Fizikani i njohur Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Sipas familjarëve të tij, ai ka dhënë shpirt në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të së mërkurës.
Shkencëtari britanik është i famshëm për punën e tij mbi vrimat e zeza dhe relativitetin. Gjithashtu, ka shkruar edhe shumë libra shkencorë.
Ai ishte gjithashtu një shembull frymëzimi. Sëmundja e rrallë që e preku që në moshën 21-vjeçare e paralizoi gradualisht dhe Stephen nisi të përdorë një kompjuter për të komunikuar me të tjerët. Jeta e tij u përjetësua edhe në prodhimin kinematografik ë 2014, “The Theory of Everything”.
“Nuk kam shumë gjëra pozitive për të folur për sëmundjen, por tani ndjehem më mirë nga sa isha para se sëmundja të më kaplonte”, deklaronte ai disa vite më parë.
Hawking la pas tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Jane, të cilën e la për t’u martuar me infermieren e tij.
Kur u diagnostikua me sëmundjen e rrallë nervore, mjekët i dhanë vetëm pak vite jetë, por ai e fitoi bastin me ta dhe ndërroi jetë 54 vite pas diagnostikimit.
o.j/dita

Ndryshove këndvështrimin e njerëzimit për universin dhe le pas pasurinë më të madhe : Diturinë. Mbase më në fund Zoti të tregon krijimtarinë e Tij. Prehu në paqe shkenctari më i madh i kohës sonë
ndoshta “zoti” do ti tregojë krijimtarinë e tij,por mendoj se si gjithë të tjerëve që ua ka treguar,dhe ai nuk do ta përçojë dot tek ne!
por të paktën ai përçoi mënçurinë e tij!
tha se zoti nuk egziston,nuk ka jetë pas vdekjes dhe se asgjë e tillë,zot, nuk e shkruan fatin tonë!
prandaj dhe titulli i shkrimit për vdekjen e tij është i gabuar!!
“Ndërron jetë fizikani i famshëm Stephen Hawking”
vdiq ose u shua jeta e fizikantit të famshëm stephen hawking!
titulli është një pëdhosje e mendimit të tij në jetë!
pavarsisht se gjithnjë do të dalin njerëz të till të mëdhenj,mund të themi se iku një prej të mëdhenjve!!
Beni mire qe shkruani per te, por mos i deformoni titullin duke shemtuar gjuhen shqipe. Fizikanti dhe jo fizikani!
Jo-genjeshtra,ja ke futur kot.Ne fjalorin e gjuhes shqipe ekziston vetem fjala fizikan qe do te thote specialist i fushes se fizikes dhe jo fizikant qe s’do te thote asgje.Gezuar diten e Veres!
ja një njeri që la diçka pas!!një jetë që do të kujtohet nga njerzimi përsa kohë të mbizotërojë inteligjneca!!
shumë të tjerë shkojnë dhe nuk lënë asgjë!!
për ta pasur zili!!