Ndahet nga jeta pedagogu dhe liriku i njohur Koci Petriti. Studiuesi i njohur i nda nga jeta dje në moshën 73-vjeçare nga një sëmundje e rëndë në mushkri. Petriti njihej për tekste të shumta të këngëve në festivalet e Radiotelevizionit Shqiptar.
Biografi
Koçi Petriti lindi më 1941 në Sovjan të Korçës. Shkollën fillore e të mesme i kreu në Korçë. Pas një periudhe të shkurtër pune si arsimtar, fitoi të drejtën e studimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua (1967) për gjuhë dhe letërsi. Me mbarimin e fakultetit, pasi kreu shwrbimin ushtarak 2-vjeçar, u emërua arsimtar në Librazhd. Më 1990 emërohet në departamentin e talenteve të reja pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (Tiranë), ndërsa më 1992 Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Lidhjeje. Më 1993 emërohet Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa vitet e fundit ishte pedagog i jashtëm i këtij fakulteti.
Tituj të veprave
Lirikat e majit (Tiranë, 1962)
Përsëri në udhë (Tiranë, 1867)
Firma e popullit tim (Tiranë, 1974)
Prush nëpër shekuj (Tiranë, 1979, çmimi: libri më i mirë i vitit)
Lulekuqet (Prishtinë, 1981)
Të dashurova ty (Tiranë, 1988)
Poezia shqipe (kolana e poezisë shqipe, Tiranë, 1989)
Në poetikën e Martin Camajt (Tiranë, 1997)
Lirikat e majit (Tiranë, 2002, ribotim i ndryshuar)
Albumi i lirikave (Tiranë, 2004)
Poezi të zgjedhura (Tiranë, 2005)

U prehsh ne paqe profesor! E pac te lehte dheun e te lire shpirtin, sic pate vargjet. – ish studentja jote
Ndahet nga jeta nje shkrimtar i madh, liriku i madh, njeriu i madh, familjari i shkelqyer Koci Petriti.
Fatkeqesisht per njerez te medhenj si Koci, qe une si i letersise do ta krahasoja me Eseninin rus dhe Lasgush Poradecin e Ali Asllanin, vlerat ju vihen ne dukje pas vdekjes.
E njoh mire krijimtarine e tij dhe na vjen shume keq qe per kete krijues te madh te letersise shqipe, nuk u bene homazhe. Turp per Ministrine e Kultures, turp per fakultetin e Filologjise.Turp, turp, turp..
Po te ishte ndonje politikan, sido i rendomte, do ta kishin bere kete.
Faqen e zeze pacin edhe shoatat e shkrimtareve.
Ky eshte kulmi! Po si nuk e thote njeri se:
Ky ka bere Akt-Ekspertizen qe coi ne pushkatim poetin Vilson Blloshmi per poezine Sahara!
Profesori “i nderuar” ka qene persekutori i Blloshmit dhe i Kujtim Cekanit
http://www.albdreams.net/vilson-blloshm-dhe-genc-lekabrengat-e-poetit-ne-hetuesi/
http://www.radiandradi.com/kur-nderohen-spiunet-rrefime-nga-kujtim-cekani/testata-kryesore/gazeta/