Gjatë orëve të natës, si pasojë e rrëshqitjes së tokës në zonën ku kalon linja e transmetimit që vjen nga burimet e Shën Mërisë, është dëmtuar linja në një segment të saj.
Punonjesit e UKT po punojnë për riparimin e saj dhe rikthimin në gjendjen fillestare.
Si pasojë e punimeve që kryhen, gjatë ditës së sotme do të vërehen kufizime në furnizim gjatë pjesës së parë të ditës për zonat Sauk i Ri, Sauk i Vjetër, Shkozë, Qesarakë dhe Rr. Shefqet Kuka.
Ujësjellësi i Tiranës po punon intensivisht për rikthimin në normalitet të linjës së transmetimit për të vijuar me furnizimin normal për të gjithë zonat e përmendura me lart brenda ditës së sotme.
