Ndërtime të paligjshme, Kavaja ka më shumë

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Zoti Rama! Jo vetëm në Tiranë ka ndërtime pa leje. Po të bëni një investigim në Kavajë do gjeni ndoshta më shumë se në Tiranë ndërtime të paligjshme pa leje apo me leje korruptive nga ish-bashkiakët e PD-së. Nuk gjen as edhe një cm hapësirë publike të pa zaptuar. Nuk gjen pallat pa ndërhyrë majtas-djathtas, para e mbrapa, duke i marrë qytetarëve oksigjenin e jetës. Nuk gjen shkollë, çerdhe, kopshte apo fusha sportive të pa zaptuara. Edhe shembjet e fundit që janë bërë për pedonalen, janë të selektuara, sepse ngjitur me lokalet e shembura, ngrihen si karakatina disa të tjera që ndoshta nuk do shemben edhe pse janë të shëmtuara dhe kanë zaptuar hapësira publike. Zoti Roshi duhet ta çojë deri në fund këtë aksion, deri në lirimin përfundimtar të gjithë pronave publike, që janë marrë me korrupsion nga pushtetarët më të papërgjegjshëm në botë. Kthejani qytetarëve që ju kanë besuar votën i dashur kryetar Rroshi! Faleminderit Dita!

 

Share This Article
1 Comment
  • EDHE NE BREGUN E LIQENIT NE pOGRADEC ESHTE E NJEJTA SITUATE.KONVENTAT NDERKOMBETARE QE KA NENESHKRUAR SHQIPERIA,NUK LEJOJNE ASNJE NDERTIM NE VIJEN E UJIT DHE NE RERE.GJITHNJE VEPRIME SELEKTIVE.me mire te mos preket asnje ndertim pa leje se keshtu e meritojme.ky popull eshte mesuar keshtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *