Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina. Prej kohësh ai jetonte në Ankara të Turqisë në shtëpinë e vajzës së tij.
Trupi i tij i pajetë ka mbërritur sot në Shqipëri dhe është përcjellë në orën 14.00 për në banesën e fundit tek varrezat e Tiranës.
Kasem Trebeshina ka lindur në Berat me 8 gusht 1926.
I aktivizuar që në rini në Luftën Nacionalçlirimtare, pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe.
Trebeshina ndërpreu studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.
Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare.
Thuhet se ekziston një letër e tij e njohur si “Promemorja” drejtuar për Enver Hoxhës, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, ku Trebeshina denoncon hapur vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore.
Vërtetësia e Promemories është vënë në pikëpyetje.
Një pjesë e veprave të Trebeshinës kanë nisur të botohen në fillim të viteve ’90 në Prishtinë. Por pjesa më e madhe e veprës së tij është ende në dorëshkrim: 18 vëllime me poezi, 42 pjesë teatrore, 21 romane e vëllime me tregime etj.
Për kritikët, veprat e Trebeshinës qëndrojnë ndërmjet traditës kuteliane dhe surrealizmit, por atij vetë i pëlqen ta quajë realizëm simbolik.
Vendi i veprës së Trebeshinës ne letersine shqipe mbetet ende i papercaktuar perfundimisht.
“Stina e stinëve”, është vepra më përfaqësuese e atyre që janë botuar deri më sot e Kasëm Trebeshinës, e cila ka tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të studiuesve të letërsisë. Në këtë vëllim janë përfshirë tri novela: “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina” apo “Kapriçio shqiptare”.

Qofte i paharruar
i njohur per cfare…
shihi fytyren, tregon c’njeri ishte
A ishte ky ai qe Skenderbeun tone e quajti hajdut kuajsh.
Mistifikimi i jetës së Trebeshinës ka ndodhur duke treguar që ka ekzistuar një oponencë e drejtpërdrejtë e mendimit politik në diktaturën e Hoxhës. Një tekst bazë me të cilin përfaqësohet Trebeshina në tekstet e shkollave të mesme, në sistemin e ri demokratik, menjëherë pas viteve nëntëdhjetë, është letra-promemorie drejtuar Enver Hoxhës më 1953. Kreut të Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë, Kasëm Trebeshina i drejtohet si përgjegjës i diktatit mbi letërsinë dhe qytetarinë e saj; përgjegjës i humbjes së të drejtave të krijuesit duke imponuar realizmin socialist dhe përgjegjës i shkatërrimit shpirtëror të individit në izolim. Këtë dokument nuk e gjejnë në dosjen e hetuesisë dhe të gjyqësisë…”.
Vetë Trebeshina te “Dafinat e thara” (Libri i parë i kujtimeve, 1988) shkruan për veten: “…Kishte momente që dyshoja edhe në veten time! Ndofta isha një njeri i së kaluarës dhe jo i aftë për të lundruar me gëzim drejt ishujve fantastikë të komunizmit!”
Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në Institutin e Lartë të Arteve, shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina kur foli për qeverisjen tha: Qeverisjsa e vendit, është një amanet i lashtë: “Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai çdo invazion të huaj do ta quaj çlirim”- ka thënë 3500 vjet më parë mbreti Hemurabiu i Asirisë/Babilonisë së lashtë. Për lëvizjen studentore të Dhjetorit dhe Partinë Demokratike, ai tha ´´Lëvizja studentore është ende para nesh si një afresk i lartë mural dhe ne nga që jemi shumë afër tij nuk e shohim dot se sa i lartë është, do të duhen vite e kohë që të shohim e kuptojmë madhështinë e saj´´.
Dhe ja pas 20 vjetesh ajo shkoi huq përfundoi nën kthetrat e Sali Berishës që s’ndin për njeri sot dhe fjalen demokraci s’e njeh se nga bie me shtëpi. Ndërsa në një miting të PD-së të v. 1992 Kasëm Trebeshina, duke parë sjelljen prej Ponc-Pilati të Sali Berishës i tha: “Ti s’bën dot demokraci ty të ka vdekur foshnja në lindje” (në fakt ka pas dashur t’i thotë e ke vdekur foshnjën në lindje-se ai vetë e përdhosi fillimin dhe po shënon sot fundin e PD-së, por haraç të madh do paguajë shumë Shqipëria dhe populli shqiptar nga ky njeri primordial).
Por me sa duket ne mbetemi viktimë e përhershme e vetëvetes, si gjithmonë, durojmë kur duhet ngutur e ngutemi kur duhet duruar, bejmë zhurmë kur duhet ndenjur urtë dhe rrimë squt kur duhet thënë açik.
Solla këtu disa momente e nënvizime historike, as për të treguar erudicion as për të bërë retorikë, por për të kërkuar më shumë dinjitet, se me njerez dinjitozë bëhet pastaj kombi dhe shteti dinjitoz. E kam fjalen për ata që i thonë vetes intelektualë, me shumë mendime e pjesëmarrje në jetën publike dhe politike; përndryshe do të na sundojë përjetesisht mbretëria e bufave, prevalenca e mediokërve, që kjo Shqipëri e vogël sot me krye n’hi që është si “Vezë e Kolombit” të mos mbesë përjetësisht “Guri i Sizifit”…
Shkrimtari ‘shqiptar’ dhe botusi i tij komunist jugosllav ne foto sa here jane takuar kane komunikuar serbçe!… Tregojne ‘ftyrat’ e tyre se çfare jane.
Çka e çfare pritni prej m**ave te tille o shqiptare!… / Iliri