Ndërron jetë tifozi special i Brazilit

Dita

Brazili ka një tifoz më pak. Lajm i trishtueshëm për kombëtaren 5 herë kampione bote, pasi është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, Clovis Acosta Fernandes.

Fernandes ka ndjekur më shumë se 150 ndeshje të Brazilit duke vizituar 60 shtete të botës.

Tifozi u bë i famshëm gjatë kampionatit Botëror të mbajtur në Brazil, ka vdekur në Porto Alegre pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftojnë mediet braziliane.  Ai u shndërrua në një ikonë të përfaqësueses braziliane kur u fotografua duke qarë në humbjen 7 me 1 nga Gjermania duke mbajtur në dorë një kopje të Kupës së Botës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *