Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, “Kalorësi i urdhërit së Skenderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “ Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.
Homazhet për këtë figurë të shquar zhvillohen nesër, me datë 19, nga ora 9-12, në hollin e teatrit “Migjeni”.
Kraja u lind në Shkodër, Shqipëri, më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Shkodrës ku spikati me talentin për letërsinë. Studimet e larta i përfundoi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhe-Letersi. Pas diplomimit punoi ne profesionin e mesuesit te cilin e trashegonte edhe nga familja e tij.
Në vitin 1950, filloi punën për herë të parë si mësues në fshatin Mjedë. Në atë kohë nuk kishte shkollë në këtë fshat keshtu qe mesimi zhvillohej në shtëpinë e njerit prej banoreve, Hasan Metit. Kjo shkollë kishte 50 nxënës të ardhur nga 8 fshatra: Shelqet, Spathar, Laç, Qyrsaq, Hajmel, Ganjoll, Kaç, Naraç, dhe 4 mësues; Isak Ramadani, Fadil Kraja, Rifat Barbullushi, Gita Shani.
Fadil Kraja kontribuoi për vite me radhë si një mësues i nderuar në fshat e qytet duke nxjerrë nga duart e tij nxënës e studentë që u shquan me pas në fusha të ndryshme psh. në letërsi dhe art.
Fadil Kraja luajti rol të madh edhe në gjallërimin e Gjimnazit të Shkodrës si mesues i letersise. Me vone ai punoi si pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” – Shkodër. Për disa kohë drejtoi Klubin e Rinisë dhe më vonë qe anëtar i përhershëm i Këshillit Artistik në Teatrin “Migjeni”.
Nga viti 1972 gjer më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.
Fillimet e para ne krijimtari datojne ne moshe te re. Vëllimi i parë poetik “Kënga ime” (1954) fitoi çmimin e parë në Konkursin Kombëtar të Letërsisë.
Vëllimet poetike
“Kënga ime”
“Melodi malësore”
“Jehona malesh”
Vëllime me tregime
“Kandidatja e fundit”
“Ndodhitë e Nereidës”
“Fajin e kishte Besa”
Romane
“Britma e një gruaje”
“Pengu i diellit”
“Balada e nënës”
Drama
Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë.
Mes tyre përmenden:
“Fisheku në pajë”, i cili vetem ne Shkodër u shfaq rreth 500 herë.
“Sinjalet e natës”
“Shpartallimi”
“Baca i Gjetajve”
“Gjaku i Arbërit”
“Djem të mbarë”
“Çështja e Blertës”
“Flamur në dasëm”
“Rozafa”
“Kur flasin zemrat”
“Luani i shtëpisë”
“Çështje familjare”
“Njerëz të ditëve tona”
“Mos më shkim hisen e diellit”
“Jorgani”
“Ditari i një mësuesi”
“Dopio gjashta”,
“Dy jetë”
“Midis dy dhimbjeve”
“Surpriza”
“Martesë me internet”
“Nata e fundit”, si dhe shumë drama për fëmijë, skenare filmash, librete operash dhe operetash.
j.l./ dita

Shkodres dhe te gjitheve do na mungoje edhe nje shkrimtar i talentuar, profesor, mesues dhe intelektual shume aktiv.. Ngushellime familjes..
Dramaturgu i njohur paska qene gjalle deri tani dhe asnje lajm prej tij!!! Cudi! Sa nderohen ne Shqiperi njerezit e artit!
Nuk e di, ka qene nje drame terheqese per ate shoferen e pare andej nga Puka a Tropoja! Kam pas kujtuar se ka qene e Fadil Krajes, mirpo nga titujt nuk po e shoh gjekundi!
I qofte dheu i lehte dhe u kujtofte sa me gjate!
U trishtova kur mora vesh lajmin. Dramaturgu, profesori dhe intelektuali i shquar do të jetojë gjatë në kujtesën e të gjithëve.
I perjetshem kujtimi i vepres se te ndierit se pari njeri Fadil Kraja!
Fadil Kraja ishte dramaturg, shkrimtar i madh me prejardhje nga Kraja, krahinë shqiptare që shtrihet në brigjet e liqenit t Shkodrës, nga Taraboshi, Shtegvasha, Mali i Gjanë, Rumia legjendare, përtej Shestanit dhe deri te Kotecat e Shestanit.
Kur u lberalizuan lëvizjet ndërkufitare, Fadil Krajën e ftuam në manifestimin gjithëpopullor “VERA NË KRAJË”, të mbajtur në qershor 1994 në Fierin e Madh, nën hijet e kështenjave qindravjeçare, në katundin e Arbneshit të Krajës, bashkë edhe me personalitetet e tjerë nga Shkodra e Tirana, si : prof. Osman Kraja, prof. Musa Kraja etj. të organizuar nga LD në MZ, Dega e Krajës -Tivarit, nën drejtimin e kryetarit Muharrem Hardolli, profesorit të historisë në shk.fillore “Gj.K. Skënderbeu” në Ostros.
Ishte hera e parë që shkrimtari jonë i njohur , Fadil Kraja, po merrte pjesë në një manifestim në Krajën e të parëve.
Ky manifestim madhështor gjithëpopullor, si për nga numri i pjesëmarrësve, ashtu edhe për programin e pasur artistik, lojrave popullore, e pritjes e gostisë tradicionale kranjane, u dallua edhe për një ngjarje tjetër, që pa dilemë mund të quhet historike, sepse atë ditë për herë të parë në histori të këtyre trevave, në prani të mbi një mijë pjesëmarrësve dhe mysafirëve nga Kraja e Tivari, Ana e Malit e Ulqini, nga Malësia, Shkodra e Tirana dhe nga Kosova e diaspora u takuan, u baskuan e kuvenduan kryetarët e tri komunave / bashkive fqinje: kryetari i Shkodrës, zotni Filip Guraziu, kryetari i Tivarit, zotni Bllazho Orllandiq dhe kryetari i Ulqinit , zotni Mehmet Bardhi
Fadil Kraja jetoi, shkroi e krijoi që mos të harrohet. Ai do të mbetet gjithherë në kujtimet e të gjithë atyre që e njoftën, bashkëjetuan e bashkëpunuan dhe atyre që i lexuan veprat e tija, atyre që i luajtën në skenat teatrale dhe atyre që i shikuannë në sallat e teatrave.
I qoftë i lehtë dheu i tokës arbnore.
Rahmet pastë.
Ngushëllime.
M. Bardhi nga Kraja
Më 18.11.2021