Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Vatikan dhe Anëtari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Rrok Logu. Lajmi për vdekjen dhe kalimin e tij ne jeten e perhershme te ish- Ambasadorit është bërë i ditur në rrjetet sociale nga familjarë dhe të afërm të tij.
Kush ishte Rrok Logu?
Lindi në 23 gusht 1962 në qytetin e Shkodrës, në një familje të persekutuar nga regjimi komunist.Ai kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin e Tiranës. Punoi fillimisht inxhinier elektrik pranë Centralit Elektrik të Komanit (1987-1992),kryeinxhinier i Ndërmarrjes së Shpërndarjes Elektrike në Shkodër (1992-1994), profesionist i lirë në projektim dhe zbatim (1994-1998; 2002-2004), asistent drejtues në Programin e ECHO pranë Karitasit Italian Tiranë (1998-1999), Drejtor Teknik pranë Karitasit Shqiptar për ndërtimet social-kulturore në Dioqezat e Shkodrës e Tiranës (1999-2000), Drejtor Teknik për Projektet pranë Karitasit të Zvicrës dhe SDC në Shqipëri (2000-20002).
Logu ka ushtruar një sërë funksionesh si, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, ish-Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë pranë Urdhrit të Maltës,anëtar i Komitetit Shkencor në “ACCADEMIA BONIFACIANA” në Romë, ish-profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike pranë Universistetit Politeknik të Tiranës./javanews

FILLIMISHT NGUSHELLIM FAMILJES
sugjeroj nekrologji-shkruesit
edhe i persekutuar…edhe inxhinjer elektrik NE 1987 ?
boll me shplarje truri edhe ne raste vdekjesh
Vetem duke u bere spiun i sigurimit vazhdoje universitetin po te ishe i persekutuar, lere pastaj te punoje ne hidrocentral qe s’behej fjale.
Ngushellime te sinqertà familjes.
Por nuk ngaterrohet humbja e njeriut me politiken.
Edhe I persekutuar ne diktature,edhe kryeinxhinier po ne diktature, nuk shkon gjekundi.
Ngushellime
Kete person nuk e njoj.
Po dua te shtoj dicka per kete shkruesin e ketoj lajmi:
Ky person se ka haberin se c’shkruan, se si ka qene jeta atehere, se si punohej luftohej e mesohej.
Kane mesuar nje gje si papagall : familja e perndjekur nga regjimi komunist.
Ky personi qe ka vdekur eshte i nje datelindje me mua. Paskemi mbaruar te dy inxhinjeri elektrike ne Universitetin e Tiranes. A e di ky fomuluesi i ketij artikulli qe dega e inxhinjerise dhe elektronike studjoni bashke . Qene vetem 3 klase vit per vit me nga reth 25 studente sejcila, nga te cilat 2 ishin elektrike dhe vetem 1 elektronike.
Dmth jo me shume se 75 studente per cdo vit akademik por nga e gjithe Shqiperia.
Ishin studente te zghedhur nga te gjitha rethet, nga notat e nga familjet, shume qe kishin mbaruar gjimnazin me medalje te larte.
Ne ato vite qe filluam studimin neve kerkohej nje mesatare 9 per te 4 vitet e gjimnazit.
E kupton 9 per kater vjet gjimnazi.
Ne te tiranes e kishim ke 9,8.
Ishte nga deget qe kerkohej me shume krahas mjekesise.
Ky formuluesi i ketij artikulli duhet te informohet me mire.
Qe ky personi ka studjuar inxhinjeri elektrike ne tirane ne vitet 1982-1987 kur perzgjidheshin 70 vete nga e gjithe shqiperia …
Mos e zer ne goje perndjekjen aman se na hapet barkun.
Te kishte studjuar ndonhe agronomi apo miniere a ndonje shkolle lokale si pshm jozefina ne shkoder ene mund te mendoja se pale cka pas
Po elektrike ne tirane ne 1982…
Me kete qe ke shkruar na ke provokuar neve bashkekohesit bashkemoshataret e bashke studjuedit e tij.
Dhe te ndjerit si ke bere nder me kete artikull. Se njerezit po merren me ty ne vend te ndjejne sadopak hidherim me familjen e te ndarit nga jeta
Po cna tregojne pralla me bisht keta neve
Rrok i “perseketuar: duke u diplomuar Inxhinjer ne kohen me te eger te dikatures komuniste, turp kush e ka shkruar kete zhgaravine.
Paska punuar me me Kar-itasin deri ne Drejtor, paska zhvatur e vjedhur me kamiona e me bataliona, paska bere lek te madh pa esap.
Ngushllimi familjes per vdekjen e parakohshme te njeriut te dashur.