samitit të planifikuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti Makron për dialogun Serbi-Kosovë në Paris në 1 korrik i vuri kapakun me një lëvizje të detyruar për të ardhur tek formula e famshme diplomatike e kohës së luftës së Vietnamit “Hiqni ujin rreth peshkut”.
Në qarqet diplomatike pranohet se thirrja për intervistë nga prokuroria speciale është një pretekst diplomatik dhe jo juridik, sepse asnjë ekspert penal nuk mund të pranojë që një person mund të akuzohet tre herë për të njejtin faj, në një kohë që Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm dy herë nga Tribunali i OKB, Gjykata për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Është për t’u habitur që nga deklarata e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj nuk lexohet shpjegimi i qartë dhe i thjeshtë, që i bën vetë kryeministri shkaqeve reale të dorëheqjes së tij: “Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia. Ndarja apo Dodik republika janë të papërballueshme për Kosovën”.
Kryeministri e jep qartë adresën e detyrimit për të dhënë dorëheqjen, që kuptohet se është diplomatik dhe jo juridik.
Në situatën e re të krijuar, përtej debatit për gjykatën speciale dhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, është e nevojshme të përqendrohet në thelbin dhe në dinamikën diplomatike të kësaj rrethane të re. Duhet pranuar se qeveria e Kosovës nuk e zhvilloi siç duhet lojën diplomatike në arenën ndërkombëtare në përshtatje me rrethanat e reja, që u krijuan pas vendosjes së taksës së drejtë, por të vonuar dhe të vetmuar ndaj Serbisë.
Në kampin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, siç dihet u krijuan dallime midis dy grupe shtetesh perëndimore lidhur me mënyrat e arritjes së dialogut dhe të marrrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës. Grupi i parë i aleatëve atlantikë, me SHBA dhe Francën, ishin dakord që të pranonin një marrëveshje të dakorduar midis vetë Serbisë dhe Kosovës, qoftë dhe me ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve, nëse vetë dy shtetet binin dakord.
Grupi i dytë i aleatëve atlantikë, me Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe, ishin për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës, e cila të mos prekë statusin e kufijve midis dy shteteve, sepse do të krijonte një precedent të rrezikshëm pastabiliteti në Ballkanin e paqendrueshëm.
Sa kohë që heqjen e taksës apo pezullimin e saj e kërkonte vetëm grupi i parë i shteteve aleate, mund të pranohet se Prishtina mund të vazhdonte me qendrimin e saj për mbajtjen e taksës. Por kur me kërkesën për pezullimin e saj u bashkua edhe Gjermania dhe Britania e Madhe, kjo ndryshonte analizën e hartës diplomatike të çeshtjes dhe qeveria e Kosovës duhet të kishte reflektuar. Për shtetet e vogla dhe të mesme koha e qendrimeve singulare në marrëdhëniete ndërkombëtare ka përfunduar në mesjetë.
Nëse në kampin e shteteve aleate të NATO-s kanë arritur në një qendrim unik për pezullimin e taksës, kjo do të thotë që në planin diplomatik Prishtina duhej të kishte marrë kthesën dhe ta kishte pranuar sugjerimin e përbashkët të aleatëve.
Ka një praktikë ndërkombëtare të konfirmuar nga historia moderne e Ballkanit dhe e rajoneve të tjera të botës. Ndërkombëtarët e fuqive të mëdha e kapin lepurin me qerre. Ata kanë një mijë e një instrumente për të detyruar shtetet e vegjël dhe të mesëm që të respektojne interesat gjeopolitike të fuqive të mëdha. Në rastin e aleatëve të NATO-s, falë të cilëve kemi edhe çlirimin, edhe pavarësinë e Kosovës, Prishtina nuk duhet të kishte mbrritur deri në sfidimin kategorik të të gjithë aleatëve atlantikë për pezullimin e taksës.
Me pezullimin e përkohshëm të taksës i hiqej Serbisë preteksti për bllokimin e dialogut dhe në tavolinën e bisedimeve mbahej qendrimi i vendosur i konfirmimit të njohjes reciproke si kushti i parë i arritjes së marrëveshjes përfundimtare.
Është vërtetë e habitshme që bashkësia ndërkombëtare e bëri të vetin pretekstin e Serbisë për bllokimin e dialogut nga taksa ndaj mallrave serbe si shkak kryesor të ndërprerjes së dialogut. Është absurde, sepse gjatë tetë vjetëve para taksës janë zhvilluar bisedimet zyrtare në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE dhe ato për shkak të qëndrimit bllokues të Beogradit nuk çuan aspak në marrëveshjen përfundimtare të njohjes reciproke.
Pra nuk është faji i taksës. Faji kryesor qendron tek BE, e cila nuk u dha objektiv të caktuar dhe kalendar politik të caktuar këtyre bisedimeve. Bisedimet e Brukselit shërbyen si alibi e Serbisë për të fituar statusin e shtetit kandidat në BE dhe hapjen e bisedimeve të pranimit në BE. Më e keqja është se gjatë kësaj periudhe të bisedimeve dypalëshe në vend-numëro në Bruksel, Serbia arriti me ndihmën e diplomacisë së përçarë europiane të përmbyste raportet reale dhe të merrte iniciativën diplomatike në shkallë ndërkombëtare dhe të sanksionojë pozën e viktimës.
Është rasti i parë në historinë diplomatike europiane që shteti agresor, që ka ndërmarrë gjenocid dhe spastrim etnik ndaj një populli, të fitojë jo vetëm “simetrinë e fajit”, (teoria idiote e diplomacisë europiane për fajin e njejtë të të gjithëve në luftrat në ish Jugosllavi), por edhe të pretendojë veten si viktimë e popullit, që sulmoi.
Natyrisht ky paradoks diplomatik është bashkëfajësi e diplomacisë europiane, por edhe bashkëfajësi e diplomacisë dhe e qeverisë së Kosovës. Nuk kishte asnjë arsye që Prishtina të ndërmerrte taksën aq vonë në vitin 2018, në një kohë që mund ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013, kur Serbia nuk zbatoi marrëveshjen e njohur të 19 prillit 2013, ku pranonte anëtarësimin e Kosovës në BE.
Prishtina mund ta kishte ndërprerë bisedimet, qysh kur Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, apo kur Serbia bllokoi anëtarësimin e Kosovës herën e parë në Interpol, apo kur Serbia nisi fushatën idiote ndërkombëtare të tërheqjes së njohjeve të shtetit të pavarur të Kosovës. Prishtina mund të kishte bllokuar bisedimet me kushtin e çfuqizimit nga Serbia të fletë-arresteve për udhëheqësit kryesorë të Kosovës, në zbatim të të cilave Franca në janar të vitit 2017 arrestoi kryeministrin Ramush Haradinaj.
Prishtina duhet të kishte vepruar në mënyrë energjike në planin e brendshëm dhe të jashtëm për të mbajtur të kryqëzuar si shtet agresor Serbinë dhe kjo rrethanë duhet të ishte themeli i bisedimeve dhe i trajtimit ndërkombëtar të Serbisë.
Prishtina bëri gabimin e madh që pas pavarësisë nuk zhvilloi një gjyq për krimet dhe për kriminelët serbë, që ndërmorën gjenocidin dhe spastrimin etnik në territorin e Kosovës. Dhe është arritur në një pozitë sureale, ku drejtuesit e UÇK, që mbrojtën popullin nga agresorët serbë, shkojnë nëpër gjyqe të sajuara ndërkombëtare, kurse udhëheqësit e tanishëm të Serbisë, që kanë qenë ministra të qeverisë së kriminelit të madh ndërkombëtar Millosheviç si presidenti Vuçiç dhe ministri i tij i jashtëm Daçiç, mbajnë leksione morali në OKB dhe në forumet diplomatike ndërkombëtare.
Duke qenë se Prishtina u kujtua shumë vonë t’i vinte kushte Serbisë në fund të vitit të kaluar, ajo nuk u mobilizua në frontin diplomatik ndërkombëtar, por u përqendrua në frontin e brendshëm partiak dhe elektoral, duke mos mundur të krijojë as kohezionin shtetëror dhe as kohezionin kombëtar për një politikë të re kombëtare në rrethanat e reja.
Në këtë ngatërrim prioritetesh Prishtina sanksionoi çarjen e palejueshme për çeshtjen kombëtare midis institucioneve të presidentit dhe të kryeministrit, gjë që e dobësoi shumë pozitën diplomatike biseduese të Kosovës. Prishtina nuk arriti të krjojë sintoni shtetërore dhe kombëtare as me Shqipërinë lidhur me rrethanat e reja të dialogut me Serbinë, në një çarje që Prishtina dhe Tirana pa pikën e përgjegjësisë shtetërore dhe në mungesë të plotë të vetëpërmbajtjes diplomatike ia lejuan vetes ta afishonin publikisht në samitin e Berlinit në 29 prill 2019.
Punët ndërkombëtare dhe diplomacia kanë dhe duhet të kenë kufij të ndarë qartë nga interesat e ngushta partiake dhe elektorale. Në Kosovë ta kenë të qartë rendin e parë të prioriteteve kombëtare dhe shtetërore dhe pastaj të shkojnë te prioritetet elektorale dhe partiake. Cilado që të jetë dinamika politike pas dorëheqjes së kryeministrit, me qeveri të përkohshme apo me zgjedhje të parakohshme parlamentare, të gjitha palët që pretendojnë të udhëheqin Kosovën duhet të kenë parasysh një gjë. Ka ardhur koha që të pranohet sugjerimi unik atlantik për pezullimin e përkohshëm, qoftë dhe tremujor i taksës ndaj Serbisë.
Së pari, për të rakorduar veprimtarinë diplomatike me aleatët e NATO-s, dhe së dyti, për të vënë Serbinë përpara provës së dialogut. Ndërkombëtarët kanë dhe gurin, edhe arrën, dhe kurrrë në politikën jashtme nuk duhen bërë armiq të gjithë. Ndërkombëtarët e kapin lepurin me qerre.
Krerët e politikës në Prishtinë dhe në Tiranë nuk duhet të gënjejnë veten me botën virtuale të luftës me mullinjtë ndërkombëtarë të erës. Pyetini po të doni Sllobodan Milosheviçin, Sadam Hysenin, Hosni Mubarakun, Muamer Gadafin, etj., të cilët do të ishin gjallë, nëse do të ishin të bindur se koha e kalorësve të mesjetës, që luftojnë kundër të gjithëve, ka mbaruar qysh kur Servantesi shkroi Don Kishotin. “Vetëm të ha ujku”, thotë një proverb i vjetër shqiptar.
*****
Botuar në Dita. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni njëherë në javë në Dita print dhe online. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
https://mentealternativa1.blogspot.com/
Shqiptaret jane te pa afte por ligesine me te madhe e kane Europa, Serbia dhe Greqia.
Ilyria me Y Greke zoti me comentin “Iliria e bashkuar” eshte pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke dhe mos ngatero Kekun me Byrekun ne kete rast Greqine e Lashte vendase me Sllavet pushtues,Amerikanet,Turqit dhe turkoallvanosat.
Qe te gjithe juve nuk kini te drejte morale te Zotit se jini kolonizatore.
Ilyret nuk ishin as Arabe ne Identitet,as Servila as spiune,as tradhetare,por krenare per Historine,Identitetin,Mithollogjine e tyre Greke.
Te mohosh Polis (keshtu i thonin Qitetit Ilyret) ne nder te Perendise Greke te Apollonit ne Fier,te Buthrotos ne Sarande,te Artemises petendeshes Greke etj tregon nivelin se cfare popola (popull) I degjeneruar jini katandisur.
Keto shtete (State) sic thashe qe nga Serbet Shkupi Turqit,Amerikanet,Cifutet etj nuk kane lidhje me vendin e pushtuar dhe jane te mallkuarit e Zotit.
Sa per artikullin ne fjale,zori Murati nuk kupton (kapito) qe ky shtet myslimane I quajture Al- bania u krijua nga Turqia dhe turq si Ismail Vlora per interesat e armiqve te Ilyrise si Italianet Austriaket Turqit.
Marredhenia e Al-banistanit dhe Kosovistanit me Evropen sidomos varet nga marredhenia me Baba Sulltanin,po u kris kjo marredhenie ne Baben edhe me Pashallekun e Saj eshte e natyrshme,gjerat kane ndryshuar.
Kosivistani duhet te ndaje m.j endjen,ose me Evropen,ose me Turqine te dyja nuk shkojne.
Deri dje mundej,por sot me Cifutet qe I kane syte te shkaterrojne Turqine duke shkaterruar Sirine dhe te gjitha shtetet Arabe me histori si Libya,Iraku,etj eshte problem edhe me Al-banistanin.Amerika do ti shkepuse vendet Sllave te Ballkanit nga Rusia,se sa do tja “arrije” kete do ta shohim.
Prandaj edhe pushtuesit Serbe apo Shkupi ne Ballkan nuk kane diferenca me Turqine apo Ameriken po ti referohemi te Drejtes se Zotit.
Shabe !
…nderkombetaret, por edhe qeverite, jo vetem qe e zejne leprin me qerre por ene i thone ke cila rrote ta fusi koken.
Analize e shkelqyer e prof.Shaban Muratit.Sot ne politik kemi hije diletante dhe jo figura prestigjioze.
Nderkombetaret krijojne dhe perkrahin vampira komunist si saliu e co edhe nuk se cfare ti bejne!!!!!!
Kujtohen shume vone per lepurin qe te shqyen….
BRAVO E MADHE Z. SH.MURATI.RAMUSHI VEÇ LUFTES,PER ASGJE TJRTER NUK VLEN.
-KOSOVARET U MOREN ME NJETI-TJETRIN SE KUSH DO ISHTE NE QOSHE PER AHENG DASME E JO PER FATET E KOSOVES.
-KUNDERSHTIMI I FAKTORIT ND/KOMBETAR PER TAKSEN SERBE ISHTE MIOPI POLITIKE E RAMUSHIT POR DHE TE OPOZITES NE TIRANE QE E MBESHTETEN ATE.
-PER TAKSEN U KRITIKUA EDHE KM RAMA SE GJOJA ISHTE KUNDER RAMUSHIT NE SAMITIN GJERMAN.
-HEQJA E TAKSES PRRKOHESISHT DO ISHTE NJE PROVE E QARTE EDHE PER SERBIN,POR QE NUK U SHFRYTEZUA NGA POLITIKA QORRE E DY SHTETEVE SHQIPTARE.KJO DO TE THOT SE NE POLITIKEN E JASHTEME JEMI DILETANT.DHE KJO DO KOHE TE RIPAROHET,PASI SERBIA KA MBESHTETJE ME TE GJERE ND/KOMBETARE.
-DHE RAMUSHI TASHME DUHET TE QENDROI NE OPOZIT PERGJITHMON.
-DHE PSE RAMUSHI E SHOKET E TIJ TE LUFTES-UÇK..DUHET TE DINE MIRE SE DOSJET PER GJOJA KRIME LUFTE TE ÙÇK NDAJ USHTARVE SERB..JANE PREGATITUR NGA POLITIKANI SOTEM SHQIPTAR QE DJE PUNONTE NE UNMIK-KOSOVE,QE B.PUNOI ME KARLA-DEL-PONTEN E ME PAS-DIK MARTININ.SHTEPIA E VERDHE NE BURREL..SOT ESHTE BERE E BARDHE.POR HISTORIA NUK HARROET.AJO DO FLASI TROÇ DIKUR.
Nderkombetareve iu hipen vete lepuri ne
qerre ashtu si ne Kosove edhe ne Shqiperi.
Sh.M kujdeset mos thote me Aleatet por Nderkombetaret. Se ne fakt jane ato qe vetquhen Alate qe nen qerren e tyre kane kapur jo lepur, por Kosoven.
Sh.M me tej kritikon indirekt Haradinajn pse nuk hipi ne qerren e Aleateve Nderkombetare dhe te pranonte gjithcka ata i diktojne. Sh.M pra i kerkon Haradinajt te behej Thaci, nje sherbetor me kohe te plote i c’do urdheri qe i vjen nga Nderkombetaret. Sh.M nuk do te kuptoje se ne politike ka dhe idealiste, jo vetem sherbetore. Dhe Haradinaj eshte idealist, eshte patriot qe nuk shet interesat kombetare per tu zvarritur ne post kryeministri.
Tani nje pyetje per Sh.M : A eshte normale trysnia per te hequr taksen mbni mallrat serbe dhe te behet dialog me nje Serbi qe nuk njeh Kosoven te pa varur?
Nga pergjigja do kuptohet se kush eshte qerrja dhe kush jane lepujt maje qerres.
Ilyria me Y Greke zoti me comentin “Iliria e bashkuar” eshte pjese e Historise dhe Mithollogjise Greke dhe mos ngatero Kekun me Byrekun ne kete rast Greqine e Lashte vendase me Sllavet pushtues,Amerikanet,Turqit dhe turkoallvanosat.
Qe te gjithe juve nuk kini te drejte morale te Zotit se jini kolonizatore.
Ilyret nuk ishin as Arabe ne Identitet,as Servila as spiune,as tradhetare,por krenare per Historine,Identitetin,Mithollogjine e tyre Greke.
Te mohosh Polis (keshtu i thonin Qitetit Ilyret) ne nder te Perendise Greke te Apollonit ne Fier,te Buthrotos ne Sarande,te Artemises petendeshes Greke etj tregon nivelin se cfare popola (popull) I degjeneruar jini katandisur.
Keto shtete (State) sic thashe qe nga Serbet Shkupi Turqit,Amerikanet,Cifutet etj nuk kane lidhje me vendin e pushtuar dhe jane te mallkuarit e Zotit.
Sa per artikullin ne fjale,zori Murati nuk kupton (kapito) qe ky shtet myslimane I quajture Al- bania u krijua nga Turqia dhe turq si Ismail Vlora per interesat e armiqve te Ilyrise si Italianet Austriaket Turqit.
Marredhenia e Al-banistanit dhe Kosovistanit me Evropen sidomos varet nga marredhenia me Baba Sulltanin,po u kris kjo marredhenie ne Baben edhe me Pashallekun e Saj eshte e natyrshme,gjerat kane ndryshuar.
Kosivistani duhet te ndaje m.j endjen,ose me Evropen,ose me Turqine te dyja nuk shkojne.
Deri dje mundej,por sot me Cifutet qe I kane syte te shkaterrojne Turqine duke shkaterruar Sirine dhe te gjitha shtetet Arabe me histori si Libya,Iraku,etj eshte problem edhe me Al-banistanin.Amerika do ti shkepuse vendet Sllave te Ballkanit nga Rusia,se sa do tja “arrije” kete do ta shohim.
Prandaj edhe pushtuesit Serbe apo Shkupi ne Ballkan nuk kane diferenca me Turqine apo Ameriken po ti referohemi te Drejtes se Zotit.
Po z. Murati e thote ” perkohesisht” sa te rivendosen urat..etj. more zotni.
Shkelqyer !!! …..Do ta enderroja nje president me kete qartesi , diplomatike ,intelektuale dhe patriotike …nje president te te gjithe Shqiptareve
Kryeminister o Dash, presidenti eshte honorifik, apo jo honorifik, sic e kemi ne te vertete, Kryeministri ben politiken e shtetit, dhe ky i tanishmi qe kemi ben vetem leke me PPP, te tjerat hani koken. SHtetin e ka marre lumi me kohe, sherbetore te bindur te grekut dhe serbit
Sakte.
Curculli ka thene” Shtetet e vogla nuk jan vendimarese, Ceshtjet i zgjidhin shtetet e medha”
Shiko Filmin shqiptar’ si e spostojne ne sofer te vobektin dhe fukaran ”
Keshtu eshte Kosova.
Zgjidhja eshte te behet referendum qe te jet shtet i i SHBA-ve.
Sakte.
Curculli ka thene” Shtetet e vogla nuk jan vendimarese, Ceshtjet i zgjidhin shtetet e medha”
Shiko Filmin shqiptar’ si e spostojne ne sofer ne dasmen e fshatit te vobektin dhe fukaran ”
Keshtu eshte Kosova.
Zgjidhja eshte te behet referendum qe te jet shtet i i SHBA-ve.
Ndersa me sakte e ka thene populli shqiptar se,
-“Me mire MUT se sa i vogel”!
Po Enveri….?!
Ha ha ha haaaaa!
Analize e drejte, por fajin nuk e kane kosovaret, pavaresisht ceshtjve te brendshme qe paraqet cdo shte.
Fai eshte kryekeput i BE.
Nuk jane ne gjendje te zgjidhin asnje konflik, pervecse jane penduar qe e kane njohur Kosoven.
BE po afrohet me Rusine, se edhe Rusia ne Europe eshte.
Shkesi eshte Franca qe po pozicionohet hapur kunder SH.B.A-se.
Por Ramush Haradinaj ka dale i fituar politikisht, jo vetem ne aspektin personal, por edhe ne aspektin kmbetar, kjo eshte dhe arsyeja e doreheqjes se shpejte.
Sepse u largua pa e hequr taksen, nderkohe, taksa do te hiqet ose pezullohet nga qeveria tjeter dhe gjerat nuk do te ndryshojne ne bisedimet e ardhshme me Serbine, sepse Serbia nuk ka ne plan ta njoh Kosoven, bile edhe ne rast se shkembehen territoret.
Me shkembimin e territoreve, Serbia do te kerkoje bashkimin e Kosoves se mbetur me Shqiperine , qe te fitoje politikisht; te kerkoje bashkimin e Republikes Serbska me Serbine e me pas dhe marrjen e Malit te ZI.
I lexuar si shkrim i një diplomati, ku gjithsesi përshkrimi i sjelljes së qeverive të Kosovës bëhet pa dorashka diplomatike, prapë lihet diplomatikisht të kuptohet që gjykata speciale fshehtas është e varur nga qeveritë e fuqive të mëdha, të cilat e përdorin jo thjesht për të vënë drejtësi po sidomos edhe për të goditur e hequr qafe qeveritarët e pabindur ndaj këshillave apo urdhërimeve të tyre. Pra, na shesin moral për gjyqësor të pavarur dhe prapa krahëve të “qorrave” të vegjël e përdorin gjyqësorin si gur shahu për të bërë mat këdo që duan ta shohin të mundur.
Komentet e prishin bukurin,saktesin e nji analize te persosun.
Te pershendes per vizionin dhe parashikimet qe analizon me sa vertetesi.
zoti “usta Murati”
Je profesionist i nivelit larte ne fushen dipllomatike por je i denuar te mos thuash te verteten por ti BIESH RROTULL E RROTULL….se per kete paguhesh.
.
Dhe Euro-amerika apo natoatllantikasit jane te denuar qe popullit me proamerikan ne europe sic jemi ne shqiptaret ti bejne hile..por me lezet ama..
.
I bejne hile pasi Fuqite e Medha duke perfshire dhe Ameriken gjate gjithe historise NUK KANE MIQESIRA POR INTERESA..pra uk jerdh kush se je populli me proamerikan …apo ulurinit ne 1991 E DUAM SHQIPERINE SI EUROPA DHE AJO JU FUTI TE GROPA..dhe fajin
.
Marim nje shembull:
Amerika ne 1949-1991 kishte mardhenie vellazerore me Jugoserbine dhe sulmonte Shqiperine..biles ne 1991-1992 nga vendkomanda e Beogradit erdhen emisaret e saj te pare nga Rajersoni kristofer hillat..wisnerat e deri te elez serbibiberaj..
Pas 7-8 vjetesh shte Amerika qe sulmoi Beogradin ne 1999 por kishte keto dhe keto Hajredinet si rezerviste te saj dhe kjo nuk duhet harruar..
.
.
Kur shikoj kete” shume zhurme per asgje” ne lidhje me trekendeshin Tirane-Prishtine-Beograd mendja me shkon per dy gjera kryesore:
E para:
Deklarata e nje politikani te larte serb qe tha tekstualisht : Nqs do ta dinim qe kosovaret do te abuzonin me “kosova republike ” sic vepruan pas vitit 2000 ne do ja kishim plotesuar
kete kerkese qe ne 1981..
E dyta:
Shume koqevare ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste& elezbiberiste kane 50 vjet qe na cane bythen (mos na falni per shprehjen) qe Enveri ja la Kosoven Titos ne 1945-1946…Kur dihet qe shqiperia atehere ishte me financa zero dhe 90 perqind e vendit me 980 mije banore ishin malarike-analfabete-anadollake…dhe fazhizmi e kishte bere kete “dhurate”
ne fund te fundit
KY JANE FSHEHUR KETO
koqevare
ibrahimfuckrugoviste
& xhaferrdeviste
& elezbiberiste
qe pas 1992 jane vene ne dore te sali satanait….pse nuk shkoi dhe nje here te vetme sali bisha te “fshati i gruas” ne Beograd por ja lane “dobicin” rames??
Si ka mundesi ne 2016 akoma Kosova eshte “GJYSMA GJEL DHE GJYSEM PULE”
Duke patur aleate:
1-Ameriken
2-Angline
3-Gjermanine
4-Italine
5-Turqine
6-Francen
7-vendet nordike
8-vendet e beneluksit
9-BE
10 NATO
11-Shqiperine..etj etj
…………………..
a duhet te vazhdojne kanibalizmin kundrejt enver hoxhes per kosoven te ketyre ibrahimfuckrugoviste & xhaferrdeviste & elezbiberisteve…
…
a mos duhet ti japim nje medalje enver hoxhes qe beri zgjidhjen e duhur me kosoven..dhe i la te vet-vendosnin me Titon sic bene realisht dje …
Po ujkun jo, se kushedi ku bredh me kale..
“Toke e Pergjakur”
,,OsmanIija e nxen lepurin me qerre “thënje e vjetër popullore
Te nderuarit historian,
Sigurishte si larteshkruesit edhe une doja te hidhje disa rreshta per ceshtjen KOSOVA. Duke pare veshtiresite ne te cilat ndodhet, nuk eshte e veshtire te gjendet kendi qortues. Si historian dhe diplomat, koha dhe gjendja e kombit SHQIPTARE duhet tu ngarkoj me shume pergjegjesi. Gjendja e kombit tone ne kete pike ju therret me ulurim te madhe juve historianeve me theks ATDHETARE, gjuhetarve dhe mendjendriturve te paangazhuar ne djallezi te bashkoheni me shume se kurre per te ardhmen e kombit. Jemi ne krahe te fqinjeve barbare te cilet per mese 200 vjet kane krijuar organizma ne varesi te shebimit sekret apo te kishave (serbe&greke) vetem per te shkaterruar apo me keq zhdukur kombin tone. C’ekuilibret boterore pas viteve ’90 e sollen kombin dhe fqinjet tane perseri ne enderrime te kunderta. Ata per te na zhdukur qofte edhe fizikishte, ndersa ne per te mbijetuar ne vatrat tona. Ne shpresen tone te behemi si Europa fqinjet tane na dhuruan politikanet qe shkaterruan me themel ATDHEUN e paket qe kishim. Politika u pershtat ne interesat e tyre duke futur perbuzjen urrejtjen deri ne vella-vrasje me kulm vitet ’96-’98. Fqinjet kete dhurate qe politika u afroi e menduan deri ne zhdukjen e kombit tone. Mbijetesa jone eshte fale interesave amerikane qe sigurishte nuk jane te perjetshme. Koha nuk na ndergjegjesoj per misionin historik te mbijeteses, edhe pse interesi Amerikan u pershtat me menyre te perkryer me ate tonin. Fqinjet tane jane teresishte te dhene pas shkaterrimit tone duke mbizoteruar politiken dhe median e shkruar apo te folur shqiptare me sherbetoret e tyre besnik. Historianet tane te nderuar dalin me ndonje shkrim aty ketu ne menyre individuale per rreziqet. A thua se me keto shkrime e hoqen borxhin nga vetja historise. Koha po uluret zoti Historian krijoni Institutin e Mbijetese se Kombit Shqiptare. Merni me shume persiper, kuptohuni me mire popullin, sqaroheni te ardhmen e tije duke e larguar nga rrugaceria, shkaterrimi dhe atdheshitja. Largoni popullin nga politika antishqiptare dhe politikanet JANULLO-FAZLLICARE. Fqinjet kane pergatitur ne cdo fushe te jetes antishqiptaret qe ulurasin dhe therrasin ne cdo qoshe vella-vraseje dhe urrejtje nder shqiptare. E keni per detyre ju historianet, gjuhetaret dhe mendjendriturit te ushqeni dhe ringjallni atdhedashurine. Atdheshtesit dhe urryesit jane pake, atdhedashesit jane miliona. Kosoven po e mbyte jo vetem paaftesia politike. Interesat e vjetra po ringjallen ndersa ne, duhet te mbijetojme duke u pastruar nga kombeshkaterrusit.
https://mentealternativa1.blogspot.com/
Ik mor islamist me shkolle partie ti je kot
Lepujt i zene me qerre, por hajdutet dhe gjithe kukullat e politikes qe ata kane vendosur, jane pjese e qerres. Lepuri nga natyra eshte gjitar i pademshem po ca tu bejme cakenjve qe jane pjese e qerres.