Johan Cruyff, legjenda e futbollit holandez, ka ndërruar jetë pas një beteje disamujore me kancerin në mushkëri.
Ish-lojtari i Ajaxit dhe Barcelonës, tre herë fitues i Topit të Artë, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare.
Në një komunikatë të postuar në faqen e tij zyrtare në internet lexohet: “Në 24 mars 2016, Johan Cruyff (68) vdiq në Barcelonë, i rrethuar nga familja e tij, pas një lufte të vështirë me kancerin. Me trishtim të madh ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes në këtë periudhë zie”.
Muajin e kaluar, një nga protagonistët kryesorë të Futbollit Total me Holandën e viteve ’70, kishte thënë muajin e kaluar se po fitonte 2-0 me kancerin.
Johan Cruyff ka udhëhequr Ajaxin në fitoren e 3 Kupave të Europës radhazi (1971-1973) dhe ishte kapiteni i skuadrës holandeze që u mund në finalen e Botërorit të vitit 1974 nga Gjermania Perëndimore./E.T

I paarritshem!As pele,as Maradona,as Messi nuk e kane rrevolucionarizuar futbollin,si Ajax me timonjer Cruyff.Ai futboll ajror,nuk perseritet me,sepse nuk mund ta luajne rracat e tjera,pervec rraces flamande.Mirenjohje Cruyff per vitet e paharrueshem,73-74!