Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar 5 shtetas, që dyshohet se kanë lejuar ndërtime pa leje në Velipojë, mes tyre 2 punonjës policie .
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra, punonjësit e Policisë dhe ai i IMT-së, dyshohet se kanë lejuar që në zonën e Velipojës (e klasifikuar si “Zonë e mbrojtur”) të kryhen ndërtime pa leje në masë.
Nga veprimet hetimore të kryera, është dokumentuar me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme për funksionarët publik dhe dy shtetasit.
o.j/dita
