Ndërpritet mbledhja për Reformën Zgjedhore, debate të forta mes Gjiknurit dhe Vasilit

Ornela

Ndërpritet mbledhja e grupit të punës të Keshillit Politik pë reformën zgjedhore që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Shkak janë bërë debatet e forta mes përfaqësuesit të PS-së, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore Damian Gjiknuri dhe nënkryetarit të LSI-së, përfaqësues i opozitës Petrit Vasili. Mbledhja u ndërpre për një pushim të shkurtër deri sa palët janë qetësuar dhe ka rinisur përsëri.

Debati ka ardhur për deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama për reformë. Opozita beson se pas tyre fshihet qëllimi i tij për të shkatërruar konsensusin për reformën zgjedhore.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • O popull,a nuk e kuptoni se keta karagjoze antishqiptare po tallen me ne te gjithe?
    A nuk e kuptoni se te gjithe palet nuk duan te ndryshoje sistemi zgjedhor aktual “Propocional rajonal me lista te mbyllura”,.ku dalin te fituar VETEM DY PARTITE KRYESORE,ndersa te gjithe te tjeret,perfshi edhe te pavarurit,jane te humbur qe pa filluar votimi?
    A nuk e kuptoni se ata qelli,isht derdellitin tek shit-blerja e votes,kur ajo eshte nje loje e tyrpeshme,se PS-PD e kane te blere voten ligjerisht me kete sistem zgjedhor?
    Si nuk e kuptoni ju,se edhe lista e deputeteve te partive,qe u jepet qytetareve per te votuar nuk shprehin vullnetin e qytetareve,por besnikerine e te zgjedhurve vetem ndaj padronit qe i ka vene ne lista,sipas numerit afer kreut?
    A nuk jeni ngopur me deputetet e deri tanishem,se cfare kane bere per ju,ndonese vete kane mbushur xhepat plot?
    “Gomarin po e shqyente ujku,ndersa ai lutej,ishalla jam ne enderr “!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *