U plagos në Letoni, ndërron jetë edhe major Klodian Tanushi

DITA Online

Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Major Klodian Tanushi nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë misionit në Letoni. Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shkruan:

Një lajm tjetër i dhimbshëm vjen nga Letonia. Komandanti i kontingjentit shqiptar në misionin e NATO “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi humbi pak çaste më parë betejën e fundit me jetën.

Me zemër e me shpirt i gjendemi pranë familjes, bashkëshortes e tri fëmijëve në këtë ditë zije. Do t’ju mungojë atyre, por do të na mungojë të gjithëve ne që patëm fatin ta njohim. Do mbetesh përjetë në mendjen e zemrën tonë Klodi, miku ynë!

Kush është Klodian Tanushi?

Major Tanushi ka lindur në Dibër më 31 tetor 1980. Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin Motorist Xhenerik. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake.

Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-rë “Për asgjësimin e municioneve me eksploziv”.

Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Avvareness Instructor Course”.

Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e Nëntogerit. Në vitin 2006 ka marrë gradën e Togerit, në vitin 2010 ka marrë gradën e Kapitenit dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e Majorit.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si: Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

v.l/ Dita

Share This Article
6 Comments
  • A DO TA SHPALLIN EDHE FATKEQIN KLODIANIN TANUSHI “DESHMOR” TE LANC-IT TE ENVERIT QE LUFTOI NE RIGA TE LETONISE ME “MULLINJTE E ERES”?

    Une per vete do t’i thoja familjes:

    NGUSHELLIME DHE TE RONI VETE!

    por:

    Pas kesaj duhet te te kerkojne doemos demshperblim te majme nga NATO qe organizon ne bazat e saj sovjetike trajnime idiote me siguri zero, kur ne stervitje vriten njerez si zogj pule, por te detyroje edhe Qeverine hipokrite shqyptare te Edvin Droges me nuset-ministre tyryfycka te Servet Pellumbit te mos mjaftohen vetem me retorike enveristo- komuniste si ne Kohen e Qepes te Shkurte Pal Vates, por te hapin thesin e buxhetit te shtetit dhe te paguajne leka per te demshperblyer familjet e viktimave te injorances se tyre sepse ata jane fajtore qe i dergojne ushtaraket e tyre si “Mish per top” ne misione dallkauke trajnimi pa pajisjet e nevojshme per sigurimin e jetes ne kushtet e nje pune me mina te rrezikshme sic procedohet ne vende te tjera te Botes,

    ne menyre qe:

    Keto dy viktima shqyptare krejt te pafajshme qe i kishin besuar jeten e tyre NATOS ne Riga te Letonise dallkauke, keto dy jete njerezish krejt te pafajshem te mos perfundojne nje “statistike albaneze”, sic perfunduan 26 viktimat e Saliut dhe te Pentagonit te Bush Junjorit Dallkaukut qe daroviten firmen private Saliu&Son me 300 meleon dollaro nga lakmia per te bere para me thes ne kurriz te jetes se njerezve mjerane, kur sekretarja e shtetit Condoleezza Rice mohoi implikimin e zyrtareve te larte te SHBA ne aferen e Gerdecit me nje cinizem makiavelist te papare e frymezuar nga “heshtja” kriminale e Presidentit Bamir Topi qe deklaroi se nuk e dinte se ku bie ne harten e Botes Gerdeci fare prane Tiranes, qe tani shkruan kujtimet e tij si lakuriq nate “Nocturne” dhe TV Ora News madje nderpret emisionin “Ju flet Moska” ne mes si pa gje te keq per te promovuar evenimentin famoz te Bamirit Famekeq te Gerdecit qe martoi gocen e tij te familja Famekeqe e Enver Hoxhes..

  • ngushellime familjes dhe gjithe te dashurve. Nuk dua te hap polemika se si dhe pse ndodhin ngjarje te tilla. Sepse duhet ta kuètpjne trangujt internetiste si nastradini qe kur vishesh me uniforme rriskun e jetes e ke gjithmone prezent. Por bej çudi sesi nje oficer me grade major eshte komandant toge. Kam moshatare te mi qe akoma kane mbetur ne ushtri qe kane akoma graden major, kurse z.Klodian i ndjere eshte shume me i ri dhe duke pare biografine shikoj qe ka mbaruar nje shkolle profesionale. Pergjithesisht dikur kandidatet per ne akademi vinin nga shkollat e pergjithshme, dmth gjimnazet, perfshire dhe shkollen e mesme ushtarake Skenderbej, qe ishte gjithashtu gjimnaz i pergjithshem ne programin mesimor. Besoj se ky rast i rende mund te shtyje MM te rishikoje edhe njehere gjendjen hierarkike, se nuk mund nje major te jete komandant toge, gjithashtu edhe nivelin e pergatitjes. Me vjen vertet keq per jeten e tyre dhe kuptoj shume mire qe ne raste te tilla aksidentesh duhet forcuar mbeshtetja dhe perkrahja ndaj FA, por meriton edhe te behet nje analize serioze ne punen dhe metodat e FA. Fillimisht nentetarja, qe per mendimin tim nuk e kemi pasur tradite qe te angazhonim femrat ne pune me kaq rrezik e tani majori, qe brenda 15 vjetesh ka kaluar nga nentoger ne major, i bie 5 grada, qe kush ka qene ne ushtri çuditet. Edhe njehere ngushellime!

  • Trangujt interniste si gjermani i fundit nuk e dine se po te kishte vdekur nje ushtarak amerikan ne bazen e NATOS ne Riga te Letonise, demshperbilmi qe do t’i paguante SHBA familjes se viktimes nuk do te matej me miliona uSD, por mbase me miliarda dhe Letonia do te duhej te shkarkonte menjehere te gjithe gjeneralet e saj debile dhe dallkauke qe lejuan xhenjeret te kryenin stervitje cminimi pa kostume te posacme per kete stervitje,

    sepse:

    Kur vesh uniformen e ushtarakut kjo nuk do te thote qe te vritesh si “Zog Pule” ne “Krye te Detyres”, as te shpallesh “Deshmor” si fantazmat e Enverit alla Shkurte Pal Vata ne Kohen e Qepes te hekurudhave me pune vullnetare me nje hipokrizi propagande komuniste qe nuk njeh moral dhe ndjese per krimin shteteror qe eshte kryer nga injoranca apo indiferentizmi lidhur me sigurine e xhenjereve te derguar si “mish per top”,

    sepse:

    CFARE MUT TRAJNIMI ESHTE KY I LETONISE DALLKAUKE QE VRET STUDENTET PA ASNJE LUFTE ME ARMIKUN?

    He mo BOLE fanatike enveriste sikur te ishte nje nga familja jote keshtu do te flisje ti?

    • Nastro, pije kafene me nge se nuk je me ne burg. Sa ushtare amerikane jane vrare rreth globit, te kishin marre miliarda familjet do kishte falimentuar dollari. Aksidentet ndodhin se eshte vete natyra e punes, sidomos me shtimjet e paplasura. Kur ka sens te thuash ndonje gje te ka lezet kafeja, kur ia mbyt kot je tepke si ato predhat e paplasura.

  • INTELEKTUAL i nderuar @….
    Sa per dem shperblimin qe ju kene 100% te drejte , Edi Rama ,me tu bere Kryeminister ,pa ngrohur mire bythet ne karrigen e kryem i rriti me shkop magjik pensionin Nexhmije Hoxhes baxhelles se diktatorit dhe Vito Kapos , prandaj ska leka Edver Rame ,i nderuar Intelektual.
    Ngushellime familjes ,paska lene i ndjeri dhe tre femije jetim ,Sinqerisht eshte dhimbje e madhe .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *