Ndërpritet operacioni në Lazarat për shkak të rrezikshmërisë që paraqet situata në orët e vona të kësaj nate. Polica e Shtetit ka njoftuar se është ndërprerë operacioni në Lazarat për shkak të errësirës dhe për të mos rrezikuar forcat e policisë dhe banorët.
Gjithsesi, Policia thekson se, pikat hyrëse-dalëse të fshatit të Lazaratit do të vazhdojnë të kontrollohen dhe postoblloqet do të vazhdojnë të jenë të ngritura. Operacioni nga RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të rifillojë nesër. Policia në Lazarat ka instaluar kamera termike për identifikimin e të kërkuarve.
