Pas dështimit të takimit Rama-Basha për miratimin e reformës në drejtësi, ndërkombëtarët po vijojnë përpjekjet për të bindur palët në arritjen e një konsensusi.
Një ditë më parë ambasadorët kanë vijuar takimet me shumicën dhe opozitën dhe orët në vijim pritet që të jenë intensive me negociata mes dy palëve politike dhe ndërkombëtarëve.
Ndërkohë priten edhe reagime zyrtare nga ambasada e BE në Shqipëria dhe ajo e SHBA.
Sakaq ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar sot në selinë e Kuvendit për t’u takuar me Fatmir Xhafajn, kreun e Komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi.

Per cfar e takon Xhafen , ata jane dakort ,! ?