Qeveria holandeze përmes një njoftimi për mediat ka mbajtur një qëndrim zyrtar për mocionin në parlament për kthim të vizave për shqiptarët.
Qeveria e shtetit holandez shprehet se parlamenti i vendit ka kërkuar pezullim të vizave.
“Parlamenti kërkoi pezullim të vizave për shqiptarët. Për momentin nuk ka ndryshime në politikat e vizave. Po shohim cilat hapa do ndërmarrim”, thuhet në reagimin zyrtar të qeverisë holandeze.
Qeveria e Holandës sqaron se për momentin procedurat për viza për shtetasit shqiptarë mbetet e njëjtë.
“Për momentin, politika e vizave për nënshtetasit shqiptarë do të mbetet e njëjtë: të gjithë nënshtetasit shqiptarë mbajtës të një pashaporte biometrike mund të udhëtojnë në zonën Shengen pa viza për maksimumi 90 ditë brenda një periudhe 180 ditësh”, thuhet në njoftimin e qeverisë holandeze.
v.l/ Dita

Epo me kete mund ta flini mendjen qe Shqiperia s’ka per te hyre kurre ne BE.
Kur tjetri s’te do as si vizitor, as qe behet fjale te te beje anetar te shtepise. Dhe gjithsesi BE-ja ka filluar procesin e shperberjes.
Doni tu dhisni holandezeve ne pjate ? Shtoni eksportin e marihuanes e u prishni pazarin ne europe!
Eshte shtuar eksporti i majmuneve, pa marijuana nuk i prish pune Hollandes