Zbardhet drafti, PS ndryshon Statutin! Ndërpritet mandati i kryetarëve të degëve të partisë, rizgjidhen me rregullat e reja

Amelda Amelda

Janë zbardhur ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste. Mediat raportojnë se, ndryshimet në statut janë diktuar si domosdoshmëri e riorganizimit të Partisë pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit.

PS ka vendosur qe te ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të degëve të partive. Kongresi i Partisë Socialiste do të mbahet në datën 9 prill.

Vendimi i plotë:

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE

Projekt

V E N D I M

Nr_____, datë 09.04.2022

Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;

Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;

Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;

Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,

Kongresi i Partisë;

V E N D O S I:

  1. Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;
  2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;
  3. Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;
  4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;
  5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;
  6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi.

KONGRESI I PARTISË

a.m/dita

Share This Article
4 Comments
  • Hahaaaaaa
    Huhuhuuuuhaaaa
    Na erdhi demokracia ne ps
    Drejt pushtetit te perjetshem, qe askush mos jete ne gjendje te sfidoje shefin e pavdekshem askush mos te kete mjaftueshem vjetersi ne dege qe te dale jashte kontrollit te byrose politike
    Rrofte kremlini ylli yne polar, rrofte byroja me ne krye edi ramen
    Populli nderrohet kryesia kurre

  • Mire mer mire, kryetaret e vegjel i nderrojne sipas statutit keta, biles ndryshojne edhe statutin, po si i bohet Agait te madh, a vepron statuti per Again e madhe, apo Agai i madh e bon statutin si i do ajo bytha e perdorme. Ka lexuar veprat e Xhenghiz Khanit qarratai dhe e di mire si udhehiqen mongolet.

  • Te shohim se sa do t’ia hedhe SPAK-ut me kete mashtrim te rradhes per t’i shpetuar litarit,z.Rama.Sa vjen edhe tragjedi-komedia shqiptare po behet me terheqese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *