Ndërpret aktivitetin për shkak të avarive centrali më i vjetër bërthamor në botë

Gazeta Dita

Reaktori i dytë i centralit bërthamor në Beznau, në Zvicër është dashur të ndalojë dje në mbrëmje, njoftoi zyra e menaxhimit të këtij centrali më të vjetër bërthamor në botë.

“Reaktori Beznau 2 është pezulluar nga aktiviteti për shkak të riparimeve pas një problemi të konstatuar në pjesën fundore të një kablli elektrik 220 kilovolt”, njoftoi Axpo në një deklaratë.

Reaktori i parë i centralit është pezulluar tashmë që nga marsi 2015 për arsye teknike.
Grupi Axpo ka nisur një procedurë për të përcaktuar shkakun e dëmtimit dhe është vënë në dijeni inspektimi federal për sigurisë bërthamore (IFSN).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *