Ndërsa Babani e Bardhi përplasen në distancë, Prokuroria do prova

Edona Llukacaj

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar sekretarit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi t’i vërë në dispozicion të gjithë dokumentacionin që disponon për shtetasin Marq Babaj ose Mark Babani.

Kjo kërkesë është konfirmuar nga vetë Bardhi për Report TV, i cili ka thënë se po përgatit dokumentacionin dhe përgjigjen për t’ia dërguar prokurorisë.

Mark Babani, kryebashkiaku i Vaut të Dejës akuzohet nga PD se preket nga ligji i dekriminalizimit pasi ka qenë i arrestuar jashtë vendit. Sipas deklaratave të PD, Babani është arrestuar në Itali për vjedhje makinash.

Kryebashkiaku Babani i ka mohuar publikisht këto akuza, duke thënë se ato janë sajuar nga PD për të prishur imazhin dhe ka shtuar se do të denoncojë Bardhin.

Po publikisht i është përgjigjur edhe Bardhi, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e ka pyetur Babanin se me cilin nga  “4-5-6-7 emrat që ai ka përdorur… duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës”.

Postimi i plotë i Bardhit:

Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • More, po u kthye Babalja se keta e bene babale ter jeten tani? Ajo prokuroria e gjykata, çfare bejne me babalen se e kane lene ne heshtje. Gazmendi me duket sikur eshte pjese e babales

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *