Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare mjeshtri i këngës popullore shkodrane Shyqyri Alushi. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej ditësh qëndronte në spital.
Alushi ka pasur një karrierë mjaft të pasur muzikore. Ai ka marrë pjesë në të gjitha festivalet dhe koncertet e organizuara në Shkodër si dhe në të gjitha përfaqësimet e folklorit muzikor shkodran në festivalet folklorike kombëtare dhe në Kosovë.
Ai gjatë karrierës së tij ka marrë pjesë në disa turne ndërkombëtare si në Rumani, Portugali, Turqi, Francë, Gjermani, Mali i Zi etj.
Gjatë jetës së tij është nderuar me mjaft çmime të rëndësishme ku ndër to përmendim: “Artist i Merituar”, “Çmimi i Karrierës”, “Krenaria e Qytetit” etj. Në Shkodër Alushi njihej si mjeshtri i ahengut shkodran pasi muzika dhe këngët e tij arrinin të preknin çdokënd që i dëgjonte.
Pak kohë më parë familjarët e tij i bënë apel Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtetit se ndaj tij duhet të kishte një vëmendje më të madhe.
b.b/dita

U përkujtoft dhe u nderoft përjetësisht, Bilbili i këngës tonë popullore, i Madhi SHYQYRI ALUSHI!
Iku fizikisht bilbili i adhurueshem i kenges popullore mbarekombetare, por shpirterisht do te mbetet i perjetshem!.
Me shuarjen e te madhit Alushi shuhet dhe kanga tradicionale e ashtuquajtuna Ahengu Shkodrane.Ky ishte hanggjiu i fundit i ahengut Shkodrane.Nji aheng qe mrekulloi konsumeret qe hynin e dilnin nga supermarketi Walmart connectikut.Njerezit shtangeshin te habitun.Ngatrronin deren e hyrjes me te daljes nga ngacmimi i ahengut qe mbushte ambientin me zanin dhe melodin aq te vecant e te kandeshme teper interresante e pa ndigjume ndonji here ne keto ana.Ndersa une c’permallesha ne kujtim te qefit per atdhe e Shkoderlocen.E pra nuk e kisha cue lart zanin qe te mos bie fort ne sy.
Do kalojne shekuj dhe zani,kanga e te madhit Shyqeri Alushi do mrekullojne pasardhesit e trashigimtarve shkodrane.
Ngushllime familjes i kjofte i leht dheu.
Ne perjetesi kujtimi i Tije.
I paharuar ai, zeri I tij dhe kenget e interpretimet e kenges popullore!
Edhe mesazhet e ngushellimit per familjen dhe te afermit e tij nuk i postoni Bravo dita
Zani I Shyqit gjithmone na ka mbushur me gezim e na e ka pru Shkodren ne shtepi, ne makine e cdo ambjent kur kena jetu larg Shkodres tone. Paste drite e kendofte gjithmone si bylbyl edhe ne parajse, ju kendofte te dashturve te familjeve tona qe nuk I kena ma e qe e pelqenin aq shume..Lamtumire gjigandi I thjeshte Shyqyri Alushi..
I paharruar kengetari i madh Shyqeri Alushi. Ai, se bashku me kengetarin tjeter te madh Bik Ndojen ishin simboli i kenges shkodrane dhe asaj shqiptare. R.I.P
Shyqyri Alush dhe Bik Noja, kanë qenë, janë dhe do mbesin përherë SHQIPTARË-BILBILA të këngëve shqiptare. Shyqri Alushi dhe Bik Ndoja, sikur dalin nga njëri-tjetri dhe e plotësojnë tamam kuptimësinë artistike maksimale të njëri-tjetrit dhe, mjam i bindur se s’do kishin qenë KAQ BILBILA po mos t’kishin qenë që të dytë ! Fat i madh për ta që kanë jetuar dhe janë bërë këngëtarë në kohën e Enver Hoxhës, se përndryshe, do kishin qenë KURRKUSHA dhe HIÇA sikurse këngëtarët dhe këngëtaret tjerë, tjera, TALLAVARA, të pas vitit 1990 ! Prandaj dhe kanë qenë dhe janë çfare janë, këta dy BILBILENJË! Ketyre dy BILBILAVE
shqiptarë, patjetër duhet ngritur PËRMENDORE shumë të veçantë në Shkodër se e meritojnë plotësisht !
Shyqyri Alush dhe Bik Noja, kanë qenë, janë dhe do mbesin përherë SHQIPTARË-BILBILA të këngëve shqiptare. Shyqri Alushi dhe Bik Ndoja, sikur dalin nga njëri-tjetri dhe e plotësojnë tamam kuptimësinë artistike maksimale të njëri-tjetrit dhe, jam i bindur se s’do kishin qenë KAQ BILBILA po mos t’kishin qenë që të dytë ! Fat i madh për ta që kanë jetuar dhe janë bërë këngëtarë në kohën e Enver Hoxhës, se përndryshe, do kishin qenë KURRKUSHA dhe HIÇA sikurse këngëtarët dhe këngëtaret tjerë, tjera, TALLAVARA, të pas vitit 1990 ! Prandaj dhe kanë qenë dhe janë çfare janë, këta dy BILBILENJË! Ketyre dy BILBILAVE
shqiptarë, patjetër duhet ngritur PËRMENDORE shumë të veçantë në Shkodër se e meritojnë plotësisht !
Big Ndoja, Xhevdet Hafizi, Shyqyri Alushi, treshja e pavdekshme e kenges popullore shkodrane.