Ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare profesor Alfred Frashëri, inxhinier gjeofizikan, profesor. Profesor Frashëri mbetet një ndër veprimtarët shoqërorë. Për një periudhë të gjatë dha një kontribut të çmuar për Frashërin si edhe për probleme ekonomike të Përmetit, me kumtesat, librat publicistikë, artikujt problemorë në shtypin e përditshëm dhe projekte. Mori pjesë aktive në kuvendet e Frashërit, ditën e Naimit dhe ka botuar librin “Frashëri në historinë e Shqipërisë” (2007, 2014).
Me vdekjen e tij bota akademike humbi një shkencëtar me veprimtari të gjatë dhe cilësore, një prej pedagogëve që kanë lënë gjurmë progresi në institucionet ku kanë punuar, një koleg e mik të nderuar; një njeri të suksesit shkencor; familja dhe të afërmit njeriun e dashur. U shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve e kolegëve të tij.
Jeta e Alfred Frashërit
Lindi në Korçë, kreu Politeknikumin e Tiranës dhe punoi në Ndërmarrjen e Shpim-kërkimit në Patos si drejtues i studimit gjeofizik të puseve (1953–1956).
Ndoqi studimet e larta dhe u diplomua në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të UT (1961). U emërua pedagog në këtë fakultet ku punoi për 46 vjet si lektor i lëndëve të specialitetit gjeofizik “Studimi gjeofizik i puseve” (1961-1968), “Elektrometria” (1968-1998), “Përdorimi i metodave gjeologjike për zgjidhjen e detyrave gjeologjike” (1972-1998), “Metodat gjeofizike të kërkimit” (1991-1998), “Fizika e Tokës” (1995-2008), “Gjeofizika në miniera” (1998-2008). Vetëm dhe me bashkautorë botoi 11 tekste mësimore. Mbajti leksione të hapura në disa universitete evropiane, në SHBA dhe në Kanada. Udhëhoqi mjaft disertacione. Profesor Frashëri eksperimentoi e zbatoi në Shqipëri metodat e reja gjeofizike dhe rritjen e thellësisë së kërkimeve gjeofizike të vendburimeve të mineraleve të ngurta.
Ai mbetet ndër nismëtarët e kërkimeve gjeofizike të naftës e të gazit në shelfin shqiptar të detit Adriatik, të studimit të burimeve të energjisë gjeotermale. Në këto fusha ka kryer studime, ka hartuar dhe ka realizuar projekte kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar një varg artikujsh në revista shkencore. Alfred Frashëri është bashkautor në botimet: “Atlasi gjeotermal i Europës” (1992), “Atlasi i burimeve gjeotermale në Europë” (1997), “Atlasi i burimeve gjeotermale në Shqipëri” (2004), “Atlasi gjeotermal i Shqipërisë dhe platformë e shfrytëzimit të nxehtësisë së tokës” (2013), “Matematizimi dhe informatizimi i problemeve të gjeofizikës ndër vite në Shqipëri” (bashkautor, 2016), “Hapësira bregdetare Divjakë-Karavasta në Adriatik” (bashkautor, 2017), “Karsti dhe studimi i tij me metodat gjeofizike” (1985), si dhe autor i teksteve “Gjeofizika kantierale” (1963), “Metodat gjeofizike të kërkimit – Elektrometria” (1970, 1984, bashkautor), “Përdorimi i metodave gjeofizike për zgjidhjen e detyrave gjeologjike” (1971, bashkautor), “Elektrometria” (1984, bashkautor) etj.
l.h/ dita

Ngushellimet e sinqerta familjes se Profesor Alfredit nga nje student I tij I viteve 80-te Njeri erudit dhe me etike pune solide integriteti I te cilit mbetet model referimi Jam i bindur qe Shqiperia humbi nje personalitet jo vetem te fushes se gjeofizikes por edhe nje intellektual te nje niveli te konsiderueshem
Të qoftë e lehtë balta profesor!
Toka shqiptare që e studiove kaq shumë të mori më në fund në krahët e saj siç merr nëna birin e vet.
Respekt të veçantë si njeri e dijetar.
Ngushëllime familjes!
Lamtumire Pr,Dr Alfred Frasheri
mes nesh VEPRA JUAJ.
Faleminderit gazetes se nderuar DITA, per kete MEMORIAL te te ndierit Pr Dr.Alfred Frasheri,nje nga figurat me te shquara te shkences sone Shqiptare, ne profilin me te domozdoshem per shkencen tone te RE
,si beri Ai; pasardhes me GEN DANGELLIE, Gjak i te Mbedhejve “Vellezerit Frasheri”.pos te tjerave, qe Artikulli gazetes DITA na i thekson, Pr.Dr Alfre Frasheri,ishte nje nga me aktivet ne shoqatat.”Permeti”dhe “Vellezerit Frasheri”, qe nga themelimi i tyre. Nuk linte Aktivitet deri ne Frasherin, origjine e familes se Tij,pa mare pjese aktive,me veprat e tij te Studimit. Deri ne Kosove,shkonte Ai,sic ishte rasti i fundit ne Qeshorin e vitit kaluar,me gjithe moshen e tij,ku la mbresa fjala e tij. E tille ishte dhe ketij Viti ne Frashher ,ku Profesori, ishte kreu i kumtesave shkencore. E paharruar per mua sa drejtuesin e emisionit “Larg dhe afer”per bashkeatdhetaret,ku Pr.nderuar, solli ato mbresa te marra,ne Frasherin Naimjan,25 Maj 2018 ne Diten e Naimit”,ai 82 vjecar.(Nuk mund te flas me teper une 82 vjecari,sa kaluar ate krize prag vdekies,teksa mar urime per kalimin e asaj situate,deri me urimet ngushelluse te Pr.nderuar,sot degjoj kete lajm shokues per mua;-Ndarien nga jeta te Pr.Dr te nderuar Alfred Frasheri,plot nje muaj para,me jepte keshilla,per te kaluar peripecite e jetes se emigrantit, per t;u bere, sa me i vlefshem per kohen qe jetoj. Na ben krenar vepra e Tij lene,ne pasuesve sa families se tij te nderuar,krah bere atij, ne ato arritie.
Ngushellime nga tej oqeani me dhimbie jo vetem te miat personale, po te gjithe”Pasuese Veterane”, kolegeve te nderuar Pr. e kuadro,ketu ne Toronto, i dergojme families se nderuar te tij,”Akademise se shkencave” te shqiperise, ai nder me veprimtaret,sa kolektivava ku ai ka ponuar e lene gjurme. Me falni, besoj,organeve kopetente,bere nderimin e vepres Tij si i takon.
I perjetshem qofte kujtimi Pr.Dr.; te ndierit Alfred Frasheri.
Lamtumire Pr.Dr.Alfrd Frasheri- m mes nesh-VEPRA JUAJ.
Pasuesi Veteran
Toronto 07-07-2018 Dhimiter M.Xhoga.
Ngushellime te sinqerta.
P.S.
Po si eshte e mundur qe i ndjeri nuk na qenka i persekutuar, ne nje kohe kur te gjithe shqiptaret, komunistet te paret, dalin me persekutime enveriste ne biografi???!!!!!.