Ndërron jetë një 75-vjeçar te Infektivi, 17 viktima me Covid-19

J L

Në Spitalin Infektiv ka ndërruar jetë një pacient 75-vjeçar.

Pacienti ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë, teksa vuante nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Pacienti me inicialet A.C. ishte testuar dhe kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është rënduar në mënyrë të menjëhershme.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të Spitalit Infektiv për ta asistuar në kohë rekord, pacienti nuk ia ka dalë të mbijetojë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe u bën edhe një herë thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e distancimit social dhe të izolimit, të cilat janë të domosdoshme për frenimin e përhapjes së COVID-19”, shkruan Ministria.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • Ti rrojnë të tjerët!
    Ngushëllime familjarëve!
    Trishtimi është i pa kufi nëse ndonjë nga familjarët është bërë sebep për këtë infeksion.
    KUJDES! IZOLIM I PLOTË.

  • Ne kohen e komunistave , njerezit deri 65 vjec shkonin . ME BEN PERSHTYPJE QE NE DEMOKRACI SHKOKAN DERI 75 VJEC PLEQTE ? Bravo Berisha i modh qe na solle lirine e demokracine ..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *