Mbrëmja e ndërrimit të viteve nuk është shoqëruar me asnjë incident. Pas festimeve në sheshe për kalimin nga një vit në një tjetër, situata ka qenë e qetë.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, i tha televizionit “News 24” se forcat e rendit janë në gatishmëri të plotë për çdo të papritur.
Çako uroi të gjithë efektivët e policisë, të cilët e kanë kaluar mbrëmjen e Vitit të Ri në krye të detyrës.
