Ka ndërruar jetë një tjetër pacientë në Spitalin Infektiv. Mësohet se ka humbur jetën një 49-vjeçare, e cila ndodhej në intubim prej ditësh.
Bëhet fjalë për 49-vjeçaren, që një ditë më parë kishte pasur ditëlindjen dhe që në pamundësi për ta parë, fëmijët i kishin dërguar një tufë me lule në spital.
Lajmin e bënte të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila publikonte dhe foton e rëndë të 49-vjeçares së intubuar në spital.
Ajo ishte intubuar prej 10 ditësh ndërsa është mësuar se ishte nëna e 7 fëmijëve dhe jetonte në cadër bashkë me familjen pasi banesa e saj u dëmtua nga tërmeti.
o.j/dita

Pupu… Sa keq. Dhe nuk besojnë derrat shqipetare se te keqen e kemi brenda. Uroj qe qeveria ti beje shtëpinë sa me pare kesaj familje. Ngushellimet me te sinqerta!