Ndërron jetë aktorja e famshme indiane

DITA Online

 

Sridevi Kapoor, aktorja e famshme e Bollywood-it, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare pas një ataku kardiak.

Aktorja indiane, e cila njihej thjesht si Sridevi, ndërroi jetë në Dubai, ku ishte e pranishme për një dasmë familjare.

Sridevi ka qenë pjesë e më shumë se 150 filmave, duke përfshirë klasikët indianë “Mr India”, “Chandni”, “ChaalBaaz” dhe “Sadma”.

Ajo ishte një nga të paktat aktore indiane që kanë pasur sukses të madh në “bos office” pa ndihmën e një protagonisti mashkull në film.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *