Muajt e ndërrimit të pushtetit, ekonomia ra 2.26 për qind

anazapta

Periudha e ndërrimit të pushtetit në vitin që kemi lënë pas ka shënuar dhe vlerën më të ulët te treguesve ekonomikë. Lajmi konfirmohet nga të dhënat zyrtare të INSTAT, ku sipas drejtuesit të këtij institucioni, Gjergj Filipi. Në takimin e djeshëm me mediat ai u shpreh se “në tremujorin e tretë vlerësohet të ketë patur një rënie prej 2.26 për qind ndaj tremujorit të tretë të vitit 2012”. Sipas tij ndikimi kryesor i kësaj rënie vjen nga tërësia e degëve të ekonomisë dhe përjashtimi në këtë rast është vetëm bujqësia. “Grupi i industrive ka një rënie prej 4.6 për qind, ku këtu vlen për t’u theksuar si ndikim kryesor rënia e industrisë përpunuese me 7 për qind, ndaj të njëjtit tremujor të vitit pararendës. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 ka shënuar gjithashtu një rënie prej 10 përqindësh krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Grupi tregti-hotele-restorante në tërësi gjithë grupi ka pësuar një rënie prej 3.4 për qind”, theksoi Filipi.

 

Të dhënat ekonomike sipas sektorëve

Degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë 2012 tregojnë për një tkurrje të theksuar të ekonomisë, ku përjashtim bën vetëm sektori bujqësor i cili u rrit me 2.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Grupi i industrive u ul me 4.6 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Ndikimin kryesor në këtë rënie e pati industria përpunuese me rreth 7 për qind. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati ulje prej 10 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2012. Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 3.4 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, rënia me rreth 13 për qind e degës së hotele dhe restorante dhe degës së tregtisë me 1.6 për qind patën ndikimin më të madh. Aktiviteti i transportit në tremujorin e tretë të vitit 2013 u ul me 4.2 për qind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Grupi i postë dhe komunikacionit u shfaq me rënie prej 1.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2013 përkundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Grupi i shërbimeve në tremujorin e tretë të vitit 2013 pati rënie me 0.5 për qind kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2012. Në këtë grup, sektori financiar, administrata publike, arsimi dhe shëndetësia ndikuan pozitivisht, ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektorit të pasurve të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare, komerciale etj ). Gjithashtu, ndikim negativ kanë patur edhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj. Ndërsa ndryshimet ndaj tremujorit pararendës, ekonomia vlerësohet me rënie prej 2 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013. Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin paraardhës u rrit me 0.8 për qind. Grupi i industrive pësoi rritje me 1.7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar kjo me tremujorin e dytë të vitit 2013. Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e tretë të vitit 2013 shënoi rënie me 20 për qind krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013. Grupi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 1.2 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2013 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2013. Rënia e fortë e prodhimit në tremujorin e tretë e ul rritjen ekonomike të vendit në vetëm 0.4 për qind si 9 mujor. Duket se të dhënat e vitit që lamë pas do të jenë më të dobëtat që pas vitit 1997, duke dëshmuar në këtë mënyrë krizën e madhe që po kalon vendi ynë.

 

Share This Article
2 Comments
  • CFARE NDERRIMI I PUSHTETEVE THOTE KJO ZONJA.

    MA SHPJEGON DOT NJERI CFARE EFEKTI PATI NDERRIMI I PUSHTETEVE NE ULJEN DRASTIKE PREJ 13% TE TURIZMIT KETE VIT???!!!!

    NE NUK KEMI ARRITUR TE NGREME NJE EKONOMI TE QENDRUESHME NE KETO 20 VITE, DHE TANI KUR NA BIE COMANGJA NGA KOKA, KERKOJME ARSYET JASHTE VETES SONE.

    KJO KLASE POLITIKE KA FALIMENTUAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *