Është shuar në moshën 81-vjeçare pasditen e ditës së enjte komediania e njohur amerikane Joan Rivers, disa ditë pas një arresti kardiak në një spital të New York-ut.
‘Ajo vdiq pa dhimbje dhe rrethuar nga miqtë e saj’ shkruan në një deklaratë për mediat vajza e saj Melissa Rivers e cila njëkohësisht falenderon të gjithë personelin e spitalit që u kujdes për nënën e saj.
Joan Rivers emri i vërtetë i së cilës është Joan Alexandra Molinsky ka lindur në New York dhe ajo është bërë e njohur për stilin e saj unik të humorit, ajo madje është nderuar edhe me çimim “Tony” për performancën e saj në ‘Broadway’s Sally Marr’.
