Ndërron jetë fizikanti i njohur shqiptar

Dita

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, fizikanti i shquar shqiptar Petrit Skënde.

Ai ndërroi jetë me 20 shkurt në një institucion për të moshuarit në Westborough në SHBA nga një sëmundje e rëndë. 

Petrit Skënde është një nga fizikantët më të mirë shqiptarë. Ai ishte specializuar për fizikë bërthamore dhe për rreth 20 vjet ka qenë nën/drejtor i Institutit të Fizikës bërthamore të Aplikuar. 

Skënde ka qenë për rreth 30 vjet profesor fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si edhe nën/kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë deri në vitin 1997, kur doli në pension.

I ndjeri ka dy djem të martuar në SHBA, ndërsa gruaja e tij Elisabeta, pas 40 vitesh martesë me Petritin ndërroi jetë në 2010.

s.a/dita

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *