Analistë dhe vëzhgues të ndryshëm ndërkombëtarë dhe vendas, duke analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit në Shqipëri dhe pritshmëritë e qeverisë së re nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, janë shprehur thuajse në mënyrë unanime se, nëqoftëse Rama do të bëjë në gjithë vendin atë që bëri dikur si Kryetar i Bashkisë së Tiranës me prishjen e kioskave të shëmtuara, do të shënojë një nga rritjet më të mëdha të tij dhe duke kthyer rendin e gjerave në vend.
Dhe, ende pa marrë detyrën, Rama filloi ta tregojë veten. E nisi me Vlorën. Sot nis prishja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare dhe duket se është një nga aksionet më të mëdha në një nga zonat më tërheqëse turistike të vendit. Deklaratat e Ramës në nisje të këtij aksioni ishin mjaft të rrepta dhe nisur nga precedenti i Tiranës, besohet se ai do ta çojë atë deri në fund. Ky është një gjest mjaft domethënës, që tregon se së shpejti aksioni do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.
Natyrisht që aksioni do të jetë edhe i dhimbshëm, pasi do të shkojnë dëm miliona që individë të ndryshëm kanë investuar në vitet e anarshisë berishiste. Mirëpo në vetvete, ky aksion ka një sërë të mirash të mëdha:
E para, nëse flasim për një Shqipëri turistike, ky është një hap i domosdoshëm, madje i vonuar. Shumica e atyre ndërtimeve që pritet të prishen, janë ndërtuar me shpejtësi dhe për përfitime momentale, pa asnjë koncept arkitekturor dhe turistik. Një krahasim i shpejtë qoftë edhe me vendet fqinje të bind për domosdoshmërinë e këtij aksioni.
E dyta, i pritet rruga një herë e mirë një praktike të gabuar antiligjore që lulëzoi me shpejtësi në fillimin e viteve ’90 dhe që mori përmasa të frikshme në të gjithë vendin.
E treta, ndërgjësimi i qytetarëve se me këto prishje po hyjmë në normalitet. Për të treguar se jemi vend normal, shtet normal dhe qytetarë të denjë. Që Europa të mos mbetet pafundësisht një slogan i keqpërdorur nga politikanë të papërgjegjshëm.
Nisi me Vlorën…

Vk.mendova se do beja lek.por edi rama ste le te ndertosh pa leje 🙁 :(.dhe po e prishii une prap do e ndertoj kur te vij pd ne pushtet
PD ska per te ardhur me kurre ne pushtet. Tani ju do mesoheni te BEHENI NJEREZ
Gjasat jane se me z.Rama ne krye me ne fund: Shqiperia do te behet.Le te marrin fund njehere e mire ndertimet vend e pa vend te klienteve te Saliut.Me ne fund drejtesi.
Aty mbahu…prit gomar te mbije bar
o erdhi dita … per t’ia marre nje valleje labce, vendce.
Po s’munesh ti mor zoteri me ndertu atje siper, ta them une ty.
Ne burg, ne burg, ne burg qelbesiren!!
Nuk besoj se kjo eshte zgidhja. Personi qe ka ndertuar eshte himariot nga familja nesturi e Palases. Ai eshte ne token e babait te tij. Por kam mendimin se Edi Rama, duhet te tregoie kuides nne traitimin e kesaj ceshtie,,, Pse????
Personi qe nderton nne token e vete, duhet ta gezoje, bashkia ta pais me leje ndertimi. nne zonenn qe ai ka ndertuar, nnk eshte e nndaluar sipas plannit te zhhvillimit.
Nderkaq, ka e dhjetra personna nga Tiranna, si Alban Xhhillari apo Samir mane, apo githhe Llogora, Perivole, jale, qe po pushtonne hhapesira publike te mbroitur me polici private.
Dy standarte ne Himare, nuk shkonnnnnnnnnn o nderton nne tokenn tennde o konnsiderohhesh i pushtuar
E ke shkruajtur tek tema te njejten gje.
Nese ka leje te rregullt nuk do ti prishej, keshtu qe po shkruan kot.
edhe une token time e kam diku dhe meqe eshte toka ime te mbjell hashash sipas teje. po pse ore mjafton te jete toka jote e ben cte duash ? po ka ligje ka rregull e ka shtet po ske faj se ne kohen e saliut nuk diheshin keto gjera. ska gje se do mesohen njerezit avazh avash perfshire dhe ty.
nuk ka asnje te thote qe duhen prishur te gjitha objektet e ndertuara(me apo pa leje),problemet jane disa si p.sh. A keni pare qe nga Uji i Ftohte e deri ne Sarande ndertime qe te plotesojne kushtet per turizem(numerohen me gishta),a kane menduar ndertuesit per sistem kanalizimin e ujerave(apo ata ndertojne dhe fitojne kurse ne te tjeret duhet te paguajme taksa per ndertimin e ketyre sistemeve te domosdoshme dhe jetike per komunitetet,a mund te me sjelle nanjeri studimin per SIZMICITETIN,etj.,etj,si keto gjera qe mund te shikojme ne pjesen me te madhe te ndertimeve te bere ne gjithe zonat turistike te vendit(qofshin ato malore apo bregdetare).Une kam lindur dhe jam rritur sa ne Vlore dhe ne Radhime dhe me vjen keq se si eshte prishur bregu i detit(jam nje qe ka dhe toka ne bregdetin e Radhimes)aty ke dhe pallte(hotele) aty ka dhe gabina te shemtuara.
BRAVOOOOOOOOOO!
He mo tallnnii k ju ca i keni keto leje ndertimiii.ne kemi ndertu ne tok te te tjereve pa leje e jo me ne tok toon.amaa kjoo qenkaa RILINDJAA????!!!
fakti qe personi qe nderton eshte ne pronen e babait te tij, s’do te thote se atij duhet domosdoshmerisht t’i lejohet (jepet leje) ky ndertim. nese kjo eshte nje hapesire me vlera publike, kthimi i saj ne qebaptore, vetem sepse “baba ka qene cifligar” nuk eshte aspak i justifikueshem. eshte shteti ai i cili duhet te vendose per shfrytezimin e hapesirave qe mbartin vlera publike, shteti i cili vendos kritere nese duhet ndertuar ose jo, infrastrukturen e nevojshme, llojet e ndertimeve qe jane te pershtatshme per ruajtjen e vlerave dhe trashegimise kulturore te zones. mbi keto vlera mund te ndertohet nje strategji e mirefillte dhe afatgjate per zhvillimin e turizmit.
as “toke e xanun or tej”, por as “baba tim bente ligjin ne kohen e mbretit, prandaj…”
toke e xanun jane 400 mije ndertime pa leje ne tokat e tjtetrit, pa leje ne token tende, numerohen me kokra ne gjithe shqiperine. nuk eshte ky argumenti, por ai miku andej lart pyet cfar do te beje Rama me koncesionet e Berishes qe po ndertohen ne Dhermi…? njesoj sikunder ishte Lana.
Njerez, rrini urte ne rastet kur kerkohet te behet shteti.Jo po ara e babes apo e memes.Nuk mund te te shkoje ndermend ta thuash kete llogjike ” demokrati alla shqiptar” , ne nje vend perendimor.As qe mund te presish pa leje pemen ne oborrin tend, ne kopshtin tend, ne Kanada. Le te heqim dore nga trajtimi i shtetit sikurse Zeni i qafethyerit…
Ne se shifen dallime ahere kjo reforme per ta bere shtetin …shkerdhehet duke u kthyer ne shkerdhatoreforme.Por une kam besim se Edi Rama do ta beje shtetin.Le ta ndjekim!
Po e mbajti keshtu, bravo i qofte Edit!
Une jam demokrat, por kur dicka eshte e mire, eshte dhe s’ke c’i ben fare…
Go on Edi…
Kam frike se duhet te fillojme te mesohemi me ligjet, dhe respektimin e tyre, koha kur ligjet ishin vetem ne letra duhet te perendoje nje here e mire per shqiperine dhe shqiptaret. Ndaj zoterinj te nderuar te majte e te djathte, le te mesojme ligjet dhe ti respektojme ato ne te mire te vetes, njeri-tjetrit dhe komunitetit.