Ndërpritet për pak minuta ndeshja Kukësi-Laçi, goditet gjyqtari anësor

Ornela

Në Kamzë luhet takimi mes Kukësit dhe Laçit, i vlefshëm për javën e parë të fazës së tretë në Kategorinë Superiore.

Si verilindorët, ashtu edhe kurbinasit kanë si qëllim që të dalin nga ky takim me pikë të plota, më mënyrë që t’iu afrohen më shumë objektivave që kanë këtë sezon. Humbjet në Kupë, duket se i kanë shkundur të dyja skuadrat dhe sot pritet që të jenë me një fytyrë tjetër.

Aktualisht është minuta e 80-të dhe rezultati vazhdon të jetë 0-0. Nuk kanë munguar as incidentet në këtë ndeshje.

Në minutën e 62-të, goditet në kokë nga tifozët e Kukësit në tribunën përballë anësori Denis Rexha. Loja ndalet disa minuta dhe më pas rifillon. Situatë absurde.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *