Një pacient i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ka ndërruar jetë. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë.
Spitali Shefqet Ndroqi Sipas tyrë, ditën e djeshme, në spitalin e Sanatoriumit, ka vdekur shtetasi më inicialet R.K, 63 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë i shtruar në këtë spital.
Familjarët kanë dyshime ndaj edhe pritët që të bëhet akti i ekspertizës mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrëthit Gjyqësor Tiranë.
