Ndërron jetë vajza biologjike e Benito Musolinit, në moshën 99-vjeçare

J L

Elena Curti, vajza biologjike e Benito Musolinit, është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.

Mediat e huaja raportojnë se Curti humbi jetën në shtëpinë e saj në Acquapendente, në veri të Romës.

Ish-diktatori italian Benito Musolinit, nuk e njohu kurrë atë si vajzën e tij. Curti lindi më 19 tetor 1922 në Milano nga Angela Cucciati, një rrobaqepëse.

Elena e kuptoi se ishte vajza biologjike e Musolinit vetëm kur ishte 20 vjeç. Takimi i parë zyrtar mes Musolinit dhe vajzës së tij u zhvillua më 13 prill 1941 në Romë. Në vitet që pasuan, Elena takoi babanë e saj rreth tridhjetë herë.

“Isha 20 vjeç kur nëna më rrëfeu një mbrëmje pas darkës. E pyeta nëse Musolini ishte i informuar për këtë. Po, sigurisht, por ai preferon që ju të mos e dini tani për tani. Që nga ajo ditë kalova ditë të tëra duke pyetur veten para pasqyrës dhe mbaja fotot e Duçes në duar, babait tim. Unë kurrë nuk kam pretenduar se jam vajza e fshehtë e Duçes, edhe nëse nëna ime dhe vetë Benito Musolini dyshonin për këtë. Por unë nuk e kuptoj pse pas kaq shumë vitesh duhet të flas për atësinë”, tha Elena Curti në një deklaratë të saj.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *