Po lahej në det, ndërron jetë turisti boshnjak në Durrës

Elena Tase

Ndonëse ka pak javë që ka nisur zyrtarisht sezoni turistik, shifrat e pushuesve të mbytur në det janë alarmante.

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnjë, i cili pasi është futur në det nuk është ndjerë mirë. Ai është nxjerrë nga pushuesi dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës.

Fatkeqësisht ndërhyrja e mjekëve nuk ka mund që të mbajë në jetë të moshuarit, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

e.t./dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *